1977, Fronti i Rezistencës publikon listën/ Emrat e Sigurimit që torturonin njerëzit në qeli dhe kampe  

0
833

Veli Haklaj

 Dosier/ Thirrje popullit shqiptarë nga “Luftëtari i Lirisë”   

(vijon nga dje)

 Grupi i oficerëve të sigurimit famëkeq, që morën pjesë aktive në shfarosjen e mijëra bij dhe bija të popullit shqiptar

 burgu-serbKëtu më poshtë, Organizata e Frontit të Rezistencës për liri dëshiron me stigmatizue dhe denoncue emrat dhe pozitat e një grupi oficerësh të sigurimit famëkeq, të cilët morën pjesë aktive në shfarosjen e mijëra bij dhe bija të popullit shqiptar, të cilët u mbytën prej torturave kanibaleske të konsumuara në trupin e tyre të pafajshëm, në  qelitë e errëta të burgjeve dhe në kampet e shfarosjes, prej duarve të gjakosura të  elementave të  poshtë përmendur:

Gjeneral Koçi Xoxe; kolonel Nesti Kerenxhiu; majora: Stefo Grabocka, Edip Çuçi, Isuf Keçi, Vango Mitrojorgji, Qazim Kapisyzi, Siri Çarçani, Kadri Hazbiu, Delo Balili, Mihallaq Ziçishti, Qazim Kondi, Rita Marko, Jashar Kasimati, Çelo Areza, Mehmet Jaho, Bajram Kovarfi, Idriz Fejzo, Halit Kaçanolli, Qemal Malaj, Beqir Liço, Metush Rapo, Nevruz Sulaj, Zagoll Skendo, Mane Kelleçi, Vaske Koleci, Qemal Balluku, Hasaf Kondi, Xhemal Alikaj; kapitena: Aranit Çela, Kopi Nika, Janaq Karapataqi, Fadil Çuçi, Adem Skendo, Xhule Çiraku, Neshat Hysi, Tomor Spahiu, Vilson Pecani, Niko Çeta, Thoma Gole, Gani Goxho, Beqir Banja, Fadil Kapisyzi, Miho Xhani, Petrit Hakani, Naun Bezhani, Abdyl Kuçi, Hazbi Lamçe, Banush Goxha, Enver Begeja, Çune Mëhilli; togera: Skender Begeja, Skender Kosova, Skender Konica, Skender Hysi, Stavri Xhara, Dino Seiti, Sotir Sinjari, Qamil Mane, Mano Milo, Shim Kolli, Veiz Levendi, Kamber Sulaj, Sabri Sevrani, Nuci Tira, Besim Selita, Vangjel Rembeci, Gani Leka, Gani Vajza, Jorgo Malo, Kamber Halilaj, Fazlli Jaho, Telha Zguro, Shpen Deda, Veliko Seferi, Hysen Kapllani, Rexhep Kroi, Jaho Turku, Xhaxhi Keko, Resul Baçaj, Beqir Skuro, Besnik Çomo, Lluka Bisha, Tomor Kapllani; nëntogera: Nexhmedin Metaku, Mid’hat Lame, Feçor Shehu, Maqo Pecani, Gjolek Aliu, Haki Pelo, Tasi Marko, Thanas Bino, Ahmet Alikaj, Zeqir Islami, Muharrem Vasjari, Shyqyri Islamaj; kaptera: Qatip Kalemi, Kaman Shehu; reshtera: Hito Hitaj, Ali Gana, Shamet Shametaj, Bece Gostivishti, Skender Toskallari, Murat Zekaj etj. Kriminela të  tillë, shpata e drejtësisë  së popullit ka me i ndëshkue në të  ardhmen.

 

Sundonjësit e Partisë dhe Qeverisë në vitet e fundit

Këtu më poshtë, dëshirojmë me theksue emrat e hordhive sundonjëse të Tiranës. Për me i ushqye ato hordhi është mobilizue i gjithë populli shqiptar me punë të detyruar në  kooperativat famëkeqe skllavëronjëse.

Anëtarët e Byrosë Politike: Enver Hoxha, Hysni Kapo, Ramiz Alia, Mehmet Shehu, Rita Marko, Adil Çarçani, Beqir Balluku, Hysni Kapo, Spiro Koleka, Haki Toska, Koço Theodhosi, Manush Myftiu, Pilo Peristeri, Kadri Hazbiu, Petrit Dume.

Sekretarët e Komitetit Qendror:

Enver Hoxha, Hysni Kapo, Ramiz Alia, Haki Toska, Rita Marko.

Sundonjësit e Qeverisë  (ministra):

Mehmet Shehu, Adil Çarçani, Xhafer Spahiu, Kiço Ngjela, Tonin Jakova, Aleks Verli, Ciril Pistoli, Koço Theodhosi, Spiro Rusha, Beqir Balluku, Manush Myftiu, Peti Shamblli, Bilbil Klosi, Kadri Hazbiu, Behar Shtylla, Josif Pashko, Shefqet Peçi.

Kasapët e Gjykatës së Lartë: Aranit Çela, prokuror; Shuaip Panariti, kryetar.

Kryetari i Presidiumit – Haxhi Lleshi.

Kryetari i Kuvendit Popullor – Medar Shtylla.

Gjenerala të Ministrisë së Punëve të Brendshme: Kadri Hazbiu, Niko Çeta, Xhule Çiraku, Qazim Kapisyzi, Gjon Banushi, Petrit Hakani, Halim Xhelo, Zoi Themeli, Delo Balili, Qazim Kondi etj.

Gjeneralat e ushtrisë  të ajrit dhe detit: Beqir Balluku, Sadik Bekteshi, Petrit Dume, Arif Hasko, Rahman Perllaku, Rahman Hanku, Hito Çako, Spiro Moisiu, Sadik Boçaj, Kristo Themelko, Fejzo Ismaili, Muharrem Kokomani, Ndreko Rina, Hetem Gjinushi, Muhamed Prodani, Vehbi Hoxha, Hajdar Araniti, Gjin Marku, Zoi Themeli, Baki Stare, Teki Kolaneci, Hamdi Mati, Xhafer Babaçe etj.

Lista emrore e ish-anëtarëve të Byrosë  Politike, anëtarë të Komitetit Qendror të PKSH dhe gjenerala të ushtrisë, të cilët me përpjekjet e tyre sollën në fuqi klikën shtypëse të Tiranës Hoxha-Shehu dhe, si shpërblim, tani ata ndodhen në burgje, në kampe internimi dhe disa prej tyre të  pushkatuar si tradhëtarë, simbas mendimit të Hoxha-Shehut:

Tahir Kadare, Bedri Spahiu, Hulusi Spahiu, Nexhip Velçani, Panajot Plaku, Temo Sejko, Dali Ndreu, Tuk Jakova, Islam Radovicka, Mestan Ujaniku, Baba Faja, Baba Fejzo, Pandi Kristo, Njazi Islami, Nako Spiru, Sejfulla Malëshova, Ymer Dishnica, Pëllumb Dishnica, Kristo Themelko, Gjergj Kokoshi, Manol Konomi, Ramadan Çitaku, Liri Belishova, Liri Gega, Naxhie Dumi, Maqo Çomo, Nesti Kerenxhi, Nako Opari, Selim Kokalari, Shefqet Beja, Selaudin Toto, Tofik Deliallisi, Faik Shehu, Sheh I. Karbunara, Agathokli Xhitoni, Enver Sazani, Sulejman Klosi, Riza Dani, Irfan Majuni, Shefqet Çelkupa, Pajo Islami, Rahman Aruçi, Sali Verdha, Hasan Reçi.

 

Burgjet dhe kampet e shfarosjes së diktaturës komuniste

 

Këtu më poshtë, dëshirojmë me përmendë emrat e burgjeve dhe kampeve të shfarosjes me të burgosur dhe internuar politik, ku qysh prej vitit 1945 dhe deri në  ditët  e sotme, u torturuan me metoda kanibaleske 220 000 qytetarë  shqiptarë  të  pafajshëm në qelitë e burgjeve dhe në kampet e shfarosjes; 20 000 prej tyre nuk u kthyen të gjallë pranë familjeve të tyre, ata u mbytën me tortura kanibaleske të konsumuara në trupin e tyre prej duarve të anthropofageve të sigurimit famëkeq.

 

Nr.       Emri    Rrethi  Viti

Maliq   Korçë 1946

Jubë     Durrës 1946

Vloçisht           Korçë 1948

Beden  Kavajë             1948

Kozare Lushnje           1948

Pojan   Korçë 1949

Zhabjak           Kavajë             1949

Valias  Tiranë              1949

Nizhavac         Korçë 1950

10.       Rishqem          Elbasan            1950

Ura Banes       Peqin   1950

Rapi Trish        Tiranë 1951

Yzberish          Tiranë 1951

Cerrik  Elbasan            1952

Ura Vajgurore Berat   1952

Varri Bob        Berat   1952

Rrushkull         Durrës 1953

Vlashuk           Kuçovë            1953

Rinas   Tiranë 1953

Levan  Fier      1954

Kafaraj            Fier      1954

Radostinë        Fier      1955

Tiranë Qytet   1955

Profes. Tiranë 1955

Lushnje           Qytet   1956

Thumanez        Krujë   1956

Bubullime        Lushnje           1957

K. Kuqe          Tiranë 1957

Mamuras         Krujë   1957

Sarande           Qytet   1958

Milot   Shkodër           1958

Bulqizë            Peshkopi          1958

 

Kampet me të internuar politik

 

Këtu më poshtë, po japim emrat e kampeve të internimit me të internuar politik, në të cilat kampe shfarosjeje mijëra gra, fëmijë, pleq dhe plaka vdiqen prej urisë, sëmundjeve dhe torturave të konsumuara në trupin e tyre të pafajshëm, faj i tyre ishte: – Sepse dikush prej anëtarëve të familjes së tyre ishte arratisur jashtë atdheut i imponuar prej persekutimeve të përditshme të agjentëve të Partisë Komuniste Shqiptare të edukuar dhe frymëzuar prej klikës Hoxha – Shehu, armiq të lirisë.

 

Nr.       Kampi Rrethi  Viti

Berat   Kala     1946

Krujë   Qytet   1945

Kuçovë            Qytet   1946

Sukth   Shijak  1947

Tepelenë          Qytet   1948

Gramsh            Lozhan            1949

Porto Palermo Himarë            1950

Çorovodë        Skrapar            1951

Llakatund        Vlorë   1952

Saver   Lushnje           1954

Seman Fier      1954

Kuç     Kurvelesh        1955

Radostinë        Fier      1956

Levan  Fier      1957

Saver   Lushnje           1958

Ferma Çlirimi  Fier      1959

 

Ky është paradisi i kuq i klikës sundonjëse të Tiranës, armiku i betuar i lirisë së popullit shqiptar, shkelës i gjakut të bijve të popullit shqiptar që ranë si heronj në fushën e nderit në luftë kundra okupatorëve fashistë për çlirimin e popullit të shumëvuajtur shqiptar. Por, për fat të keq, ai nuk u çlirua, ai ra në një robëri ma të rëndë sesa ajo e fashizmit; Shqipëria dhe vetë populli shqiptar ranë përfund skllavërisë kooperativiste komuniste, skllavëri e cila është e papame në historinë e njerëzimit deri më sot.

 

Demokracia e vërtetë s’ka me vdekë në vendin tonë

Populli shqiptar dëshiron me ju thënë sundonjësve të Tiranës: Ne nuk dëshirojmë me jetue brenda hekurave të burgjeve dhe telave të kampeve të internimit të ndërtuara prej jush, ne nuk dëshirojmë me jetue për fund frikës dhe terrorit, ne dëshirojmë me jetue përfund demokracisë dhe socializmit të vërtetë të lirë, të lumtur, të bashkuar dhe vllazëruar, pa frikë, përfund hijes së flamurit tonë kombëtar, përfund dashurisë së atdhut, popullit dhe perëndisë.

Demokracia e vërtetë s’ka me vdekë në vendin tonë përderisa të ekzistojë populli shqiptar; populli shqiptar nuk dëshiron me u trajtue ashtu si ju pëlqen klikës sundonjëse të Tiranës, sepse veprime të tilla nuk janë të drejta dhe njerëzore.

Njeriu dëshiron me u trajtue ashtu si i pëlqen atij, me u respektue dhe trajtue si njeri me të drejta të barabarta pa dallim ideje dhe mendimi politik; Fronti i Rezistencës për liri propozon ligje dhe programe të reja për përmirësimin e përgjithshëm të jetesës së popullit dhe të sistemit shoqëror në vendin tonë. Të dy partitë politike që kanë me ekzistue në të ardhmen në vendin tonë duhet për me ndërtue programe nacionale të bazuara në filozofi progresivo-demokratike, në interes të përbashkët të atdheut dhe popullit shqiptar pa dallim dhe klikat sundonjëse kanë me u eliminue plotësisht, një herë e përjetë.

 

Koha ka ardhë: me fitue lirinë – ose me vdekë

Fronti i Rezistencës për liri i bën thirrje të gjithë popullit shqiptar pa dallim: Koha ka ardhë për me forcue zemrat tuaja të lodhura prej robërisë 30 vjet duke jetuar përfund sistemit skllavëronjës komunist. Populli shqiptar i bashkuar si një trup i vetëm me luftëtarë të lirisë në luftë të armatosur kundra klikës shypëse gjakpirëse të Tiranës Hoxha – Shehu, armiq të betuar të lirisë së popullit dhe tradhëtarë të gjakut të atyre që shekuj me radhë ranë si heronj në fushën e nderit për liri, demokraci dhe drejtësi.

Me ardhjen e klikës Hoxha – Shehu në fuqi, çdo gjë me vlerë u zhduk, u shkel, u tradhëtua në vendin tonë, me anë të depresionit, forcës dhe terrorit të përdorun kundra vullnetit dhe idealeve të shumicës së popullit shqiptar.

Gjaku i atyre që shekuj me radhë u derdh për liri u shkel; liria e fjalës, drejtësia dhe demokracia u eliminuan; pasuria, prona private e popullit u grabit; traditat e bukura mijëravjeçare të popullit shqiptar u zhdukën; dashuria dhe bashkimi ndërmjet popullit u minuan; perëndia dhe fetë që të parët tonë mijëra vite kishin besue dhe dashurue u zhdukën; historia dymijëvjeçare e popullit shqiptar u shtrembërue; populli shqiptar, Shqipëria vetë, liria dhe pasuria e tij u shitën tri herë në të huaj, në Jugosllavi, në Rusi dhe ma në fund në chini-machini; Shqipëria dhe shqiptarët me mina dhe tela me gjëmba u rrethuan, populli shqiptar prej gjithë botës është izoluar; përfund tiranisë staliniste, në errësirë, me zgjedhë të rëndë mbi zverkun e tij të lodhur ai është duke jetuar në sistemit skllavëronjës kooperativist si kafshët të grumbulluar; prej dritës, lirisë dhe lumturisë ai shumë është larguar; me shpresa ai është duke jetuar prej Tiranisë komuniste me u çlirue, i lirë, i lumtur dhe pa frikë në atdheun e vet me jetue; klika tradhtare – aventuriere Hoxha – Shehu me u eliminue; Shqipëria e lirë Ethnike me u bashkue; gjaku i atyre që në shekuj me radhë u derdh për liri me lulëzue; bashkimi dhe dashuria ndërmjet shqiptarëve me triumfue; me nder dhe lavdi sa universi Shqipëria jonë e dashur e lirë me jetue.

Përpara shqiptarë! Të bashkuar në revolucion të armatosur për liri, juve shqiptarë të robëruar, me shpatë të Skenderbeut në dorë për liri me luftue, kundra tiranisë staliniste me triumfue. Juve shqiptarë të robëruar çohuni pre gjumit të skllavërisë, tunduni, shkunduni, forconi zemrat dhe muskujt tuaj të lodhura prej robërisë, bashkohuni rreth Frontit të Luftëtarëve të Lirisë për sulmin vendimtar kundra forcave të errësirës, kundra klikës së kalbur tradhtare të Tiranës, e kryesuar prej Hoxha – Shehu.

Bashkimi i popullit shqiptar me Frontin e Rezistencës për liri kishte me sjellë vdekjen e sigurtë të sistemit kooperativist komunist në vendin tonë dhe fitoren e plotë të lirisë së popullit të robëruar shqiptar. Populli shqiptar duhet me luftue për me fitue lirinë e grabitur prej klikës gjakpirëse Hoxha – Shehu. Ne duhet me luftue, sepse lufta e jonë është luftë e drejtë; ne kemi me fitue sepse neve jemi duke luftuar për liri; ne do të fitojmë sepse i gjithë opinioni botëror është me luftën tonë të drejtë për liri; ne do fitojmë sepse në luftojmë për çlirimin e familjes shqiptare prej klikës uzurpatore të Tiranës e kryesuar prej agjentave të shitur tre herë në të huaj.

Ushtarë, nënoficera dhe oficera, të rinj dhe të reja shqiptarë, bij dhe bija të popullit të robëruar shqiptar: Klika sundonjëse e Tiranës formoi kooperativat famëkeqe, grabitën lirinë dhe pasurinë e popullit; e detyruan atë me u bë anëtar në kooperativë, e organizuan atë në brigada pune të detyruar, në rrjeshta në brigada të radhitur, si skllevër të mesjetës, me kazma e lopata, krahëzbathur, të zhveshur, me këmbë të zhytura thellë në ujë dhe baltë, në mëshirë të natyrës përfund shiut dhe dëborës; të uritur, të tronditur, të lodhur, të raskapitur, me duar dhe fytyra të rudhura dhe plakur para kohe, të drejtuar prej perëndisë dhe perëndimit për me fitue lirinë – ose me vdekë.

 

Rroftë Populli Shqiptar!

Rrofshin Luftëtarët e Lirisë!                                                                  O.F.R.A.K.SH.

Rroftë Shqipëria e Lirë!

Poshtë Klika Kriminale Hoxha – Shehu!

 *Studiues

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency