Intervista/ Blushi i përgjigjet Ramës: Statuti në PS duhet zbatuar sipas germës e frymës. Kam të drejtë

0
133

“Janë 500 milionë euro, nga bisedat që kam pasur në Evropë, që hyjnë në Kosovë nga vendet arabe për të financuar arabizimin e Islamit shqiptar”

Ben-Blushi-dje-me-studentet-ne-uet Deputeti dhe anëtari i Kryesisë i Partisë Socialiste, Ben Blushi, gjatë një interviste televizive të dhënë një ditë më parë, deklaroi se statuti i partisë duhet zbatuar ashtu siç është shkruar. Replika e tij vjen pas deklaratës së Kryeministrit Edi Rama, i cili theksoi se zgjedhjet në PS nuk janë të nevojshme të mbahen për aq kohë sa kryetari i partisë fiton zgjedhjet. Fillimisht, ishte deputeti I PS-së, Ben Blushi, i cili e rihapi këtë debat dy javë më parë, ndërkohë që pas tij reagoi edhe Kryeministri Rama.

 

Kur keni botuar romanin “Të jetosh në ishull”, keni pasur reagime deri në kërcënime në atë kohë, për persona që i përkisnin fesë myslimane.

Nuk më ka ndodhur asgjë. Ka pasur reagime të mirëkuptueshme nga ana ime. Ka lidhje me realitetin shqiptar. A ka frymëzim nga brenda Shqipërisë, për të çuar kamikazë në Siri. N.q.s. ka kush i frymëzon, kush i armatos, kush i paguan biletat, kush e bën këtë gjë. Ata nuk shkojnë në Siri, për të luftuar regjimin e Assadit, por për të ndërtuar një shtet islamik midis Irakut dhe Sirisë. Për të ndërtuar një teokraci, shtet fetar. Në qoftë se këta shqiptarë e kanë pasur me kaq zell të luftojnë diktaturat në të gjithë botën, përse nuk luftuan diktaturën e tyre. Keni parë shqiptarë të dalin me armë kundër Enver Hoxhës? Tani, shkojnë luftojnë Assadin! E njëjta gjë në luftën e Kosovës. Dikush i shtyn, dikush i fryn dhe i sponsorizon. Janë 500 milionë euro, nga bisedat që kam pasur në Evropë, që hyjnë në Kosovë nga vendet arabe për të financuar arabizimin e Islamit shqiptar, që është Islam unik në botë. Është shumë i hapur, i moderuar, paqësor dhe arsimdashës.

 

Si konfirmohet kjo shifër?

E kam nga kolegët e mi, në Kosovë.

 

Kanë tërhequr vëmendje edhe debatet e fundit me politikën, sidomos çështjet e politikës. Zoti Blushi, dini të fishkëlleni ju vetë?

Në libër unë jam marrë me bubullima, jo me fishkëllima. N.q.s. shtetet bazohen mbi Kushtetuta dhe Kushtetuta është kontrata e të gjithë qytetarëve të atij shteti, edhe statutet e partive janë si kushtetutat për shtetet. Partitë janë shoqëri aksionerësh, më shumë se dy njerëz deri në një limit X, pa limit, janë anëtarë të një shoqërie që quhen parti politike. Unë bëj pjesë në një grup aksionerësh. Janë rreth 80 mijë socialistë në të gjithë, Shqipërinë, me teserë, pra që kanë pranuar kushtet. Dhe kur pranon kushtet dhe jam futur në këtë shoqëri aksionere, janë futur për disa arsye ose në statut, ose në program. Për sa kohë ka një statut të votuar dhe pranuar nga Partia Socialiste, ai duhet zbatuar sipas germës dhe sipas frymës. Dhe sipas germës dhe sipas frymës, unë kam të drejtë.

 

Në rastin konkret, në librin që ju keni shkruar ju jeni konstatues shumë i mirë i realitetit për asaj çfarë jemi sot dhe në të ardhmen. Do të donit një rol më aktiv dhe revelant, për të mos mbetur në çështjet e konstatuesit, si një personazh që mund të ndikojë për mirë apo për keq?

 

 

Unë jam aktiv, jam ligjvënës. Kam mundësi të influencoj. Është çështje tjetër se sa influenca ime kthehet në rregull, mund të kthehet në program. Në të shkuarën kjo ka ndodhur.

 

Kur keni qenë për herë të fundit, në Elbasan?

Kam qenë para fishkëllimës.

Në të shkuarën e afërt, arsyet jo për t’u rebeluar, por për të ndryshuar diçka, kanë dhënë produkt. Ju kujtohet kur kam bërë një debat në vitin 2009, kur humbëm zgjedhjet dhe kam thënë që një nga arsyet që humbën zgjedhjet ishte se nuk kishim program. Dhe në fakt nuk kishim program. Krahaso vitin 2009 me vitin 2013, kam folur për taksë progresive, për shpërndarjen më të mirë kontributesh përmes taksave. Kjo ishte një temë që kam folur shumë. U fut në programin e PS-së. Se po të shikoni programin e vitit 2009 me vitin 2013, kanë ndryshim si nata me ditën. Nuk flisnim për taksë progresive, megjithëse taksa e sheshtë ishte në fuqi që nga viti 2007. Por, në vitin 2009 ne nuk thamë që ne do të heqim taksën e sheshtë, sepse është e padrejtë, sepse krijon pabarazi. Për shkak të kësaj influence, që një pjesë e rëndësishme e grupit parlamentar në atë kohë u shtruan, program i PS ndryshoi. Hiqini të gjitha këto. Sikur asgjë të mos kishte ndodhur, të mos kishte pasur asnjë debat në PS, si ajo që u bë nga 2009, në 2010, në 2011, ndoshta ky program do të ishte shumë i zbehtë.

 

Dhe ta kishim filmuar kongresin tjetër, nga çatia e Pallatit të Kongreseve…

Ka gjasa të ndodhë prapë, kështu që bëhuni gati. Ka gjasa të ndodhë prapë, kur do që të ketë ndonjë kongres ku të flitet për këto tema si statut, ndryshim statuti, nuk do t’ju lënë të filmoni.

 

Intervistë dhënë gazetarit Roland Qafoku “Debati në Channel One”

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency