Gjadri si provë dhe dështim 

0
144

Nga Nebil Çika

nebil cika 2 Akuzat e opozitës  për përfshirjen e ushtrisë shqiptare në trafikun e drogës ka tronditur rëndë opinionin publik dhe me thënë të drejtën me fillimin e tyre u duken te pabesueshme por dal nga dalë vete përgjigjet dhe veprimet e qeverisë shqiptare i bënë plotësisht të besueshme akuzat, te cilat janë te pranuara publikisht me bllokimin ditët e fundit me barriera betoni të pistës së aeroportit ushtarak të Gjadrit ne Lezhë. Besoj se, ky veprim i ushtrisë i jep fund çdo dileme për avionët e ulur ne Gjadër, prova më e madhe e opozitës  për akuzat e saje e mohuar në mënyrë të vazhdueshme nga ushtria dhe qeveria  Rama. Tani askush, as mw militanti i qeverisë, mund të ngrejë serish dilemën ,“kishte apo nuk kishte avion droge ne Gjadër”, pasi  në se një fenomen i tillë nuk do të kishte ndodhur ushtria s’kishte pse të vendoste barriera betoni për të penguar uljet. Besoj qw, me këtë veprim qeveria tërthorazi ka pranuar akuzat e opozitës dhe ka marrë përsipër përgjegjësinë duke me gisht në gojë të gjithë ata që për interesa,  idealizëm politik apo mungesë informacion informacioni u munduan ta mbronin publikisht qeverinë nga akuzat e opozitës. Por, problemi nuk duket se është te trafiku i drogës tashmë i pranuar publikisht, por tek paaftësi e shtetit shqiptar për të ndaluar një veprimtari kriminale si trafiku i drogës apo edhe me keq, përfshirja e institucionit mw tw rëndësishëm të sigurisë kombëtare ushtrisë ne ketë  aktivitet. Skandali i “avionëve të drogës” ka venë në dyshim më shumë se çdo rast tjetër funksionimin e shtetit shqiptar brenda funksionin apo detyrës kushtetuese të tij. Shqipëri është vend anëtar i NATO-s dhe si i tillë siguria jonë kombëtare, deri para këtij skandali, konsiderohej e garantuar, por me sa duket nuk ka rezultuar twrwsisht ashtu. Kur ushtria shqiptare qeveria betohej se, nuk kishte pasur avionë droge në bazat ushtarake shqiptare unë qe besoj tek anësimi ne NATO-s, të paktën, një standard moral i ushtrisë, ish ai prirë të besoja ushtrinë dhe jo opozitën por kur argumentet e qeverisë dhe ushtrisë që nga njoftimi i SHIK e deri tek barrierat e betonit në Gjadër ranë një nga një nuk ka asnjë arsye të besoj se anëtarësimi në NATO, gjithçka qw na duhet për sigurinë.

Te kuptohemi nuk mund të fajësojmë Aleancën për këtë skandal, por edhe ne edhe ajo duhet te kuptojmë se Shqipëri a shteti dhe institucionet e sajë nuk janë ato qe duken ose me mirë ato që servirin publikisht politika dhe propaganda. Vendosja e barrierave të betonit në Gjadër nga ushtria për të penguar uljen e avionëve te drogës duhet të na shqetësojë tw gjithëve më shumë se sa vetë trafiku i drogës dhe përfshirja ushtrisë në të. Siç tash një ushtri anëtare e NATO-s si kjo e jona supozohet tw jetw e aftë tw mbrojw kufijtë hapësirën ajrore, e sidomos bazat e saj te paktën në kohë paqeje. Kur ushtria jonë po vendos barriera betoni në një bazë të rëndësishme të sajë siç është Gjadri do te thotë se, ajo nuk është e aftë t’i mbroje ato me mjete ushtarake.  Mendoni kur kjo ndodh me avion civile të drogës, ç’mund të ndodhe nwse nw aeroportet tona ushtarake ne Gjadër, Rinas apo Kuçove do të tentojnë të ulen avionë ushtarak armiq?!

Sipas kësaj logjike i bie që Shqipëria në rast të një konflikti ushtarak të jetë e pushtuar dhe ushtri me duar përpjetë te paktën sa tw vijnë partneret e NATO-s.

Këtë kuptoj unë nëse e marr te mirëqenë paaftësinë e ushtrisë shqiptare për të mbrojtur me mjete ushtarake bazat e saj. Por ka edhe një version apo një shpjegim tjetër te situatës.

Mundet që masat e marra te synojnë bllokimin vetëm të Gjadrit ndërkohë në zonat e tjera ku flitet se, janë ulur avionë droge  ky aktivitet te vazhdojë. Unë nuk besoj se qeveria ka ndërmend tw vendosw barriera betoni edhe në vendet e tjera te përfolura për avionë të drogës  si në Lushnjë apo Gjirokastër kryesisht në autostrada. Me këtë logjike i bie që për të ndaluar trafikun e drogës dhe trafiqe të tjera Shqipëria të aplikoje sistemin e kufirit te diktaturës e tw rrethojw me tela me gjemba gjithë vendit. Mund të tentojnë ta bëjnë edhe këtë?! Ndoshta e kane nw mendje por nuk besoj se, do te jete zgjidhje e aq me tepër e suksesshme ne kushtet e demokracisë pavarësisht nivelit të aplikimit e funksionimit të saj. Por të kthehemi edhe një herë tek thelbi çfarë e pengon ushtrinë të ruaj hapësirën ajrore dhe bazat e saj me mjete ushtarake por përdor barriera betoni. Me sa dimë hapësira ajrore e vendit është lehtësisht e kontrollueshme  dhe anëtarësimi ne NATO e ka forcuar e sofistikuar edhe më shumë këtë kontroll. Si mundet që avionët e drogës të mbrrijnw deri ne pistat e bazave ushtarake pa  marre leje përkatëse fluturimi, dhe mbi te gjitha pa u diktuar nga radarët dhe pajisjet e tjera  teknologjike?! Nuk jam specialist, por tani shume e dinë që hapësira dhe trafiku ajror janë të kontrolluar me imtësi gjë që e bën të pabesueshëm çdo pretendim se, këtij kontrolli mund t’i shpëtojë ndonjë avion dhe destinacioni i tij. Atëherë çfarë po ndodh që ushtria ka përfunduar në mjetin me primitiv tw pengimit të uljes së avionëve ne pisat, blloqet e betonit ?!

Sigurisht që duhet të këtë një përgjigje zyrtare për këtë. Qeveria dhe ushtria duhet tw shpjegojnë arsyet e mbërritjes deri në këtë derexhe, pasi ky veprim, përveç pranimit tw akuzave të opozitës, përbën ne rastin me të mirë edhe një akt dështimi e dorëzimi të qeverisë  dhe ushtrisë, parabola e krimit tw organizuar e trafikut të drogës. Nuk besoj se mund të ketë më keq se kaq për qeverinë, ushtrinë dhe sigurinë tonë kombëtare. Një pyetje kam edhe për përfaqësuesit e aleatëve të NATO-s nw Tiranë e Bruksel, qw ashtu si unë nuk beson ne akuzat e opozitës për trafikun e drogës ne bazat ushtarake dhe para se qeveri ta merre përsipër përgjegjësinë me barrierat e betonit në bazën e Gjadrit nxituan ta mbronin atë: Pas “betonimit” të Gjadrit mendojnë ende se, opozita bën goditje të ulëta e ja fut kot për avionët e drogës në bazat e ushtrisë?!

 

 Ne nuk qeshim më

Stefan Fule gjatë intervistës në selinë e Radios Evropa e Lirë në Pragë.

 

Komisionari për zgjerim i Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, ka thënë se BE-ja ka kontribuar në konfliktin aktual në Ukrainë, duke mos arritur t’i kuptojë deklaratat e kaluara të presidentit rus, Vladimir Putin, në lidhje me trashëgiminë e ish-Bashkimit Sovjetik.

“Ne nuk e kemi marrë seriozisht mesazhin që presidenti Vladimir Putin ka dërguar te ne disa vite më parë, kur ka thënë se shpërbërja e Bashkimit Sovjetik ka qenë katastrofa më e madhe e shekullit 20. Gjysma prej nesh kanë qeshur, gjysma nuk e kanë kuptuar se për çfarë ka folur. Në samitin NATO-Rusi në Bukuresht, në vitin 2008, unë kam qenë i pranishëm kur presidenti Putin ka thënë se Ukraina është një shtet artificial. Përsëri, gjysma prej nesh kanë qeshur, gjysma nuk kanë kuptuar. Tani e kuptojmë dhe tani nuk qeshim më”, ka thënë Fuele në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Pak muaj më parë, Rusia ka aneksuar Gadishullin e Krimesë nga Ukraina dhe vazhdon të mbështesë një lëvizje të armatosur separatiste në lindje të Ukrainës. Konflikti tashmë ka marrë dhjetëra jetë njerëzish.

Rusia po ashtu ka qenë e lidhur me dhunën vdekjeprurëse në protestat e Euromaidanit në Kiev, të cilat kanë shpërthyer pasi presidenti i atëhershëm i Ukrainës, Viktor Yanukovych, ka braktisur një marrëveshje të rëndësishme me Bashkimin Evropian, nën presionin e dukshëm të Moskës.

Fuele ka thënë se Brukseli nuk ka arritur ta bindë Rusinë që t’i shohë marrëdhëniet me Evropën si lojë me rezultat fitues dhe jo zero.

Ai po ashtu ka shprehur shqetësim për mospërfilljen që ka treguar Moska ndaj konventave ndërkombëtare, përfshirë Memorandumin e Budapestit të vitit 1994, i cili garanton integritetin territorial të Ukrainës, dhe Marrëveshjen e Gjenevës, të arritur muajin e kaluar, me qëllim të parandalimit të dhunës së mëtejshme në Ukrainë.

“Zhvillimi më shqetësues në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore është se marrëveshjet ligjore ndërkombëtare, parimet si ato të Helsinkit të vitit 1975, nuk kanë më rëndësi të mjaftueshme. Fuqia e të fuqishmit është ajo që ka rëndësi tani. Më herët kemi pasur një botë dypolare dhe Perden e Hekurt. Tani kemi një botë shumëpolare. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka prezantuar një botë zeropolare, ku rregulli i vetëm është se nuk ka rregulla. Kjo është e tmerrshme”, ka thënë Fuele.

Fuele, mandati pesëvjeçar i të cilit përfundon në muajin tetor, ka thënë se ende shpreson se Bashkimi Evropian mund ta bindë Rusinë që të angazhohet për një zgjidhje paqësore të krizës.

Ai, po ashtu, ka thënë se 28 shtetet anëtare të BE-së duhet të lënë mënjanë dallimet e tyre të brendshme, të gjejnë një qëllim të përbashkët dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive me Rusinë. Një numër i shteteve evropiane, përfshirë Gjermaninë, shtetet mesdhetare, Hungarinë dhe Finalndën, thuhet se i kanë tejet të rëndëishme lidhjet e tyre ekonomike me Rusinë.

“Nëse ne nuk jemi të qartë, të vendosur dhe të bashkuar kundër luftës ruse, ndikimet në vendet tona do të jenë të qarta. A është në interes të Putinit që të ketë një Bashkim të fuqishëm Evropian, që shprehet me një zë? Jo, nuk është”, ka thënë Fuele në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency