Shtyhen Riri dhe J.Lo, cila ka të pasmet më të mira?  

0
152

rihana e J.LJeniffer Lopez dhe Rihanna, gjatë ceremonisë së mbajtur në Los Anxhelos të “IHeartRadio” në ndarjen e çmimeve, bënë një fotografi se cila kishte të pasmet më seksi. Ato janë dy nga divat më të mëdha të industrisë së muzikës. Të dyja divat pozuan së bashku prapa skenës, të ngjitura pas njëra-tjetrës, për të pasmet e tyre.Ndonëse Rihanna mori vëmendjen për fustanin dhe pamjen e saj, ajo nuk paraqiste konkurrencë për J.Lo, e cila është e famshme në gjithë botën për të pasmet e saj seksi.

 

Beyonce dhe Jay Z, agjentë të FBI-së?

 Richard Dupree Jr. ka dërguar një akuzë në Gjykatën e Kalifornisë, përmes së cilës kërkon dëmshpërblim prej 2.5 miliardë dollarësh nga pesë yje të muzikës. Në të vërtetë, Dupree Jr. është një i burgosur, i cili thotë se Beyonce, Jay Z, Rihanna, Chris Brown dhe Kanye West ia kanë vjedhur mbi 3000 këngë që ai i ka shkruar prapa grilave. Sipas medieve, ai pretendon se Beyonce dhe Jay Z punojnë për FBI-në dhe në këtë mënyrë kanë pasur qasje në shkrimet e tij në burg, nga të cilat janë incizuar mijëra këngë. Akuzuesi thotë se çifti i famshëm ua ka shitur këngët dhe tekstet e tij yjeve të tjerë dhe ata kanë përfituar miliona nga shitja e tyre. Dupree Jr. (për të cilin nuk tregohet se për çfarë arsyeje gjendet në burg) pretendon se i janë shkelur të drejtat autoriale dhe meriton dëmshpërblim prej 2.4 miliardë dollarësh.

 

Nina Kristin, milionerja që po lyp burrë veç për pushime verore

Nina Kristin, 31-vjeçarja seksi, e cila bëri lajm në Gjermani pasi kërkoi një mashkull vetëm për të kaluar pushimet verore në Majorka, tani ka disa mundësi zgjedhjeje. Nina, që njihet edhe si trashëgimtarja e një milioneri, thotë se nuk kërkon angazhim afatgjatë, ndërkohë që mashkulli i verës duhet të jetë më i ri se ajo. Mes aplikantëve ka tipa me muskuj, por edhe një prezantues televiziv.

 

Jamiroquai, ylli i Sea Dance Festival

 Një ndër emrat më të njohur të muzikës në botë, Jamiroquai, do të jetë ylli kryesor i festivalit “Sea Dance”, i cili do të mbahet më 15-17 korrik në plazhin Jaz afër Budvës (Mali i Zi). Pas më shumë se njëzet vitesh karrierë, 25 milionë albumesh të shitura, çmimeve Grammy të fituara dhe koncerteve të ndjekura nga qindra-mijëra fansa, Jamiroquai vjen në Budva për të kënduar hite të mëdha, si “Virtual Insanity”, “Cosmic Girl”, “Love Fool”, “Little L”, “Corner of the Earth” etj. Sea Dance Festival do të jetë ngjarja përmbyllëse e aventurës së festivalit “Exit” për sivjet. Aventura e edicionit të 15-të të festivalit fillon më 11 qershor me festivalin “Rock@Exit” në Novi Sad, për të vazhduar me 10-13 korrik me festivalin “Exit” dhe për t’u zhvendosur pastaj më 15-17 korrik në festivalin “Sea Dance” në Budvë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency