Analiza e zgjedhjeve në PD/ Reagon Shehu e Kadilli: Demokratët i kanë shembujt

0
131

Florenc Drizari

 

Tritan Shehu: Qëllimi i analizës nuk është të goditen njerëzit, por të arrihen në konkluzione

Fatbardh Kadilli: Berisha dha shembullin më të mirë, duke u dorëhequr e marrë përgjegjësit

kadiliPasi të mbyllet procesi i verifikimit të bazës së anëtarësisë për kryeqytetin, në Partinë Demokratike pritet të fillojë edhe procesi i analizës së humbjes së zgjedhjeve të shkuara parlamentare. Sipas dy ish-funksionarëve të lartë të së djathtës, Tritan Shehu dhe Fatbardh Kadilli, të cilët kanë mbajtur postet e deputetit në mandatin e kaluar, në procesin e analizës së zgjedhjeve duhet të ecet në shembujt që kanë dhënë krerët e PD-së.  Procesi i analizës në Partinë Demokratike, sipas tyre, nuk duhet të ngrihet mbi bazën e një koncepti të vjetër për të gozhduar individë konkret. Gjatë qëndrimeve publike të mbajtura një ditë më parë në media, ata thonë se ish-kryeministri Sali Berisha, me dorëheqjen e tij ka vendosur një standart etik në të djathtën shqiptare, që duhet të ndiqet dhe nga drejtuesit e tjerë.

“Qëllimi i analizës nuk është të goditen njerëzit, nuk është absolutisht, përkundrazi është të arrihen në konkluzione. Por padyshim gjithësekush ka edhe përgjegjësit e veta. Më duket se këtë shembull, qartësisht e dha vetë kryetari i partisë z. Berisha, i cili mori mbi veten e tij të gjitha përgjegjësit për humbjen, dha dorëheqjen nga të gjitha funksionet në PD dhe tregoji pikërishtë këtë gjë, ai që drejton një sektor dhe kur ai sektor nuk shkon mirë, padyshim është i detyruar që ai të marri përgjegjësit e veta.”, u shpreh deputeti Shehu. Aktualisht Z. Shehu pas publikimit të udhëzimit të kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, lidhur me procesin e zgjedhjeve në Tiranë, është në listën e koordinatorëve të kryeqytetit. Ndërkaq, edhe koordinatori i grupeve të punës në rrethe, për qytetin e Lushnjës, Fatbardh Kadilli, ka theksuar një ditë më parë se shembujt e analizës në PD nuk mungojnë, duke iu referuar ish-kryetarit të PD-së, Sali Berisha i cili dha dorëheqjen pak javë pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit.

“Ai dha shembullin më të mirë, duke u dorëhequr dhe duke marrë përgjegjësit. Por nuk është përgjegjës vetëm një njeri, qoftë ky edhe kryetari i partisë. Nëpërmjet një udhëzimi paracaktohet në njëfarë mënyre, kriteri që ata që janë humbës, duke konsumuar një mandat ose kush ka konsumuar edhe dy, është një formë e të përcjellit të këtij standarti etik, në një farë mënyre është edhe një pjesë e analizës.”,-tha deputeti Kadilli.

Edhe deputetë të tjerë në Partinë Demokratike kanë deklaruar se udhëzimi i shpërndarë për zgjedhjet në strukturat më të larta drejtuese të PD-së, parashikon afrimin e njerëzve të rinj dhe në tërësi rregullon të gjithë procesin. Në lidhje me debatet për mosrikandidimin e deputetëve apo të të zgjedhurve vendor në krye të degëve të PD-së, deputetë të kësaj force politike e kanë gjetur me vend këtë vendim për faktin se përfaqësuesit e legjislativit dhe të pushtetit vendor e kanë një funksion për të kryer dhe aty kanë mundësi të japin kontributin për të cilën janë zgjedhur. Sipas tyre, përjashtimi nga rikandidimi i këtyre figurave sjell njerëz të rinj pranë Partisë Demokratike, duke krijuar energji të shtuara për forcën më të madhe politike në opozitë.

 

Berisha: Qeveria pranon akuzat për trafikun e drogës

Ish-kryeministri Sali Berisha komentoi vendimin e qeverisë për bllokimin e aeroportetit të Gjadrit me blloqe betoni dy ditë më parë, duke deklaruar se kjo është një provë që vërteton akuzat e opozitës në drejtim të Kryeministrit Edi Rama dhe ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli. “Edi Rama, për herë të parë në historinë e vendit, urdhëron bllokimin me qindra blloqe betoni të pistës së aeroportit të Gjadrit. Rama mori këtë vendim pasi bllokoi për tre javë rrjesht transparencën e kërkuar nga opozita për implikimin e qeverisë në trafiqe droge dhe se ajo po përdor aeroportin e Gjadrit dhe instalime të tjera ushtarake apo ish-ushtarake për këtë trafik. Në të vërtetë para ketij vendimi, që deshmon se të dhënat dhe informacionet e opozitës ishin të sakta, Rama deklaroi nepërmjet zëdhënëses së tij Kodheli se Ushtria nuk mund të ruaj dhe garantojë aeroportin e Gjadrit. Po si do t’ja bëjë Rama me bazat e tjera? Do vazhdojë ti përdorë për trafik droge ato?!”,-ka shkruar Berisha në profilin e tij në “Facebook”.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency