Standard.al

Takimi me kryeparlamentarin kroat/ Basha, Lekos: Integrimi evropian, e ardhmja e Ballkanit  

basha me kroatinKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti dje në takim Kryetarin e Parlamentit të Kroacisë, Josip Lek, ku i shprehu këtij të fundit falënderimet për mbështetjen e madhe që Kroacia po i jep vendit tonë në rrugën e integrimin evropian. Në këtë takim, kreu i demokratëve shprehu besimin se të njëjtën mbështetje, shteti më i ri i Bashkimit Evropian do të bëjë edhe në mbledhjen e këshillit të muajit qershor, kur do të diskutohet statusi i Shqipërisë për vend kandidat në BE. Më tej, Basha theksoi se pavarësia e Kosovës ka ndikuar që i gjithë rajoni të futet në rrugën e integrimit euroatlantik e në këtë kontekst, ai çmoi politikat dhe rolin që ka luajtur Kroacia në këtë drejtim. Nga ana tjetër kreu i PD-së dhe Kryeparlamentari kroat Leko konfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe ndanë të njëjtën pikëpamje: “projektet e zhvillimit të infrastrukturës do ta ndihmojnë më tej Ballkanin në lënien pas të problemeve të së shkuarës dhe shkuarjen drejt të ardhmes evropiane”.

 

Comments are closed.