Partizani dështon ndaj Kastrioti, Vllaznia barazim dramatik me Besën  

0

Skuadra e kuqe është mundur nga korçarët duke i thënë këshut lamtumirë zonës që e çon në europë.

Loading...

Shkodranët kanë barazuar me Besën duke e lënë të hapur akoma luftën për mbijetesë.

partizani skenderbeu Sfida të rëndësishme të javës së 33-të ishin dhe Skënderbeu-Partizani, dhe Besa-Vllaznia. Të kuqtë ju duhej fitorja për të qëndruar në luftë për zonën evropiane. Ndërsa nga krahu tjetër Skënderbeu u shpall javën e kaluar kampion kështu që ishte më e lehtë. Ekipi Sampaios u mund 2-1 në kryeqytet nga Skënderbeu, duke pësuar dy gola në fund, në liqenin e “Qemal Stafës”, ku nuk u ambientua dot as një pogradecar si Memelli që shpërdoroi një 11-metërsh. Skuadra e Sampaios megjithatë në pjesën e parë bëri shumë pak për të arritur te goli, aq sa rastet ishin me pikatore për të dyja skuadrat. Ndërkohë që nuk mungoi dhe tensioni në një rast, kur Ribaj goditi në thembër Maliqin. Në fraksionin e dytë, loja u bë më e hapur me të dyja formacionet që panë më shumë drejt sulmit. Në minutën e 54-tërt, Partizani kishte shansin më të mirë për të kaluar përpara. Memelli u pengua në zonë nga Shehi dhe kryesori akordoi 11-metërsh. Nga pika e bardhë, pogradecari goditi jashtë duke humbur mundësinë e artë për të kuqtë. Katër minuta më pas ishte Skënderbeu që iu afrua golit pas një harkimi të Arapit, ndërsa në të 65-n kërkoi portën dhe Dimo. Në minutën e 71-të, Sacer në mënyrë të pabesueshme shpërdoroi një tjetër rast nga vetëm pak metra pasi goditje e tij përfundoi shumë larg portës. Bicaj për pak sa nuk kaloi përpara kampionët me goditjen e tij që përfundoi mbi traversë, por gjithsesi mbrojtësi kishte kryer faull në kërcim. Shtylla shpëtoi Partizanin dhe në të 82-të, kur harkimi i Ademir u stampua mbi të. Gjithsesi shtylla nuk mund të shpëtonte më Partizanin në minutën e 87-të, kur Blendi Shkëmbi ndëshkoi të kuqtë. Gjithsesi për të rikthyer baraspeshën mendoi Mazrekaj, që realizoi golin e dytë sezonal në minutën e 90-të, pasojë dhe e një përgjumje të plotë të korçarëve në prapavijë. Gjithsesi, pasditja u bë sërish gri për ekipin e Sampaios, me Pejic që në kërkim të këpucës së goleadorit, realizoi për herë të 19-të në këtë kampionat duke realizuar golin e fitores për korçarët. Një gol që dëshpëron më shumë ekipin  Sampaios që deklaroi pas ndeshjes se do të kërkoi dorëheqjen të presidenti. Portugezi e morri të gjithë fajin mbi vete duke u shprehur se do të paraqitet te drejtuesit kryeqytetas për të kërkuar shkarkimin.  Ndërsa në krahun tjetër qëndronin përballe në luftën për mbijetesë Besa Vllaznia. Një sfidë që u mbyll në barazim duke i dhënë më shumë shpresë Vllaznisë dhe dëshpërim kavajasve që rrezikojnë më shume të bien nga kategoria.  Besa dhe Vllaznia luanin një finale të vërtetë në Kavajë, ku sidomos vendasit kishin nevojë vetëm për një rezultat fitoren për të pasur shanse reale për mbijetesën ndërsa Vllaznisë i mjaftonte dhe një pikë. Vendasit të shtyrë dhe nga publiku u përpoqën të ishin që në fillim agresiv dhe në minutën e 8-të nga një goditje këndi e Fejzullahut u përpoqën të ndryshonin shifrat. Besa u përpoq të mos i lejonte terren miqve dhe madje u tregua shumë agresive në vijën e parë, por ishte e pafat në gjetjen e golit. Në pjesën e dytë, fati duket se nuk i buzëqeshi sërish verdhezinjve, teksa në të 51-tën, Muriqi humbi një mundësi të përkryer. 10 minuta më pas, Muriqi kishte sërish shansin ideal për Besën por nuk arriti të konkretizonte, ndërsa në të 66-tën ishte Vujadinovic që bëri mrekullinë përballë Fejzullahun. Vllaznia mbeti me 10 vetë në fushë, por Besa sërish nuk arriti të shfrytëzojë superioritetin numerik dhe Sefa shpërdoroi një tjetër mundësi në të 83-n. Një barazim shumë i vlefshëm për shkodranët që tashmë u duhet që të marrin vetëm një pikë në ndeshjen tjetër për të qënë të suksesshëm në mbijetesën e tyre në superiore.

 

Loading...