Aktori në monodramë/ Mehdi Malkaj: Dramatike kur të të tregojnë gjithë kohën bukën e gojës…!

0
159

poster-Mehdi-Malkaj...1-150x150Një dramë shqipe këtë fundjavë ngjitet në skenë si monodramë, me aktorin Mehdi Malkaj. “Marr guximin” e vendos aktorin në një personazh anonim, aksidentalisht ngjitet në skenë dhe befas, për herë të parë, gjendet përballë publikut. Për ta shfrytëzuar këtë mundësi si fjalën të lirë, të thotë të gjitha çfarë e kanë munduar, të nxjerrë mllefet, të çojë zërin sikur kjo t’i ketë munguar prej kohësh. E konsideruar si parabolë dramatike, vetë Malkaj ka shprehur si i rri ky “kostum”, duke gjetur veten në pjesë të tij, e përfaqësues bashkë me skenaristin të një brezi me barra e mundime të mëdha.

 

Si rri kjo vepër tek ju?

Është një vepër e bukur, emocionuese, me të vërteta të mëdha dhe ju siguroj se do ta gjejnë veten tek vepra, unë e kam gjetur se ku bëj pjesë tek vepra. Kështu do gjeni të gjithë veten në këtë pjesë. Kjo vepër ka qarkulluar si hije nëpër qiell, si re, gri por nuk ka shkarkuar shi. Shpresojmë që kjo vepër do të krijojë ndjesinë e një shiu ku do të lagen të gjithë ata që do të hyjnë këtu dhe do thahen në diell duke menduar pse u lagën! Është një vepër që fillon si pa dashje dhe ka një ngarkesë emocionale të fortë. Më rri mirë kjo vepër, si kostum. Një vepër tmerrësisht e bukur, e tmerrshme. Unë kam marrë përsipër vënien në skenë, por jo regjinë e veprës. Regjia është fjalë e madhe, unë nuk hyj tek këta dhe nuk marr përsipër të bëj një çudi. Regjisorët janë tjetër gjë. Kam marrë përsipër të sjell në skenë ngarkesën emocionale të autorit, bashkë me timen, për publikun. Besoj se do të ketë goditje tek publiku.

 

Në çfarë aspekti, në ç’profil thoni se e keni gjetur veten në këtë pjesë?

 

Si qenie psikofizike, politike, familjar, shoqëror, punëtor, si njeri me mëditje, që na tregojnë gjithë kohën bukën e gojës… ej, ej, ej… është shumë tragjik vendi. Unë gjej shumë mirë veten. Teatri është ky: që kur të shikojnë këtë pjesë njerëzit do të dalin me një mendim, të trazuar nuk do t’i ndajnë pse qeshin dhe qajnë. Nga kjo shfaqje që fillon si një gjë normale, nga një aksident i vogël, thotë ca gjëra që të ngjeth mishtë! Nëse thuhej se qentë le të lehin dhe i zoti shkon përpara, tani sheh shumë përpara, përpara qentë dhe prapa janë lehjet e mia. Nuk mund të rri pa thënë se Vangjo është autor i mençur pasi loz me disa gjëra që ne i hasim në përditshmëri, që vijnë në funksion të vepër.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency