Standard.al

Njësimi i diplomave/ Lista me 129 studentët që u janë njohur studimet

 Aplikanti ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim te ministrja e Arsimit dhe Sportit. Ankuesit i kthehet përgjigje brenda 30 ditësh nga data e paraqitjes së ankesës

ministria-arsimitMinistria e Arsimit ka publikuar emrat e 129 studentëve që u janë njohur studimet që kanë kryer jashtë Shqipërisë. Njohjen e diplomës së fituar në një institucion të huaj të arsimit të lartë studentët mund ta përdorin kur paraqiten për t’u regjistruar në një program studimi në një institucion të arsimit të lartë (IAL) në Shqipëri, kur aplikojnë për një vend pune apo thjesht për t’u qartësuar në lidhje me mundësitë për shkollim apo punësim përmes krahasimit me nivelet e sistemit shqiptar të arsimit të lartë. Procedura e njohjes zgjat 45 ditë nga momenti kur dosja konsiderohet e plotë. Procedura mund te zgjatet përtej këtij afati në rastet, kur ka vonesa në kthimin e përgjigjeve nga institucione të tjera që lidhen me verifikimet e dokumentacionit të paraqitur nga aplikuesi. Aplikanti ka të drejtë të bëjë ankim me shkrim te Ministri i Arsimit dhe Sportit. Ankuesit i kthehet përgjigje brenda 30 ditësh nga data e paraqitjes së ankesës. Aplikanti mund të bëjë ankesë edhe në rast vonese të paarsyetuar. Në rastet kur vonesa ka ardhur jashtë përcaktimeve të Udhëzimit dhe si rezultat i mosveprimit të autoritetit shqyrtues, merren masat në përputhje me Kodin e Procedurave Administrative.

 Listën e plotë do ta gjeni në faqet e e gazetës Standard të ditës së sotme

Comments are closed.