Ema Andrea luan në “Peer Gynt..”. të Jeton Nezirajt

0

Violeta Murati

Loading...

 

per gynt “Peer Gynt nga Kosova” është një tregim përplot aventura dhe drama tronditëse që na japin njohuri më të thellë për realitetin e migracionit evropian.

Më datë 15 maj, në orën 20:00, në teatrin “Oda” në Prishtinë, qendra “Multimedia” prezanton shfaqjen “Peer Gynt nga Kosova”, të autorit Jeton Neziraj.

“Peer Gynt nga Kosova” është një tregim përplot aventura dhe drama tronditëse që na japin njohuri më të thellë për realitetin e migracionit evropian.

Ky tregim autentik, i treguar me sinqeritet të plotë, është një reflektim mbi fatin e mijëra emigrantëve të rinj në Evropë, të cilët kur përballen me kriza jetësore, shpesh humbin kontaktin me tokën nën këmbët e tyre dhe i kthehen krimit për të mbijetuar.

Në shfaqje luajnë aktorët: Ema Andrea, Besnik Krapi, Jonas Sjören dhe Charles Toulouse. Regjisor është Robert Jelinek, ndërsa dramaturg Stefan Schletter.

 

 

 

 

 

 

Loading...