Debate tek Integrimi/ Në Korrik rihapen konkurset për administratën, opozita: Mbi 7 mijë punonjës të shkarkuar

0
129

Florenc Drizari

 

Harito: Rreth muajit korrik mund të hapen konkurse të reja sipas ligjit të ri

breguRaportimi i ministres së Shtetit për Inovacionin në Komisioni për Integrimin Europian, Milena Harito, lidhur me lëvizjet në administratën publike, riktheu debatet pozitë-opozitë për shkarimet nga puna. Deputetët e opozitës deklaruan se janë shkarkuar mbi 7 mijë persona nga puna, ndërkohë që këto shifra u mohuan nga ministrja Harito. Kryetarja e Komisionit, Majlinda Bregu, deputetet e opozitës, Albana Vokshi, Jorida Tabaku dhe Mesila Doda, i drejtuan disa pyetje ministres Harito mbi largimet nga puna në administratë. Harito sqaroi se aktualisht nuk mund të bëhen asnjë lëvizje në administratë për shkak të ligjit të ri që ka hyrë në fuqi, duke shtuar se emërimet e reja do të fillojnë në muajin korrik të 2014-ës.

“Rreth muajit korrik mund të hapen konkurse të reja sipas ligjit të ri. Konkurset do të jenë në grup. Shpresojmë që statusi do të merret në qershor me ndihmën e opozitës. Synimi ynë është hapja e negociatave. Negociatat janë një proces shumë teknik, shumë kompleks, duhet trajnuar administrata”, nënvizoi Ministrja Harito.

Kryetarja e Komisionit, Majlinda Bregu kërkoi të dhëna nga ministrja Harito se sa  gra kryefamiljare janë larguar nga puna, sa janë me kontrata të përkohshme, sa janë në listë-pritje. “Ka lista ku shtetasja … ka qenë më kimioterapi dhe është pushuar nga puna. Kur … është larguar nga puna teksa ishte me leje lindjeje. Kemi një listë të gjatë përpara… Informacionet që kemi janë 7 mijë qytetarë që janë larguar nga administrata. Janë flakur në rrugë mes tyre shumë gra që nuk janë kinge që nuk shkojnë në panair. Se është e turpshme ajo që zoti ministër i tha asaj zonje grua duke përdorur atë fjalor”,-deklaroi Bregu.

Ministrja Harito u përgjigj se numri i kontratave të përkohshme deri në datën 26 shkurt është 68-të, pas kësaj date me shtrirjen e efekteve të ligjit nuk ka më kontrata të përkohshme, çdo kontratë e përkohshme është në kundërshtim me ligjin.

Lidhur me këtë çështje, nënkryetari i komisionit Taulant Balla, tha se qeveria e kaluar kishte 2800 punonjës me kontrata të përkohshme, pra 2.5 %,  ndërsa ne e gjetëm 2-fish, 4.8 %. “ Sot me hyrjen në fuqi të ligjit dhe akteve nën ligjore nuk ka më kontratë të përkohshme”, tha z. Balla. Deputeti i PS-së vlerësoi faktin se qeveria aktuale ka 6 gra ministre në detyrë, krahasuar me qeverinë e mëparshme dhe se ky është një hap i mirë drejt një barazisë gjinore.

Debatet për shkarkimet në administratën publike mes pozitës dhe opozitës kanë filluar që me ndërmarrjen e aktit normativ të qeverisë për shtyrjen e efekteve të ligjit për nëpunësin civil më 30 shtator të vitit të kaluar. Pas këtij vendimi nga mazhoranca opozita e ngriti çështjen deri në Gjykatën Kushtetuese. Me anë të një vendimi kushtetuesja rrëzoi aktin e qeverisë dhe vendimin e ndërmarrë në Kuvend, duke i hapur rrugë miratimit të akteve nënligjore të ligjit të 30 majit të 2013-ës.

 

 

Zbardhje debatesh në Komisionin e Integrimit

Bregu: Një informacion ka mbërritur sot në 3 ministri dhe pjesa tjetër nga ju, numri i administratës publike 3 700 janë në portalin e PD. Cilat janë shifrat tuaja për largimin nga puna, sa janë gra, kontratat e përkohshme dhe cështje të tjera që do dalin gjatë diskutimit tuaj? Te bejme te gjithe pyetjet dhe te leme zonjen Ministre tu pergjigjet me pas me radhe te gjithave.
Albana Vokshi: Dhe unë dua të di një shifër sepse gjithmonë e kam bërë këtë pyetje dhe nuk kam marrë përgjigje.
Mesila Doda: Bashkohem dhe unë me kryetaren e komisionit të Integrimit. Ka një ligj të informimit dhe çdo deputet duhet që kur kërkon informacion duhet të jepet përgjigje.
Dade: Të bëj dhe unë një pyetje. Me cilët janë zëvëndësuar nëse vendet nuk janë suprimuar, meqë bëhet zhurmë rreth kësaj, me militantë të PS? A janë respektuar proceset gjyqësore se pavarësisht se kë votojnë, PD apo PS. Këto dua të di nga ana ime
Bregu: Ka lista ku shtetasja … ka qenë më kimioterapi dhe është pushuar nga puna. Kur … është larguar nga puna teksa ishte me leje lindjeje. Kemi një listë të gjatë përpara… Informacionet që kemi janë 7 mijë qytetarë që janë larguar nga administrata.
Balla: Mëso njëherë sesi funksionojnë komisionet parlamentare, nuk di të drejtosh
Bregu: Ul zërin se nuk më intimidon…
Balla: Po të them, të dëgjojmë ministren, keni nisur keni 3 orë nuk pushoni. Ne nuk bëjmë lëndën e rëndësishme logjikë
Bregu: Ul zëri se nuk më shqetëson me këto që thua… Bëj propozimin për shkarkim po deshe
Balla: Po si nuk mësove njëherë si drejtohet një komision parlamentar. Bëhet prezantimi dhe fillohet me pyetje, por as kryetari nuk e ka të drejtën të bëjë konkluzione. Ti del në konkluzione. Asnjë prej nesh nuk mund të bëjë konkluzione, jam i vjetër në këtë komision. Bëj një pyetje, prit të përgjigjen.
Harito: Kam ardhur në komision dhe jo para Partisë Demokratike. Nuk kam asnjë listë të dhënë nga ju, me listat që kam kërkuar të më sillnit për të larguarit nga puna. Jam e kënaqur të konstatoj se shteti shqiptar ka punonjës të trajnuar, ashtu siç i keni trajnuar dhe ju.

 

Kryeministri turk Erdogan, vizoton Shqipërinë më 14 maj

Kryeministri i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri më datën 14 maj. Mësohet se vizita zyrtare Erdogan është njëditore dhe vjen pas ftesës që Kryeministri shqiptar, Edi Rama, i ka bërë homologut të tij turk.

Gjatë vizitës së tij në Tiranë kryeministri turk Erdogan, përveç takimeve me kreun e qeverisë shqiptare, Edi Rama, do të pritet nga Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, do të zhvillojë një takim me Kreun e Kuvendit, Ilir Meta, si dhe do të mbajë një fjalim të posaçëm në Parlamentin e Shqipërisë.

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan dhe Kryeministri shqiptar, Edi Rama do të drejtojnë edhe takimin e Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi, që do të zhvillohet po më datën 14 maj. Marrëdhëniet me Turqinë kanë marrë një shtysë të fuqishme pas ardhjes në pushtet të mazhorancës së majtë së kryesuar nga Edi Rama, i cili i ka cilësuar si “strategjike” relacionet me Ankaranë. Vizita e Erdogan në Shqipëri vjen pa kohë pasi ai fitoi zgjedhjet lokale, ndërkohë që Kryeministri Edi Rama, e ka vizituar dy herë Turqinë, njëherë para zgjedhjeve të 23 qershorit dhe një herë më pas, ku është pritur jo vetëm nga homologu i tij Erdogan, por nga një ekip i zgjeruar të qeverisë turke. Në këto takime është konstituuar dhe “Këshilli i Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë Shqipëri-Turqi”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency