Vip World

0
144

Jodie FosterJodie Foester martohet me mikeshën e saj prej vitesh

 Në rrethana sekrete, aktorja botërore Jodie Foster u martua me shoqen e saj, Alenxadra Hedison. Opinioni hollivudian është befasuar me këtë martesë të papritur, sepse fituesja e dyfishtë e “Oscar”-it, Foster, besohej se është në lidhje me Ellen De Genneres. Sidoqoftë, përfaqësuesi zyrtar i aktores ka konfirmuar se Foster u martua me mikeshën Hedison me një ceremoni sekrete, por ai nuk ka shpaluar hollësi të tjera.

 

 

Modelja Cara Delevigne tashmë dhe aktore  

 Cara Delevingne është në biseda për të luajtur në filmat “Tulip Fever” dhe “Pan”. Modelja pritet të fitojë rolin e Henriettës në filmin e ardhshëm të regjisorit Justin Chadwick, ku do të luajë krahas aktoreve Dane DeHaan dhe Alicia Vikander, raporton “Deadline.com”. Bukuroshja 21-vjeçare po ashtu ka siguruar një rol të vogël në filmin e fundit për fëmijë të J. M. Barrie “Peter Pan” ku ajo do t’i bashkohet Garret Hedlund, të cilit i është ofruar roli i Kapitenit Hook, derisa Hugh Jackman do të luajë rolin e Kapitenit Blackbeard. Ndërkohë, është zbuluar se edhe Amanda Seyfried është në listën e yjeve të fundit që i bashkohet stafit të filmit, ku ajo do të luajë rolin e Mary.

 

Angelina Jolie, mikeshë e ish-burrit

 Ish-burri i Angelina Jolie, Billy Bob Thornton, ka thënë për website-in “YourTango” se ai vazhdon të ketë marrëdhënie të mira më Jolie dhe takohen herë pas here. “Ne kujdesemi për njëri-tjetrin dhe jemi miq të mirë”, – ka pohuar Thornton. 58-vjeçari ka shtuar: “Angelina është e mrekullueshme, ka shumë energji dhe rrezaton një mirësi të madhe”. Aktorja Angelina Jolie, e cila është 20 vjet më e re se ai, u martua me Thorntonin në vitin 2002 dhe u divorcuan pas një viti.

“Xscape”, albumi i dytë pas vdekjes i Michael Jackson

 “Love Never Felt So Good”, “Chicago”, “Loving You”, “A Place With No Name”, “Slave To The Rhythm”, “Do You Know Where Your Children Are”, “Blue Gangsta” dhe “Xscape” janë këngët në albumin në të cilin kanë punuar edhe Timbaland, Rodney Jerkins, Stargate, Jroc dhe John McClain. Xhirimet origjinale të këngëve janë përpunuar, ndërsa albumi thuhet se është i egër, në ditët e fundit të jetës së Mbretit Jackson. Albumi i dytë pas vdekjes së tij është gati dhe do të dalë si premierë botërore me datë 12 maj. Mbreti i muzikës pop, Michael Jackson, ka edhe tetë këngë të tjera të padëgjuara e të gjitha do të përmblidhen në “Xscape”. “Love Never Felt So Good”, “Chicago”, “Loving You”, “A Place With No Name”, “Slave To The Rhythm”, “Do You Know Where Your Children Are”, “Blue Gangsta” dhe “Xscape” janë këngët në albumin në të cilin kanë punuar edhe Timbaland, Rodney Jerkins, Stargate, Jroc dhe John McClain. Xhirimet origjinale të këngëve janë përpunuar, ndërsa albumi thuhet se është i egër, në ditët e fundit të jetës së Mbretit Jackson. Jackson gjatë karrierës ka goditur shtatë herë në vendin e parë të UK Official Singles Chart Top 40, ndërsa ka qenë në këtë listë 86 herë. “Billie Jean”, “You are not alone”, “Earth Song” janë disa prej këngëve që kanë qëndruar në vendin e parë për javë të tëra në top-listën kryesore amerikane. Jackson ka vdekur në vitin 2009.

 

Prince vjen me këngë të re

 24 orë pas njoftimit të partneritetit mes shtëpisë muzikore “Warner Bros Records”, Prince ka publikuar këngën e re “Breakdown”. Fjala është për një baladë të këndshme, ndërsa Prince ka premtuar publikimin edhe të një albumi të ri si dhe përpunimin e këngëve të vjetra, por edhe të atyre që nuk janë publikuar asnjëherë, e gjithashtu edhe versionin delux të muzikës për filmin “Purple Rain”, me rastin e 30-vjetorit. “Në rrugë është një album i ri. “Warner Bros” dhe unë jemi shumë të kënaqur me rezultatet e marrëveshjes. Jemi të lumtur dhe shpresojmë që ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm”, – ka deklaruar Prince.

 

Roberto Cavalli, një plak për t’u pasur zili…

 Roberto Cavalli ka joshur vëmendjen e mediave ndërsa plaku i modës po bën plazh në Majami me të dashurën e tij më shumë 40 vjet më të re. Ai ka ngritur perandorinë e tij të modës që shquhet veçanërisht për ngjyrat ekzotike, ndaj edhe nuk përbente surprizë që 73-vjeçari Roberto Cavalli dhe e dashura e tij, Nina Nilson, të shfaqeshin me rroba banje plot ngjyra në plazh. Çifti me diferencë të madhe në moshë (Nina ende s’i ka mbushur 30 vjeç) u fotografua duke marrë rreze në plazhet e Majamit në Shtetet e Bashkuara. Ajo dukej në formë të mirë, po ashtu edhe 73-vjeçari, megjithëse mbi shpinë ka 73 vite.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency