Hersi këndon “mbi re”, jo më keq se herë të tjera  

0
142

hersiMe një fustan mondan, transparent këngëtarja shqiptare Hersi Matumuja ka ngjitur mbrëmë e gjashta në skenën e Eurosong, një festavial i zbehur dhe larguar nga kërshëritë evropiane. Megjithatë Danimarka është përpjekur t’i japë ngjyra, e të krijojë mizanskenën e qiellit, gjithëpërfshirjes nën këmbët e këngëtarëve nga 37 shtete. Gjysëmfinalja e djeshme ka përcjellë jo pak komente prej tyre, secili duke prezantuar flamurin në një klip të shkurtër. Tatuazhi i shqiponjës, ka qenë mënyra se si ndërtojmë ne simbolikën e flamurit çfarë ka prezantuar Matmuja identitetit aty për aty.

Duhet thënë se mbrëmë ka pasur paraqitjen më të mirë të saj nga gjitha interpretimet e deritanishme, por gjithsesi mbetet një këngë që si duket nuk do japë shumë shanse.

“Zemërimi i një nate”, me muzikë të Genti Lakos, me vargje të Jorgjo Papingjit, që përfaqëson Shqipërinë në Festivalin e Këngës Europaine ka qenë një nga këngët më të kritikuara, qoftë për vijën kaotike të melodisë, konfuzitetin në klip, por dhe zërin e pambërritur të Matmujës.

Kjo s’ka ndalur askënd, që eksperimenti i radhës i RTSH-së, që në fakt po e bëjnë prej vitesh shumë shtete me këtë event, të përfaqësojë muzikën e lehtë shqiptare pa asnjë risi e për pasojë duke mbetur gjithmonë në pritje të ngjitjes së shkallëve në pikë, por kurrë vende të privilegjuar. Në Eurosong janë 37 vende pjesëmarrëse në garën tradicionale prej gati 60 vjetësh, në mesin e të cilëve edhe Shqipëria.

Festivali 59 Europian i Këngës (Grand Prix Eurovision u hap mbrëmë deri më 10 maj në kryeqytetin danez, Kopenhagë. Sipas traditës, fituesi i Festivalit të kaluar, artistët danezë Lise Cabble, Julia Fabrin Jakobsen dhe Thomas Stengaard që zunë vendin e parë me këngën e tyre „Only Teardrops“ në Malmo të Suedisë më 18 maj 2013, bën të mundur edhe zhvillimin e këtij aktiviteti kaq të madh në Danimarkë. Danezët kanë pasur fatin që këtë Festival ta organizojnë edhe dy herë të tjera në të kaluarën: 1964, 2001. Motoja zyrtare e kësaj ngjarje të madhe artistike është:JoinUs! Logoja është blu me diamantë që shkëlqejnë. Festivali prezantohet nga danezët : Lise Rönne, muzikanti Nikolaj Koppel dhe aktori Pilou Asbek. Për herë të parë në historinë e festivalit, treshja e prezantuesve përbëhet nga dy meshkuj dhe një femër.

Pas disa shtyrjesh të shpeshta, më 9 janar 2014 ishin 36 vende që premtuan pjesëmarrjen e tyre në këtë Festival. Meqë për Slloveninë ka një rregull të veçantë, më 17 janar përfundimisht u përcaktuan 37 vendet garuese të këtij aktiviteti kulturor europian. Bien në sy tek pjesëmarrësit, Portugalia dhe Polonia që vijnë këtë rradhë në skenë pas një ndërprerje prej një apo dy vjetësh. Ndërsa Bosnje-Hercegovina, Bullgaria, Kroacia, Serbia dhe Qiproja e anulluan pjesëmarrjen e tyre për shkaqe financiare.

Ndërsa Shqipëria merr pjesë rregullisht në Festivalin Evropian të Këngës prej vitit 2004 në Stamboll të Turqisë. Shqipëria atëherë u prezantua me këngëtaren Anjeza Shahini dhe këngën “Imazhi Yt” që u prezantua në anglisht “Image Of You” ku zuri vendin e 4-të në gjysmëmfinale dhe vendin e 7-të në finale me 106 pikë. Ky pozicion është i vetmi deri tani pas gjithë këtyre viteve përfaqsimi të Shqipërisë në këtë aktivitet. Këtë vit është këngëtarja Hersiana Matmuja që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision Song Contest 2014. Kënga e interpretuar prej saj, “Zemërimi i një nate”, me vargje të Jorgo Papingjit dhe muzikë e orkestrim të Genti Lakos, u përzgjodh si më e mirë mes 16 krijimeve të reja që u prezantuan në tre netët e edicionit të 52-të të Festivalit në Radio Televizionin Publik Shqiptar.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency