Ajaks mposht Herkales dhe shpallet kampion

0
138

Ekipi holandez ka arritur të marrë një barazim në sfidën ndaj Herakles që i ka siguruar pikët e duhura për të dalë matematikisht fitues. Me këtë kampionat të fituar ekipi kuqbardhë merr triumfin e e 33-të si klub në Eredvize

Sport-ajax_598723900 Triumf i 33-të të Ajaksit në kampionatin holandez. Ekipi legjendar i Amsterdamit është shpallur zyrtarisht kampion i Holandës, pasi e siguroi titullin e 33 në histori një javë përpara përfundimit të sezonit me barazimin 1-1 në fushën e Herakles. Harkëtarëve i mjaftonte vetëm një pikë për të festuar për të katërtin vit radhazi nën drejtimin e Frank DeBoer, i cili po shkruan historinë e klubit më të kuotuar në Holandë jo vetëm si futbollist por edhe si trajner. Mesfushori Lase Shvën zhbllokoi sfidën në minutën e 12-të. Mirëpo 10 minuta më pas vendasit barazuan me Cziomer, rezultat që mbeti i pandryshuar deri në vërshëllimën e fundit të gjyqtarit, pasi të dyja skuadrat ishin të kënaqura me nga një pikë. Kështu Frank de Boer ka arritur që të realizojë një sezon të mrekullueshëm me ekipin e tij. Një sezon fantastik ku më ekspresiv ishte në fazën e dytë. Një moment shumë vendimtar për skuadrën e cila në këtë fazë arriti të shënojë edhe shkëputjen e madhe për të shkuar drejt titullit. Një arritje e madhe që i dedikohet filozofisë së një klubi me traditë sidomos në rritjen dhe zbulimin e talenteve të futbollit, duke shërbyer si fidanishte për ekipet më të mëdha europiane. Siem De Jong, Lasse Shëne, Kolbein Sigthorson, janë disa nga “yjet” e këtij Ajakssi, që shkëlyen falë lojës kolektive të dirigjuar nga strategu DeBoer. Eksperienca si futbollist me Ajaksin dhe Barcelonën i shërbeu 43 – vjeçarit për të nisur një karrierë të suksesshme edhe si trajner, fillimisht në akademinë e Ajaksit e që nga viti 2010 në skuadrën e parë, duke fituar katër tituj kampion radhazi, arritje këto që e kanë vënë në qendër të vëmendjes edhe në merkaton e skuadrave të mëdha. Një performacë kjo që trego se trajneri është tepër i zoti dhe se shumë shpejt mund ta shohim të marrë drejtimin e ndonje ekipi më të madh. Kjo pasi pavarësisht dominimit që ekipi ka në kampionat, nuk ka të njëjtën performancë në Champions Lige, ku duket se e ka të pamundur të jetë e barabartë me ekipet e mëdha. Në 33 javë kampionat bardhekuqtë kanë arritur të grumbullojnë 70 pikë, 4 më shumë se Fejnord i vendit të dytë, duke koleksionuar 20 fitore, 10 barazime dhe vetëm tri humbje, me golavarazh të përgjithshëm 67-26. Sektori më i sukseshëm i skuadrës ka qënë mbrojtja këtë sezon duke qënë se ka qënë skuadra që ka pësuar më pak se çdo ekip tjetër. Një tregues ky që tregon forcën dhe dominimin që ka ekipi në kampionatin tulipan.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency