Bashkia e Tiranës, premio për kampionët e peshëngritjes

0
113

qerimajKryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha, priti në një takim kampionët e Evropës në peshëngritje, Erkand Qerimaj, Daniel Kodelli, Romela Begaj, Ervis Tabaku, trajnerët e tyre dhe presidentin e Federatës së Peshëngritjes, Elez Gjozi. Në këtë takim, z. Basha i ka uruar për rezultatet e larta të arritura në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes që u zhvillua në Tel-Aviv, ku Erkand Qerimaj u shpall kampion Evrope, ndërsa Daniel Godelli nënkampion. “Bashkia e Tiranës, – tha zoti Basha, – do ta vazhdojë traditën e saj të shpërblimit për kampionët e sport-klub “Tiranës”.  Kryebashkiaku Basha bëri të ditur se do t’i propozojë Këshillit Bashkiak në mbledhjen më të afërt premio si për peshëngritësit ashtu dhe për të rinjtë dhe të rejat e volejbollit të sport-klub “Tiranës”. Duke shpresuar në zhbllokimin e buxhetit të Bashkisë, z. Basha ka garantuar sportistët se menjëherë me pas do të lëvrohen premiot e tyre. Sportistët dhe trajnerët e kombëtares së peshëngritjes kanë vlerësuar angazhimin dhe përkushtimin e z. Basha për t’i shpërblyer për rezultatet e tyre gjatë drejtimit të Bashkisë së Tiranës si dhe i kanë shprehur mirënjohjen për restaurimin e palestrës ku stërvitet ekipi kombëtar, në një kohë rekord, e cila u ka mundësuar kushte optimale stërvitje.

 

Basketboll femra/ Flamurtari shpallet kampion

Nuk ka pengesë që ndal Flamurtarin në supremacinë absolute në basketbollin e femrave. Skuadra e drejtuar nga trajneri Viron Toska fitoi titullin e 18-të në historinë e klubit, të 9 për të në këto 10 vitet e fundit duke dominuar dhe finalen e tretë të play-off-it të titullit ndaj Apolonisë që u mposht me rezultatin 67-59. Një histori e jashtëzakonshme suksesi që shkroi një tjetër faqe të saj me vajzat vlonjate që ngritën lart trofeun e titullit kampion në pallatin e sportit Flamurtari, duke marrë në këtë mënyrë frytet e një sezoni të jashtëzakonshëm për to gjatë të cilit ishin të pamposhtura si në kampionat ashtu edhe në Kupë ku nuk e njohën humbjen përballë asnjë kundërshtari. Vajzat vlonjate e nisën me një marsh më tepër sfidën duke i treguar menjëherë Apolonisë së kush komandonte në ndeshjen “match point” të titullit. 10-minutëshi i fundit dhe ai më përcaktues i sfidës nisi me një gjuajtej të saktë të Elektra Zykaj, ndërsa një kosh i Migena Plasës e zgjati në 9 pikë avantazhin e vendaseve. Falë lojës së shkëlqyer të Elektra Zykaj që ashtu si në sfidën e dytë finale të luajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi” në Tiranë ishte pikëshënuesja më e mirë e ndeshjes me 19 pikë të realizuara vajzat vlonjate nuk e vunë asnjëherë në diskutim fitoren duke e mbyllur sfidën e tretë finale me rezultatin 67-59 në favor të tyre. Një sukses super i merituar ky për Flamurtarin që siguroi titullin e 9-të në 10 vitet e fundit ndërsa vajzave fierake për të shmangur disfatën e tretë radhazi nuk i mjaftuan as 16 pikët e Anxhela Demirit që shënoi plotë 4 herë nga vija për tre, por gjithsesi për Apoloninë mbetet merita që po arrin t’i dhurojë rivalitet këtij Flamurtari vërtet të përpambajtshëm.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency