Prokuroria/ Vrasja e Musa Sukrës, kërkohet burgim përjetë për Fitim Allën

0
150

Sonila Mesareja

 Prokurorja Imeraj: Nuk provohet përfshirja në vrasje e Mulkurtit dhe Lleshit, të dënohen me nga 9 vite burg për “Armëmbajtje”

 

 Familjarët e të pandehurve reagojnë pas pretencës: Nuk janë fëmijët tanë autorët, policia ka fshehur provat

pretenca te akuzuarit per vrasjen e musa skura Burg përjetë rrezikon 19-vjeçari Fitim Alla, i riu që vrau një vit më parë komisarin MusaSkura. Kjo ka qenë kërkesa që prokurorja e çështjes, ElisabetaImeraj, i ka drejtuar Gjykatës gjatë leximit të konkluzioneve përfundimtare, ndërsa ka lehtësuar pozicionin e dy bashkëtëpandehurveVilsonMulkurti e Edison Lleshi, si të pa implikuar në këtë krim. Për dy të rinjtë u ngrit vetëm akuza e “Armëmbajtjes pa leje” për të cilën prokurorja kërkoi dënimin me nga 9 vite burg secili. Sipas akuzës, komisari Skura, së bashku me disa efektivë policie, kishin marrë informacion se në vendin e quajtur Përroi i Keçit,në fshatin Suç të Burrelit, po bëhej shitja e 12 arkave me municion dhe armëve luftarake. Sapo janë afruar në vendin e ngjarjes, uniformat blu, janë vënë në ndjekje të personave, që po tregtonin armatimin dhe ne ndjekje e sipër, 19-vjeçari Alla ka qëlluar drejt komisarit, duke e lënë atë të plagosur rëndë. Disa ditë më pas, komisar Skura gjeti vdekjen në një klinikë në Itali, ku ishte dërguar për mjekim. Gjykata e ka shtyrë seancën për pas dy javësh, për t’u lënë kohë avokatëve mbrojtës për përgatitjen e konkluzioneve përfundimtare. Menjëherë sa përfundoi gjyqi, kanë reaguar për mediat familjarët e të pandehurve, të cilët kanë akuzuar policinë për fshehje provash, ndërsa kanë deklaruar se nuk janë fëmijët e tyre autorët e vrasjes së komisarit Skura.

 

Akuza

Dhjetë muaj më parë, Prokuroria për Krime të Rënda solli për gjykim te Krimet e Rënda dosjen me tre të pandehur për ngjarjen ku mbeti i vrarë komisari MusaSkura. Të pandehur ishin Fitim Alla, i cili akuzuar për vrasjen e komisarit MusaSkuraj, ngjarje e ndodhur në janar të vitit të kaluar. Sipas Prokurorisë, Fitim Alla në bashkëpunim me dy persona të tjerë do të shisnin një sasi të konsiderueshme municionesh dhe për këtë arsye komisari MusaSkura, së bashku me punonjësit e policisë është vënë në ndjekje të tyre. Ai është përleshur me Fitim Allën, i cili ka qëlluar një herë me automatik në drejtim të komisarit duke e plagosur rëndë. I ndjeri Skura ndërroi jetë disa ditë më pas jashtë vendit ku ishte dërguar për mjekim të specializuar. Sipas përfaqësueses së akuzës, të pandehurit e pranojnë faktin se ndodheshin në vendin e ngjarjes, ku do të kryenin shitjen e një sasie të konsiderueshme municioni luftarak, të cilin e kishin siguruar në bashkëpunim me njëri-tjetrin. Lidhur me momentin e vrasjes së komisarit, prokurorja Imeraj u shpreh se ai është qëlluar një herë të vetme nga një distancë e afërt nga i pandehuri Alla, i cili ishte i vetmi që dispononte një armë zjarri tip automatik. “Të pandehurit Fitim Alla dhe VilsonMilkurti, pasi kanë kuptuar praninë e forcave të policisë kanë tentuar të largohen dhe në këtë moment efektivi i policisë MusaSkuraj pasi ka thirrur disa herë “Ndal Policia”, është vënë në ndjekje të tyre. Në ndjekje e sipër, pasi ka arritur të kapë të pandehurin Fitim Alla, ky i fundit duke qenë i pajisur me armën tip automatik ‘model 56’ ka realizuar qitje drejt efektivit të policisë”, – bëri me dije për Gjykatën prokurorja Imeraj. Sipas akuzës, i pandehuri Fitim Alla është përleshur me efektivin e policisë MusaSkuraj, duke gjuajtur dhe me armë luftarake në drejtim të tij. “I pandehuri Fitim Alla së bashku me të pandehurit VilsonMilkurtaj dhe Edison Lleshi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë masat për të gjetur, mbajtur, siguruar një sasi të konsiderueshme municioni me qëllimin për ta shitur atë”,- u shpreh prokurorja. Referuar municionit të sekuestruar në vendin e ngjarjes, sipas akt-ekspertimit rezulton se janë fishekë të rregullt teknikisht dhe të përshtatshëm për të realizuar qitje. Ky fakt është pranuar edhe nga të pandehurit, të cilët kanë deklaruar se kanë qenë të pranishëm në vendngjarje dhe janë ndjekur nga efektivët e policisë, të cilët kishin organizuar shërbime për arrestimin e të dyshuarve për shitjen e municioneve luftarake.

 

Të pandehur:

Fitim Alla, akuzuar për “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” dhe prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit, kërkohet “Burgim përjetë”

Edison Lleshi, akuzuar për “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, u kërkua 9 vite burg

VilsonMilkurti, akuzuar për “Prodhimdhe mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”, u kërkua 9 vite burg

 

Pretenca/ Vrau babain, burgim përjetë për Mirjan Çotën

 Një tjetër kërkesë ka ardhur dje nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për dënimin me burgim përjetë për veprën penale të vrasjes. Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar “Burgim të përjetshëm” për Mirjan Çotën, akuzuar se ka vrarë babain e tij, FeritÇota në janar të këtij viti në fshatin Togëztë Librazhdit.Sipas akuzës, 35-vjeçari ka vrarë babain e tij për motive banale,pas një grindje, duke e goditur disa herë me thikë në afërsi të zemrës.Ndonëse babai u dërgua me urgjencë në spitalin rajonal, ai ndërroi jetë gjatë rrugës si pasojë e plagëve të marra.Djali vrasës u arrestua pak minuta pas kryerjes së krimit.

 

Urdhri/ Lirimi i Pojanakut, ministri Naço urdhëron inspektim nëGjykatë

Një ditë pas lirimit nga paraburgimitë gjyqtarit DhimitërPojanaku, ministri i Drejtësisë,NasipNaço, ka urdhëruar inspektim në Gjykatën e Apelit të Korçës.Sipas ministrit, ndryshimi i masës së sigurisë nga “Arrest me burg” në “Arrest shtëpie” për gjyqtarin Pojanaku nga kjo gjykatë është i paligjshëm.Ministria pretendon se dosja e gjyqtarit Pojanaku, është transferuar nga prokuroria e Korçës në atë të Krimeve te Rënda, pasi ky institucion, është kompetent për hetimin e gjyqtarit. Sipas ministrisë, Gjykata e Apelit në Korçë nuk mund të ndryshojë masën, ndërkohë që dosja ndodhet tek Krimet e Rënda. Në këto kushte, mësohet se ministri ka urdhëruar kontrollin e gjyqtarit qëmori vendimin e ndryshimit së masës se arrestit për gjyqtarin Pojanaku. Gjyqtari i Pogradecit DhimitërPojanaku akuzohet për “Korrupsion pasiv”, pasi u arrestua në momentin, që po i merrte një qytetari, një shumë prej 500 eurosh.

 

Vendimi/ Gjykata vendos pro ekstradimit të “Ben Qimes”

 Gjykata e Tiranës vendos pro ekstradimit në Itali të Arben Isufajt, i njohur si “Ben Qimja”, të akuzuar për trafik ndërkombëtar droge, kur tashmë ka kaluar një muaj nga momenti kur Policia e Shtetit e arrestoi për llogari të drejtësisë Italiane. Biznesmeni fierak është dënuar me 30 vjet burg.Ky vendim u mor nga gjykatësja FatimeDeçolli e cila në disa seanca ka dëgjuar pretendimet e organit të akuzës që kërkon ekstradimin e Isufajt dhe ato të mbrojtjes e cila kërkonte lirimin e biznesmenit.Disa herë rresht mbrojtja e Isufaj është përballur me gjykatat shqiptare, ku nuk ka munguar edhe ndryshimi i masës së sigurisë sa në Apel dhe në Shkallën e Parë.

Korçë/ Akuzat për mitmarrje, kërkohen 6 vite burg për dy mjekët Nunka e Uzuni

Dy mjekë të akuzuar për mitmarrje në Korçë rrezikojnë dënimin me 6 vite burg dhe pezullim nga detyra për një periudhë 6-mujore. Prokuroria e Korçës dha dje pretencën ndaj kirurgut NikollaNunka dhe reanimatoritIsmailUzuni, duke kërkuar jo vetëm dënimin me burg por edhe pezullimin e tyre për një afat kohor 6 muaj nga puna, pasi edhe pse janë në bankën e të akuzuarve mjekët vazhdojnë normalisht punën. Dy mjekët u arrestuan në flagrancë në tetor të vitit të kaluar, pas denoncimit që shtetasi Guri Cakollari bëri në Prokurori, duke deklaruar se mjekët i kishin kërkuar 200 mijë lekë për të realizuar operacionin ndaj bashkëshortes së tij. Ata janë hetuar dhe po gjykohen në gjendje të lirë. Gjatë seancave gjyqësore, të dy mjekët nuk i kanë pranuar akuzat e ngritura nga Prokuroria sipas tyre e gjithë skema ishte e stimuluar. Sipas Prokurorisë, paratë e ndërhyrjes kirurgjikale i ka kërkuar mjeku kirurg, NikollaNunka, nëpërmjet telefonit tek bashkëshorti i pacientes së shtruar në spital, i cili më pas ka njoftuar policinë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency