Horror në Mirditë/ Burri vret gruan me thikë, var veten në pemë

0
172

Anxhela Tato

Vrasja/ Ther me thikë gruan dhe vetëflijohet, trupat transportohen me kamion

 Motivi i krimit, xhelozia; Mark Biba planifikoi udhëtimin në vendlindje për të vrarë bashkëshorten

 Ekspertiza, autori goditi me thikë në fyt Gjystelina Bibën, u vetëvra pak sekonda më pas në një pemë

 vrasja rreshenNjë letër faljeje është ajo çka ka mbetur nga krimi monstruoz i ndodhur në fshatin Domgjon të Mirditës, ku një burrë ka vrarë gruan dhe më pas është vetëflijuar. Udhëtimi në drejtim të vendlindjes, me sa duket, ka qenë i planifikuar me detaje nga ana e Mark Bibës, i cili në momentin e mbërritjes në banesën e vjetër, pas një konflikti, ka masakruar me thikë gruan e tij 47-vjeçare Gjystelina Biba. I penduar për çka ka bërë, ka vendosur të shkruajë një letër mëshire për fëmijët, ku u kërkonte falje për veprimet e tij, duke i sqaruar shkakun e krimit. Pasi ka vendosur trupin e gruas në stan, vetë 50-vjeçari është vetëvarur me litar në një pemë në afërsi të banesës. Krimi ka tronditur dhe tmerruar banorët e zonës, të cilët i janë drejtuar banesës mëngjesin e djeshëm pas ulërimave që kishin dëgjuar gjatë natës. Aty kanë gjetur trupin e pajetë të gruas së mbuluar në gjak, ndërsa në pemë valëvitej kufoma e 50-vjeçarit Mark Biba. Të terrorizuar banorët kanë njoftuar forcat e policisë, të cilët kanë mbërritur në vendngjarje, duke nisur nga mbledhja e provave dhe marrja e dëshmive. Sipas të dhënave të bluve, krimi ka qenë i planifikuar nga 50-vjeçari, i cili ka vendosur që të kthehet në vendlindje, ku do të vriste gruan, për shkak të dyshimeve për tradhti. Paraditen e së mërkurës, Mark Biba ka marrë me motor gruan e tij dhe kanë udhëtuar nga Durrësi në drejtim të Mirditës. Me të mbërritur në banesën në fshatin Domgjon, të dy kanë nisur të konfliktohen, por situata ka degraduar në konfrontim fizik. Në një moment 50-vjeçari ka marrë thikën e bukës dhe ka qëlluar në fyt gruan e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes së bashkëshortes autori ka zgjedhur që t’i japë fund jetës, por ka lënë një letër për dy fëmijët e tij, duke u kërkuar ndjesë dhe falje. Trupat e pajetë janë transportuar nga një kamion, për shkak të terrenit të dëmtuar dhe mungesës së rrugëve të shtruara. Pavarësisht nga skena e rëndë e dy kufomave në një kamionçinë, nuk ka pasur zgjidhje tjetër nga ana e policisë. Terreni i thyer dhe rruga e shkatërruar e bëjnë të pamundur lëvizjen e automjeteve normale në atë zonë.

 

Ekspertiza mjekoligjore

 Mark Biba ka ekzekutuar fillimisht gruan e tij me një mjet të mprehtë, thikë buke. Ai i ka shkaktuar të çara dhe një plagë të thellë të fyt, çka ka sjellë hemorragji dhe mos depërtimin e oksigjenit në trup. Gjystelina Biba ka humbur jetën brenda pak minutash, pasi bashkëshorti e ka qëlluar. Ndërsa 50-vjeçari ka varur veten në një pemë dhe nga shtrëngimi i litarit në fyt ka shenja hematomash dhe nxirjeje. Bllokimi i arterieve dhe shtrëngimi i laringut ka shkaktuar mbytjen dhe vdekjen e Mark Bibës. Këto janë të dhënat e ekspertizës mjeko-ligjore dhe grupit të hetimit, disa orë pasi është konstatuar vdekja e mistershme e dy bashkëshortëve nga Mirdita, gjetur pa jetë në banesën e tyre.

 

Hetimet

 Dyshimet e policisë e lidhin këtë krim me xhelozinë. Sipas hetimeve të deritanishme, Mark Biba akuzonte bashkëshorten e tij për tradhti dhe ishte shndërruar në një person posesiv dhe agresiv. Nga burimet e policisë 50-vjeçari kishte planifikuar dhe organizuar me detaje vrasjen dhe kjo konstatohet nga lëvizjet që ka ndërmarrë, udhëtimi në Mirditë, vrasja dhe vetëvrasja. Ndërkohë që banorët e zonës ka qenë të tronditur duke rrëfyer për policinë se në dark kanë dëgjuar britma dhe në mëngjes kanë vajtur për të parë se çfarë kishte ndodhur. Të mbytur në gjak kanë gjetur 47-vjeçaren Gjystelina, ndërsa pak metra më tutje varej trupi i 50-vjeçarit. Mësohet se familja e Mark Bibës prej vitesh jetonte në zonën e sektorit Rinia në qytetin e Durrësit. Banorët e kësaj zone të tronditur nga kjo ndodhi rrëfejnë se çifti ka dy fëmije dhe njiheshin si njerëz të qetë e pa probleme. Ata tregojnë se vajza e çiftit punon në një rrobaqepësi dhe janë shokuar kur kanë marrë vesh lajmin. Fqinjët rrëfejnë se çifti ishte nisur të mërkurën për në Domgjon dhe të gjithë në zonë i njohin si familje e qetë dhe pa probleme.

 

 I bllokohet automjeti/ Dy policë rrugorë denoncojnë drejtorin e Antikorrupsionit: Na fyu dhe kërcënoi

Efektivët e policisë kanë bllokuar para dy ditësh makinën e drejtorit të Antikorrupsionit, i cili ka kundër reaguar duke i ofenduar dhe kërcënuar. Burime zyrtare të Policisë Rrugore bëjnë të ditur se Ergys Hoxha ka kërcënuar, fyer dhe shantazhuar dy efektivët rrugorë, me inicialet V. B. dhe E. J. Ngjarja mësohet të ketë ndodhur mbrëmjen e datës 6 maj, rreth orës 22:10, kur dy efektivët e policisë kanë konstatuar mjetin tip “Audi A5” me ngjyrë të bardhë, të parkuar gabim në zonën pranë urës së Bërrylit. Gjatë verifikimit të targës së mjetit me sallën operative të komisariatit rrugor ka rezultuar që targa AA 375 DB, të cilën e mbante mjeti tip “Audi”, rezultonte se në sistem i korrespondonte një mjeti tjetër, tip “Fiat Punto” ngjyrë gri, me pronar një shtetas nga Laçi. Pra, sipas policisë, mjeti në pronësi të drejtorit të Antikorrupsionit në Kryeministri qarkullonte me targa false, në shkelje të nenit 99 pika 12 e Kodit Rrugor. Në këto momente ka nisur dhe debati mes efektivëve rrugorë dhe Ergys Hoxhës. Ky i fundit i ka sharë, fyer dhe i ka kërcënuar se do t’i hiqte nga puna. Madje, sipas burimeve policore, njërit prej efektivëve Hoxha i ka përplasur në fytyrë kartonin e tij të identifikimit me logon “Kryeministria”. Debati është i filmuar dhe regjistruar i plotë nga sistemi i kamerave, i instaluar disa ditë më parë në mjetet e Policisë Rrugore, një risi kjo e Ministrisë së Brendshme. Në këto momente efektivët kanë kërkuar nga salla ndihmën e grupit të gatshëm, i cili është kthyer në mes të rrugës, pasi në vendngjarje ka mbërritur drejtori i Përgjithshëm i Policisë Rrugore, Ervin Hoxha. Mjeti “Audi A5”, ngjyrë e bardhë me targat e një “Fiati Punto”, aktualisht ndodhet i bllokuar në ambientet e brendshme të komisariatit të Policisë Rrugore. Ndërsa për të zbardhur ngjarjen, është ngritur një grup inspektues pune, nga ana e Drejtorisë së Qarkut Tiranë. Për t’u interesuar dhe mësuar më shumë rreth ngjarjes, për rreth dy orë në ambientet e Komisariatit Rrugor ka qenë dje edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Ardian Çipa.

 

Tiranë/ Grabiste supermarketet, pranga 18-vjeçarit

 Një 18-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për një sërë vjedhjesh në supermarkete, ndërsa është identifikuar bashkëpunëtori i tij. I arrestuari Hermes Arapi, banues në Laprakë, dhe Marsel Saliu, 19 vjeç, janë dënuar edhe më parë për vjedhje, përkatësisht nga 4 dhe 3 herë. Ndërkaq, u arrestua në flagrancë edhe 40-vjeçari Gëzim Halili, pronar i një supermarketi, i cili merrte dhe shiste produktet dhe sendet e vjedhura nga dy të rinjtë në supermarketet e tjera. Halili akuzohet për veprën penale të “Përvetësimit të mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga neni 278/b i Kodit Penal. Gjatë kontrollit të policisë janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sërë sendesh, të cilat ishin vjedhur në dyqanin e ndodhur në rrugën “Myslym Shyri”, me datën 6.5.2014, ora 21:00. Sipas policisë së Tiranës, këta shtetas rezultojnë të jenë autorë të vjedhjeve të dyqaneve më datë 3.3.2014, më datën 18.3.2014, më datë 24.3.2014, më datë 27.3.2014, nr unik TRK 2140440. Materialet procedurale në ngarkim të këtyre shtetasve iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal”.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency