Standard.al

Pronarët/ Kompesimi i pronave, afati kur do të mbyllet i gjithë procesi

Duke ditur që një sërë pronarësh tashmë kanë marrë 57% të vlerës së përgjithshme të kompesimit, kjo kategori do të shpërblehet me fondet e 2-3 viteve të ardhshëm.

pronat kompesimi Procesi i kompesimit për ish-pronarët nuk do të zgjasë më shumë se 6 vjet. Agjensia e Kthimit dhe Kompesimit të Pronave ka përgatitur një draft për ish-pronarët, i cili pritet ti japë zgjidhje pjesës më të madhe të dosjeve. Në këtë mënyrë, ata që tashmë i kanë plotësuar dosjet do dëmshpërblehen brënda 4 viteve të ardhshëm. Duke ditur që një sërë pronarësh tashmë kanë marrë 57% të vlerës së përgjithshme të kompesimit, kjo kategori do të shpërblehet me fondet e 2-3 viteve të ardhshëm. Në këtë mënyra AKKP pritet ti japë zgjidhje një ndër problemeve kryesore në Shqipëri, kompesimin e ish-pronarëve. Burime pranë kësaj agjensie shprehen për gazetën se, tashmë të gjitha dosjet kanë kaluar në rishqyrtim, inspektim i cili pritet të sjellë ndarjen më të shpejtë të fondit për vitin 2014. Edhe për vitin tjetër afatet do të vendosen me vendimin e Këshillit të Ministrave. Me anë të vendimit të Këshillit të Ministrave përcaktohen afatet kohore të aplikimit apo të depozitimit të kërkesave si dhe kriteret apo rregullat bazë, që duhet të plotësohen nga subjektet e interesuar për të përfituar nga ky proces. Me hyrjen në fuqi të këtij akti nënligjor, nga AKKP fillohen procedurat e pranimit të kërkesave për kompensim. Zakonisht afatet kohore të aplikimit apo të depozitimit të kërkesave zgjasin rreth një muaj. Me kriteret apo rregullat bazë, që duhet të plotësohen nga subjektet e interesuar për të përfituar nga ky process, mund të merrni informacionin e nevojshëm në zyrat e AKKP.

 

Paraqitja e kërkesave

Ata ish-pronarë të cilët nuk i kanë plotësuar dosjet mund të paraqiten pranë zyrave të AKKP-s, për të kthimin apo kompesimin e pronës. “Pranë Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave Tiranë, çdo ditë nga ora 9:00-12:00, kryhet pritja me Subjektet pranë Sektorit të Marrdhënieve me Publikun.  Çdo shtetas, i cili është trashëgimtar ligjor i një subjekti të shpronësuar, mund të depozitojë kërkesë me shkrim pranë kësaj zyre, në lidhje me problematikën e procesit të njohje/kthim/kompensimit të pronës. Sektori i Marrdhënieve me Publikun , në pranimin e kërkesave të subjekteve të shpronësuara duhet të pranojë për shqyrtim vetëm ato kërkesa të cilat plotësojnë kushte ligjore për legjitimitetin e subjektit të shpronësuar (trashëgimtarë ligjor të tij). Konkretisht: Kartën e identitetit të kërkuesit, ftokopje të prokurës së posaçme (të përgjithshme) të noterizuar dhe kopje të dëshmisë së trashëgimisë të noterizuar ku të provohet se kërkuesi është trashëgimtar ligjor i subjektit. Pranimi i kërkesave të subjekteve të shpronësuar nënkupton verifikimin e plotësimit të një dosje apo pretendimi për njohjen/kthimin/kompensimin e një prone të caktuar me të gjithë dokumentacionin formal ligjor dhe hartografik që kërkohet nga aktet nënligjore të dala në zbatim të ligjit “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”- thuhet në një njoftim të AKKP-s. Vetëm pasi një dosje/kërkesë, vlerësohet paraprakisht e plotë nga ana formale, ajo futet në trajtim të mirëfilltë në sektorët e shqyrtimit përkatës në AKKP

 

 Dokumenti/ Sëmundjet në punë dhe barrëlindjet, si ndryshojnë kriteret me skemën e re të pensioneve

Sipas përcaktimeve në dispozitat e ligjit aktual të Sigurimeve Shoqërore, periudha e përfitimit të të ardhurave për barrëlindje dhe për semundje njihet si periudhe sigurimi për përllogaritjen e pensionit. Në këto raste kontributet zbriten nga të ardhurat e degës së barrelindjes dhe kalojnë në degën e pensioneve. Aktualisht norma e kontributit ndaj pagës për degën e barrëlindjes është 1.3% ndërsa për sëmundje 0,8%. Gjithashtu, të ardhurat e grumbulluara mbi bazën e këtyre normave të kontributit kanë mbuluar përfitimet e paguara nga këto degë si edhe kontributet e transferuara.

Megjithatë ekzistojnë disa arsye për të ndërhyrë në parametrat e llogaritjes së këtyre përfitimeve:

– Në kuadrin e reformës së sistemit të përfitimeve dhe të përmirësimeve të parimit kontributiv parashikohet një rritje e ndjeshme e numrit të kontribuesve e për këtë shkak pritet edhe një rritje e numrit të grave të siguruara për efekt të përfitimit të barrëlindjeve apo edhe të sëmundjeve

– Efektet e rritjes së vëllimit të përfitimeve evidentohen edhe aktualisht. Në vitin 2020 përfitimet në këto degë parashikohet të rriten me 30% çka do të kerkojë financime më të

larta që do të kërkojnë domosdoshmërisht rritjen e normës së kontributit ose mbulimin me subvecione, gjë që nuk mund të jetë e zakonte kur behët fjalë për përfitime afatshkurtra

– Si të gjitha përfitimet e tjera që akordohen nga sistemi i Sigurimeve Shoqërore, edhe këto përfitime nuk taksohen. Rrjedhimisht, e gjithë periudha e përfitimit llogaritur me 80% të pagës së vitit të fundit kalendarik, evidenton të ardhura individuale më të larta se në rastet kur përfituesi është në marrëdhënie pune. Ne rastin e marrëdhënieve të punës, përfitimet në para, pas zbritjes së tatimit mbi të ardhurat dhe kontributit të sigurimit shoqëror e shëndetsor reflektojne një shumë të ardhurash që është 75-78% e të ardhurave bruto

– Gjithë sa u përshkrua më sipër bie ndesh me parimin e sigurimit shoqëror i cili përcakton një shkallë të caktuar të zëvendësimit të të ardhurave të humbura për shkak të sëmundjes apo barrëlindjes

– Edhe gjatë zbatimit të këtyre dispozitave në ndërmarrje apo institucione janë evidentuar tendenca për përfitime jo shumë të argumentuara nga ana shëndetësore dhe ka pasur mjaft ankesa kur këto dispozita janë adoptuar edhe për zbatimin e kodit të punës lidhur me pagesën e raportave të semundjeve për 14 ditët e para.

 

Zgjidhja

Për zgjidhjen e problemeve të mësipërme nevojitet që për efekt të përllogaritjes së të ardhurave për barrëlindje dhe sëmundje, paga mesatare e vitit të fundit kalendarik të zëvendësohet me pagën mesatare neto të 12 muajve të fundit kalendarik. Kjo do të bënte që të ardhurat për barrëlindje dhe sëmundje për personat e siguruar të zëvendësojne të ardhurat neto të tyre në masë 80 dhe 70% respektivisht, ndërkohë që për gratë e vetpunësuara e ardhura për barrëlindje të mos jetë më e vogël se 65% të pagës minimale neto. Në këto kushte përllogaritet të ketë mesatarisht një ulje të shpenzimeve me rreth 18-20 % ose rreth 500 milione leke në vit.

Reduktimi i këtyre përfitimeve dë të shmangë nevojen për rritjen e normës së kontributit ndërkohë që do të zbatojë një zëvendësim më të drejtë të të ardhurave të munguara.

Grupet e prekura nga këto ndryshime janë individët e siguruar si të punësuar që kanë të ardhura më të larta se paga minimale, pasi për të vetëpunësuarit përfitimet për barrëlindje nuk mund të jenë më të vogla se 65% e pagës minimale neto. Megjithatë vlen të theksohet se ndërsa të vetëpunësuarit i paguajne kontributet për këto degë nga të ardhurat e tyre, kontributet e personave të punësuar ndahen midis tij dhe punëdhënësit në raportin 1:2 dhe një rritje e normës së kontributit do të sillte rrjedhimisht rritjen e kostos së punës.

 

Comments are closed.