Standard.al

Nishani-NATO-s: Qeveria ka ndërmarrë 3 projektligje shqetësuese

For the story BC-EU—Albania-President Presidenti i Republikës, Bujar Nishani shpreh shqetësim për 3 projektligje të qeverisë që sipas tij, kanë ndërhyrë në kompetencat e kreut të shtetit. Në një takim me ambasadorët e vendeve anëtare të NATO-s, rezidentë në Tiranë, kreu i shtetit shprehu disa shqetësime për atë që e cilëson si mungesë të transparencës së procesit, mungesën e konsultimeve paraprake me aktorët dhe faktorët e përfshirë, koherencën kushtetuese dhe me ligjet në fuqi, respektimin e parimit të kontrollit dhe balancës së pushteteve dhe ruajtjen nga politizimi për vendimmarrje strategjike, që kanë të bëjnë me tre projekt–ligje të përgatitura kohët e fundit, dhe konkretisht me projekt-ligjin “Për Pushtetet dhe Autoritetet e Drejtimit dhe Komandimit Strategjik të Forcave të Armatosura”, projekt-ligjin “Për Gradat dhe Karrierën Ushtarake të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”, si dhe projekt-ligjin “Për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes”.

 

Zyra e shtypit e presidencës bën të ditur se “Presidenti Nishani shprehu gjithashtu mendimin edhe për Projekt-Strukturën e Forcave të Armatosura”, duke vënë në dukje mangësi kritike për sa i përket procesit, edhe nga ana ligjore, i informoi Ambasadorët e pranishëm se në respekt të balancës së pushteteve të përcaktuara nga Kushtetuta, ia ka përcjellë këto mangësi ligjore të projekt-strukturës Kuvendit të Shqipërisë si autoriteti më i lartë për vendimmarrje ligjore.” Ndërkaq, për këtë çështje reagoi edhe Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e cila konsideron se komentet e bëra nga presidenti Nishani në njoftimin e tij për shtyp, pas takimit me ambasadorët e vendeve të NATO-s, lidhur me tre projekt/ligje, janë absolutisht pa lidhje. Sipas Kodhelit, “Presidenti i ka lexuar gabim pr/ligjet e inicuara nga Ministria e Mbrojtjes me mbështetjen e plotë teknike të partnerëve ndërkombëtare.”

 

 

Comments are closed.