Në katedralen Shën Luçia, përshpirtja për Amik Kasoruhon

0
108

meshaFamiljarë, miq, shkrimtarë, politikanë dhe qytetarë të shumtë i dhanë lamtumirën e fundit shkrimtarit dhe përkthyesit Amik Kasoruho. Fillimisht për të, në katedralen Shën Luçia në qytetin e Durrësit është mbajtur mesha e përshpirtjes, nga Dom Gjergj Meta.

Në ceremoninë e lamtumirës ishte i pranishëm edhe ish-kryeministri Sali Berisha, i cili e vlerësoi Kasoruhon si një pasardhës të denjë të një familjeje intelektuale që u përndoq nga diktatura. Pas meshës së mbajtur në katedralen Shën Luçia, kortezhi me trupin e pajetë është drejtuar drejt varrezave të vjetra të qytetit të Durrësit, duke përmbyllur në këtë mënyrë dhe një nga amanetet e tij të fundit. Amik Kasoruho u nda nga jeta dy ditë më parë në moshën 82-vjeçare nga një sëmundje e rëndë në mushkëri. Kasoruho është dekoruar nga Presidenti i Republikës me titullin “Nderi i Kombit”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency