Atletiko mund Çelsin dhe shkon në Lisbonë  

0
149

atletico lisboneAtletiko dominon në “Stamfrod Bridge” dhe kualifikohet për në finalen e Ligës së Kampioneve. Çelsi ka pësuar humbje të rëndë kundër madrilenëve që do të kualifikohen historikisht në finalen e Ligës së Kampioneve. Bluve u mungoi forca e duhur për të rikthyer lojën, duke u mposhtur nga armata e Diego Simeones, i cili dëshmoi se është trajneri i ri më sensacional i sezonit. Në fillim të sfidës, Koke rrezikoi për mysafirët, me një krosim që shkoi drejt portës dhe për pak sa nuk e befasoi portierin Shvarzer, mirëpo topi u përplas për shtyllë. Pas një kundërsulmi Azpilikueta nis një top drejt Fernando Torresit që i shënoi ish-klubit të tij dhe natyrisht nuk e festoi golin. Mirëpo, pas presionit të madrilenëve, Adrian reagoi për mrekulli në zonë për ta barazuar rezultatin. Pjesa e dytë filloi me një temp më të lartë. Në minutën e 60-të ishte Eto ai që ndërhyri te Diego Kosta dhe që rezultoi me një penalti për Atletikon, të cilën e konkretizoi pa ndonjë problem sulmuesi bardhekuq. Në vazhdim Çelsi i vuri të gjitha forcat në sulm ndërsa nga krahu tjetër Atletiko me kundërsulm e vulosi lojën. Pas një aksioni të rrezikshëm të mysafirëve, te vendi u gjend në këmbët e Arda Turan, i cili realizoi në portën e rezervistit Shvarzer, dhe që vulosi edhe fatin e takimit. Deri në fund Ccelsi u hodh në sulm por Atletiko u mbrojt mirë. Me këtë fitore Atletiko siguron në mënyrë historike finalen e Lisbonës. Sfida Real Madrid-Atletiko Madrid zhvillohet më 24 maj, në Lisbonë të Portugalisë.

 

Ronaldo: E fitojmë Ligën e Kampioneve

 Golashënuesi më i madh i Ligës së Kampioneve, Kristiano Ronaldo, është shprehur se do të japë të japë maksimumin për t’i treguar Evropës se ekipi i tij është më i mirë. Portugezi u tregua euforik pas fitores sensacionale prej 4-0 ndaj Bajern Mynihut dhe tani duket se ai është i bindur fitore të gjithë garës. “Ne meritojmë që të jemi në finale dhe të gjithë, trajneri dhe stafi i tij, meritojnë që të përgëzohen pasi që ne luajtëm mirë. Tani do të shkojmë në finale dhe do të provojmë të fitojmë. Ne kemi treguar se ne jemi favoritët vetëm në fushë dhe është gjithmonë fakt se gjasat janë të barabarta. Nuk më intereson se kush do të jetë kundër nesh në finale. Do të jem në vendin tim dhe do ta fitoj Ligën e Kampioneve”, – u shpreh portugezi.

 

Roxhers: Ky sezon, një mësim i mirë

Tekniku i “Redsave”, Brendan Roxhers, ka sugjeruar ekipin e tij që të mos harrojë sezonin e mrekullueshëm për një disfatë. “Djajtë e kuq” kanë pësuar një humbje pas 11 fitoreve radhazi dhe Roxhers thotë se dështimi ndaj Çelsit nuk duhet të ndikojë në ndeshjet e mbetura. “Unë ua kujtova lojtarëve vlerën e punës që ata kanë bërë. Ne kemi një mënyrë të punës shumë të mirë dhe unë jam krenar me këtë. Në fillim të sezonit, njerëzit panë se ishte një sfidë shumë e madhe për ne që të jemi në top katërshe, kështu që me dy ndeshje të mbetura dhe të jemi në krye të tabelës, me mundësinë për të përfunduar në top treshe, do të thosha se jemi shumë të mirë. Por, s’jam i befasuar, sepse ne kemi punuar në një nivel shumë të lartë dhe kështu edhe do ta përfundojmë sezonin”, – është shprehur irlandezi.

 

Nejmar: Për titullin luftojmë deri në fund

Braziliani Nejmar ka deklaruar se Barcelona ende ka shanse për ta fituar titullin e La Liga këtë sezon. Me tre ndeshje të mbetura, katalanasit janë katër pikë prapa liderit të tabelës, Atletiko Madrid, ndaj të cilës skuadër do të përballen javën e ardhshme. Dhe, braziliani mendon se ata ende kanë një shans dhe ka kërkuar nga bashkëlojtarët të luftojnë deri në fund. “Ne duhet të luftojmë deri në fund. Shpresoj se kjo është gjëja e fundit për ta humbur. Edhe nëse ne kemi vetëm një për qind shanse për ta fituar titullin, ne duhet të vazhdojmë”, – ka thënë braziliani për “Mundo Deportivo”.

 

Prandeli: Baloteli nuk është i paprekshëm

Trajneri i axurrëve, Prandeli, ka lëshuar një kërcënim ndaj Mario Balotelit, duke u shprehur se sulmuesi nuk e ka të sigurt vendin në skuadrën e botërorit të Brazilit. Milanisti në kompeticionin e fundit, atë evropian, u kthye në një prej lojtarëve më të rëndësishëm të ekipit të kaltër, mirëpo rënia nga forma ka ndikuar që edhe trajneri ta humbë besimin në të. “Baloteli? Askush nuk është i paprekshëm. Ne do të duhet që t’i marrim ndeshjet një nga një dhe të vendosim se çfarë funksionon më së miri ndaj kundërshtarëve. Ju duhet të motivoni Balotelin për të nxjerrë më të mirën prej tij. Por, kur mendoni se është një garë e vështirë që po vjen si Botërori, unë nuk mund të them se ai do të startojë në secilën ndeshje”, – ka deklaruar Prandeli.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency