Rrëfimi i Demirajt: I vrava, pasi pashë videot hot mes tyre në celular

0
171

Pastiçieri shqiptar Dritan Demiraj rrëfehet për 5 orë para prokurorit, shpjegon me detaje shkaqet e vrasjes së dyfishtë në Mozzate

 dritan demiraj, vrasesi i gruasItali

 

“E kam vrarë unë Silvio Manninën. Nuk mundem më të jetoj me këtë peshë të rëndë në ndërgjegjen time”. Ky ka qenë deklarimi i shumëpritur për hetuesit i bërë nga Dritan Demiraj, i akuzuar për vrasjen e ish-të dashurës me të cilën kishte edhe 1 fëmijë, si dhe të dashurit të ri të kësaj të fundit. Ka folur për afro 5 orë pastiçieri shqiptar, 30-vjeçari që më herët kishte pranuar vrasjen e ish-të dashurës, Lidia Nusdorfi, e cila mbeti e vdekur pasi u qëllua në një nga mbrëmjet e fillimit të marsit të këtij viti në stacionin e trenit në Mozzate. Demiraj, i asistuar edhe nga avokati i tij mbrojtës, Massimiliano Orrù, ka zbrazur “thesin” përpara prokurorit të Komo-s, Simone Pizzotti, titullarit të kësaj çështjeje hetimore. Ka shpjeguar se e vrau ish të dashurën dhe të dashurin e ri të kësaj të fundit pasi pa në telefon skenat hot mes saj dhe Manninës.

 

 

Kurthi

 

Pastiçieri shqiptar ka rrëfyer historinë e tij të kësaj ngjarjeje dhe shkaqet që e çuan në vrasjen e ish të dashurës dhe të dashurit të saj të ri. Madje, në këtë rrëfim ai ka përfshirë edhe bashkëpunimin e të fejuarës së tij aktuale, 35-vjeçares Monica Sanchi. Ajo është ofruar për të tërhequr përmes rrjetit social “Facebook” 30-vjeçarin bolonjez Silvio Mannina, të dashurin e fundit të Lidia-s, ka asistuar në vrasjen e këtij të fundit, si dhe ka shkuar në shtëpinë e të dashurit shqiptar për të marrë një mjet që do mundësonte për hapjen e një grope ku do të fusnin të riun, në zonën Sant’Ermete. Të gjitha këto i ka rrëfyer përgjatë 5 orëve deklarime Dritan Demiraj, i cili nuk ka lënë pa përmendur asnjë detaj nga ngjarja e 28 shkurtit të këtij viti. “Silvio ka mbërritur në Rimini për një takim me Monicën dhe ka qenë pikërisht ajo që ka shkuar në stacion për ta marrë. Ka hipur në makinën e saj dhe një moment, i bëra shenjë Monicës të më ndiqte. Kemi mbërritur deri në një zonë të thellë ku parkuam makinat” ka vijuar rrëfimin me detaje Demiraj, duke shtuar se “Mannina ishte tërhequr në Rimini vetëm për të arritur që përmes tij të kontaktonte sërish me Lidian, nënën e fëmijëve të tij”. Silvio ishte shprehur dakord dhe i provoi qëllimet e mira duke telefonuar Lidian, e cila i është përgjigjur menjëherë telefonatës.

 

Motivi i vrasjes

 

Mannina ra dakord me Nusdorfin për një takim në ditët në vijim në Malpensa. Por, pastaj diçka nuk shkoi mirë mes dy djemve. Dritan kuptoi që Silvio, i cili banonte në Bolonja, ishte motivi i vërtetë për të cilin Lidia refuzonte që të shkonte për të parë fëmijët. “Do qëndroj në Bolonja, nuk mund të vij deri në Rimini”, – i kishte thënë disa herë Nusdorfi pastiçierit shqiptar. Për këtë arsye, nisur nga dyshimet e tij, Demiraj i ka kërkuar Manninës të shihte celularin e tij dhe për të parë mesazhet që ish e dashura dhe ky i fundit shkëmbenin me njëri-tjetrin. Por, kur Mannina nuk pranoi dhe refuzoi, duke mbrojtur në këtë mënyrë videot seksuale, u ndez drita e kuqe e xhelozisë. “Nuk mundesha dot të shihja më dhe e qëllova dy herë derisa ra përtokë” i ka rrëfyer pastiçieri prokurorit. Por, ndërsa Sanchi asistonte këtë skenë mes tyre, Dritani ka shkuar te makina dhe ka marrë celularin e 30-vjeçarit. Kur ka lexuar mesazhet hot që ata kishin shkëmbyer mes njëri-tjetrit, por mbi të gjitha kur ka parë videot e nxehta seksuale mes Lidias dhe Manninës, bota e Demiraj u thye në mijëra copa. Demiraj ka shkuar te makina, ka marrë një kavo elektrike dhe me atë ka mbytur rivalin në dashuri përpara syve të Sanchit. Pasi ka vrarë 30-vjeçarin nga Bolonja, Demiraj ka dërguar të fejuarën e tij në banesë për të marrë një mjet, me të cilin hapën gropën ku futën trupin e pajetë të Manninës, duke fshehur kufomën e të dashurit të fundit të Lidias. Një ditë më pas, Monica e Demiraj janë nisur për në Mozzate. Por, Dritan Demiraj mbajti sekret emrin e mashkullit që i shoqëroi deri me makinë deri në Lombardi. “Bëhet fjalë për një 16-vjeçar shqiptar, i cili nuk ka lidhje dhe dijeni për këto gjëra, prandaj dhe nuk do ta them kurrë emrin. Nuk dinte gjë. Erdhi me mua pasi kishte një takim atje”, – ka shpjeguar Demiraj. I akuzuari për vrasjen e ish të dashurës dhe të dashurit të kësaj të fundit, ka shoqëruar hetuesit për të vendi ku kanë groposur Manninën, ndërsa pritet që të merret nën hetim edhe e fejuara e Demiraj, Monica Sanchi.

 

 

 Tiranë/ Burri e akuzoi për marrje të padrejtë të fëmijës, fiton pafajësi

 

Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshme Emine Canametin, e akuzuar nga ish-bashkëshorti për marrje të padrejtë të fëmijës së tyre. Çështja është depozituar më 16 prill të këtij viti, ndërsa e pandehura Emine Canameti ka luftuar përmes mbrojtësit të saj të provojë të kundërtën. Para gjyqtares Rezarta Mataj, prokurori kërkoi përfundimisht të pushohej gjykimi pasi nuk kishte prova të mjaftueshme që e akuzuara e ka kryer veprën penale për të cilën është sjellë në gjyq. Por, avokati i të pandehurës nuk është mjaftuar me pushimin e gjykimit, duke pretenduar pafajësi. Sipas tij, nuk ka asnjë fakt që të ketë fuqinë e provës dhe kërkoi pafajësi Emine Canameti. “Klientja ime është një nënë e përkushtuar, nuk ka krijuar probleme në paraqitjen e fëmijëve, por Lorenco Bajrami i merr dhe nuk i kthen në orar ose i kthen jashtë afatit dhe e provoj këtë me procesverbalin e datës prill të këtij viti të Zyrës Përmbarimore Tiranë, paçka se është jashtë shqyrtimit gjyqësor, provat flasin vetë” përfundoi avokati. Gjykata, pasi u kthye nga dhoma e këshillimit, deklaroi të pafajshme të akuzuarën Emine Canameti për kryerjen e veprës penale të “Marrja e padrejtë e fëmijës” e parashikuar nga neni 127 të Kodit Penal pasi nuk provohet kryerje e veprës penale.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency