Ekzekutimi/ Zhduket arma e krimit, të arrestuarit prishën vendin e ngjarjes

0
155

 Anxhela Tato

Ndryshon autorësia e krimit, dyshime se i shpalluri në kërkim Edison Kajtazi vrau Aurel Zenkën 

Policia, të prangosuri me precedentë penale për plagosje, vrasje dhe montim eksplozivësh

demiraj italiNdryshon versioni i policisë në lidhje me autorësinë e krimit ndaj Aurel Zenkës. Sipas bluve ka dyshime ende të pakonfirmuara që autori i krimit mund të jetë personi i shpallur në kërkim Edison Kajtazi. Kjo e lidhur me dëshmitë e dhëna nga djemtë e arrestuar, të cilët kanë akuzuar Kajtazin para oficerëve të policisë gjyqësore. Nëse ky aludim do të vërtetohet do të rrëzohej akuza e vrasjes me dashje nga Agron Goxhaj, i cili ka qenë mik me viktimën. Katër të arrestuarit akuzohen për krimin e kryer në bashkëpunim, por para bluve ata kanë dhënë versione kontradiktore të ngjarjes, duke e lënë të paqartë rrjedhën e ngjarjeve dhe mekanizmin e krimit. Një nga të arrestuarit, emri i të cilit në fillim u identifikuar si autori i krimit, ka mbetur i plagosur nga viktima. Por nga ana e bluve nuk është gjetur arma e krimit dhe as arma që zotëronte viktima. Ndërsa vendi i ngjarjes ka qenë i dëmtuar në momentin që ka mbërritur policia dhe kjo me qëllim fshehjen e provave. Mungesa e armës së krimit është një ngërç për policinë, të cilët ende nuk janë të qartë se kush është vrasësi. Por burime bëjnë me dije se errësira dhe shkatërrimi i skenës së krimit e bëjnë të vështirë dokumentimin e plotë të vrasjes. Po këto burime të policisë sqarojnë se ka dyshime se Edison Kajtazi mund të ketë vrarë viktimën dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ka mbetur i plagosur edhe vetë Agron Goxhaj. Ndërkohë që pista e kryesore e hetimet është konflikti për borxhin. Sipas bluve bëhet fjalë për një shume prej rreth 10 mijë eurosh, e cila ka futur në sherr katër të arrestuarit dhe viktimën Aurel Zenka. Është pikërisht Agron Goxhaj, i cili ka qenë në borxh ndaj viktimës dhe të dyja palët janë konfliktuar edhe herë të tjera për këtë problem. Pra sipas bluve konflikti ka qenë i mbartur dhe mbrëmjen e së premtes situata ka dalë jashtë kontrollit duke përfunduar me vrasjen e 38-vjeçarit Aurel Zenka.

 

Arrestimet

Të prangosurit nga policia rezultojnë persona të skeduar më parë për precedentë të ndryshëm penal. Krime kundër jetës, grabitje, plagosje dhe akte terroriste janë akuzat që rëndojnë ndaj të arrestuarve. Ndonëse rrezikshmërisë së lartë shoqërorë që paraqisnin, Gjykata e Tiranës ka dhënë vendime shumë të buta dënimi. Agron Goxhaj, i dyshuar si autori i këtij krimi, rezulton person me precedentë penal për plagosje të ndodhur në vitin 2000. Por ka mundur që të përfitojë nga amnistia e dhënë nga ish-Presidenti Moisiu në vitin 2002. Enton Sazan Sada (Ibrahimi) rezulton sipas policisë të ketë qenë i dënuar për krimin e vrasjes. Por në një vendim gjykate të vitit 2005 ai është shpallur fajtor për akuzën e vjedhjes së pasurisë në bashkëpunim duke u dënuar me vetëm 9 muaj burg. “Deklarimin fajtor të të pandehurit Enton Ibrahimi për veprën penale të “Vjedhjes së pasurisë në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2 i KP dhe në bazë të nenit 134/2 e dënon me 9 (nëntë) muaj burgim”. Ndërsa Artan Hasani rezulton i skeduar në vitin 2011, kur është arrestuar në bashkëpunim me Endri Hametajn për përdorim dhe montim lëndësh eksplozive. Në njoftimin e bluve për operacioni “Celulari”, dy të arrestuarit akuzoheshin për një sërë krimesh në kryeqytet, me anë të realizimit të minave dhe bombave, si autor të disa atentateve. Ndërkohë që vetë Hasani kishte tentuar të vriste partnerin  tij në shkurt të vitit 2011.

 

Itali/ Policia, Dritan Demiraj mund të jetë vrasësi i kushëririt të tij

Dritan Demiraj, shqiptari i arrestuar për vrasjen e ish të dashurës se tij, Lidia Nusdorfi dhe 30-vjeçarit italian, Silvio Mannina, mund të ketë vrarë edhe kushëririn e tij. Mediat në Itali shkruajnë se hetuesit e çështjes dyshojnë se Demiraj mund të ketë vrarë edhe një kushëri të tij, pasi kishte zbuluar se ai kishte pasur marrëdhënie intime me të dashurën e tij, gjatë qëndrimit për pushime në Shqipëri. Për këtë, Prokuroria e Riminit është duke përgatitur një kërkesë për ndihmë ndërkombëtare, që do t’i adresohet veçanërisht Shqipërisë, për të vërtetuar nëse ai është gjallë ose jo. Posesiviteti dhe xhelozia ekstreme ndaj të dashurës së tij bënin që shqiptari të kishte dyshimi ndaj çdo mashkulli që i afrohej asaj. Me paranojën e tradhtisë ai e akuzonte të dashurën e  tij për tradhti. Këto fakte i ka pohuar edhe vetë gjatë dëshmisë së tij dhënë para oficerëve të policisë. Demiraj ka pranuar se kishte tentuar ta vriste kushëririn e tij, verën e kaluar në Shqipëri. Ndërkaq, Monica Sanchi, një kameriere me të cilën Demiraj ka punuar, dhe mendohet të këtë pasur edhe një raport, është nën hetim, pasi dyshohet se ka ndihmuar shqiptarin gjatë krimit. Pak ditë më parë, mediat italiane zbardhën rrëfimin e Dritan Demirajt. 29-vjeçari ka pranuar se ka vrarë ish të dashurën e tij, Lidia Nusdorfi dhe të fejuarin e saj, Silvio Mannina. Dritan Demiraj nuk e ka pranuar ndarjen nga e dashura, duke kryer krimin si hakmarrje. Ai është arrestuar nga policia italiane më 3 mars 2014.

 

Korçë/ Kërcënon me jetë vëllanë, ndalohet nga policia

Dy vëllezër nga Korça kanë përfunduar në polici, njëri si paditës dhe tjetri si i paditur. Bëhet fjalë për 43-vjeçarin Ardian Braho, nga fshati Baban i Devollit, i cili u arrestua në kushtet e flagrancës pas denoncimit të bërë nga vëllai i tij. Burime zyrtare nga policia thanë se vëllai i 43-vjeçarit denoncoi vëllanë në polici, pasi ky i fundit kishte hyrë me forcë në banesë, duke e kërcënuar se do ta vriste. Mësohet se ngjarja në fjalë ka ndodhur në fshatin Baban, ku i ndaluari i cili jetonte me shtëpi fare pranë me të vëllanë, kërkonte pjesë në shtëpinë e këtij të fundit. Kjo gjë pasi i dëmtuari kishte biseduar për të shitur shtëpinë, pa i thanë të vëllait asgjë, ndërkohë që kjo shtëpi i kishte ngelur pas vdekjes së prindërve. Pasi mësoi për ngjarjen Ardian Braho hyri me forcë në banesën e të vëllait duke e kërcënuar me jetë, nën argumentin se edhe ai kishte pjesë nga banesa e prindërve, ashtu sikundër edhe motra e tyre. Mirëpo vëllai i cili jetonte në shtëpinë e kthyer në mollë sherri mësohet tu ketë thënë uniformave blu, “Unë i mbajta dhe i pleqërova prindërit, shtëpia është e imja, Ardiani nuk ka pjesë”. Mirëpo 43-vjeçari Braho këmbëngul në të tijën, duke thënë se bazuar në ligj dhe në çeljen e trashëgimisë prona e prindërve pjesëtohet për të gjithë fëmijët.

 

Fier/ Përplasen dy makina, vdes këmbësori

Një 45-vjeçar nga fshati Mbrostar i Fierit ka humbur jetën në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës pas përplasjes së makinës së tij me një tjetër. Ai quhet Kastrio Grëmi dhe është njeri prej drejtuesve të dy automjeteve që u aksidentuan në rrugën nacionale Pushimi i Shoferit–Fier Shegan në afërsi të fshatit Rrupaj. Dy automjetet që shkëmbeheshin, njëri “Opel” me targa “AA 747 DJ” dhe tjetri “Renault” me targa “AA 213 GV” janë përplasur dhe të dy kanë përfunduar në kanalet vaditës anash rrugës. Kjo rrugë, e ndërtuar rreth 8 vjet më parë, edhe pse e projektuar si rrugë nacionale, ka një gjerësi që mezi lejon kalimin e dy mjeteve në shkëmbim dhe ka pasur disa aksidente me humbje jetësh njerëzore.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency