Vendet ku janë ulur më shumë UFO-t

0
133

astronautet Warminster, Wiltshire, Angli

Fusha e madhe e Salisbury Plain, në jug të Anglisë është një sipërfaqe toke e gjelbër. Pikërisht këtu shtrihen Gurët e Lashtë gjigantë të Stonhenxhit, një vend që fsheh mister. Dhe po këtu, ose të paktën në qytezën e Warminster-it, të apasionuarit pas UFO-ve mblidhen së bashku në majën e kodrës Cradele me besimin se do të marrin sinjal nga anijet jashtëtokësore. Në vitet 60 dhe 70, gazetari lokal Arthur Shuttlewood çoi në qindra dhe ndoshta mijëra pretendimet se Ufot mund të shihen vetëm nga kjo qytezë e vogël.

 

Wycliffe Well, Australi

Me siguri ju nuk doni të shkoni në territorin verior të Australisë në Wycliffe Well dhe të shihni një UFO. Uebsajti i Parkut të Wycliffe thotë se “shikimi i një UFO-je është gjë e zakonshme në këtë terren, dhe se nëse qëndron të gjithë natën në kërkim të një UFO-je do të jeni shumë pa fat nëse nuk e shihni një të tillë”. Supozohet që në këtë vend janë parë UFO që nga koha e Luftës së Dytë Botërore.

 

Bonnybridge, Skoci

Bonnybridge ka diçka të veçantë. Që nga vitit 1992, qyteza e vogël ka shërbyer si pikë shikimi I një numri të madh UFO-sh. Në fakt, Bonnybridge shtrihet në atë që besimtarët e UFO-ve e quajnë “Trekëndëshi Flakirk”, një zonë mes qyteteve Stirling, Fife dhe Edinburg ku njerëzit vazhdimisht raportojnë për objekte të paidentifikuara që fluturojnë në qiell. Qeveria skoceze thotë se shihen rreth 300 UFO në vit. Për herë të parë një UFO u dallua në vitin 1992, kur një burrë i quajtur James Walker raportoi për një objekt në formë ylli që fluturonte. Më pas vëzhgime të tjera pasojnë ndër vite. Qeveria nuk arriti kurrë në një konkluzion, por alkooli konsiderohej si shkaku kryesor i këtyre vëzhgimeve.

 

Kili

Gjatë dy dekadave të fundit banorët e rrethit qendror të Kilit kanë raportuar aq shumë shikime UFO-sh sa që në vitin 2008 në qytezën e San Clemente-s u hap “Gjyqi i UFO-ve”. 19 milje pas maleve Andes, ndodhen rrafshnaltat për të cilat thuhet se është vendi perfekt ku alienët ulin anijet e tyre. Edhe pse thuhet se kjo është një nga destinacionet më të mundshme të ufove, kjo nuk është se e ka rritur shumë turizmin në këtë vend. Parqet në San Clamente deklarojnë se “në asnjë mënyrë nuk u garantojmë njerëzve se ata do të shohin një UFO nëse vizitojnë San Clemente-n”.

 

Meksikë

Më 11 korrik të vitit 1991 një eklips diellor filloi mbi Oqeanin Paqësor dhe Hauai, lëvizi mbi Meksikë dhe Amerikën Qendrore duke përfunduar rrugëtimin mbi Brazil. Në Meksiko Sito (kryeqyteti i Meksikës) njerëzit raportuan se kishin parë më shumë se sa eklipsi diellor. Një numër i madh meksikanësh raportuan se kishin parë disa anije të çuditshme në qiell. Raportime të tjera për shikimin e UFO-ve kanë ardhur dhe nga qytete të tjera të Meksikës, por është e vështirë t’i besohet sepse mendohet se ata nuk kanë vënë syze të posaçme kur kanë pare eklipsin diellor.

 

Stephenville, Teksas

Në janar të 2008-s dhjetra njerëz raportuan për diçka qesharake që fluturonte në qielli gjatë natës. Kjo ngjarje u përshkrua në disa mënyra – disa thonin se ishte një objekt i qetë dhe I gjerë sa 1 milje që fluturonte afër tokës. Disa të tjerë thonin se lëvizte shumë shpejt. Një reporter i një gazete lokale tha se kishte drita të fuqishme. Kjo çështje më pas u diskutua në emisionin e Larry King në CNN. Në këtë emision një oficer i Forcave Ajrore Amerikane, i cili shpjegoi se ishin avionë ushtarakë ata të cilët kaluan mbi Teksas.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency