Mashtrimi/ I mori 2900 euro në këmbim të vizës, pranga 44-vjeçares

0
108

pranga-2_5_238 Një 44-vjeçare ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për vjedhje me anë të mashtrimit. Në tetor të 2013-ës, Fahrije Kolaj, lindur në Koplik, Shkodër, dhe banuese në Tiranë, i ka marrë 2900 euro një shtetaseje, duke i premtuar nxjerrjen e një vize. Më 1 tetor 2013, shtetasja L. A., 35 vjeçe, lindur në Peshkopi dhe banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim në polici ndaj Fahrije Kolajt, pasi sipas saj 44-vjeçarja i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 2900 euro pranë nënstacionit elektrik. Forcat e seksionit kundër krimit ekonomik e financiar, kanë bërë të mundur arrestimin e 44-vjeçares paraditen e djeshme, ndërsa materialet i kaluar Prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal. Mbi 44-vjeçaren Fahrije Kolaj rëndon akuza e “Vjedhjes me anë të mashtrimit”, sipas nenit 143 të Kodit Penal.

 

Tiranë/ I dënuar për trafik droge, pranga të kërkuarit Gjergji Qose

Arrestohet një i kërkuar për prodhim dhe shitje lëndësh narkotike. Policia e Tiranës ka bërë të mundur kapjen e Gjergji Qoses, 43 vjeç, tek pallatet “1 Maji” në kryeqytet. Ky shtetas ishte në kërkim, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka dërguar urdhrin e datës 4.5.2012, për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës Apelit Tiranë, e cila e ka dënuar me 7 vjet e 8 muaj burg. Personi në fjalë ka kryer 7 muaj e 20 ditë dhe i mbeten akoma për të vuajtur dhe 7 vite e 10 ditë burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikeve”.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency