Seancë plenare/ “Amnistia rikthet në Kuvend”, PD: U manipulua drafti që fal vjedhjen e votës

0
126

 Florenc Drizari

 

Ilir Meta: Jam kundër miratimit të një amnistie të tille, kolegët duhet ta kishin parë më mirë draftin në komision

 

sali berisha ne parlamentProjektligji i amnistisë riktheu sërish debatet në Kuvendin e Shqipërisë, edhe pse ky draft është votuar në seancën e kaluar plenare me votat e mazhorancës. deputetët e Partisë Demokratike akuzuan homologët e tyre të majtë se projekligjin për aministinë pa u konsultuar dhe më pas e kaluan për votim. Sipas opozitës amnistia e votuar pak ditë më parë preku faljen për dënimet e vjedhjes së votave, duke iu referuar indidentit të ndodhur në qytetin e Korçës në zgjedhjet e pjesshme lokale që u mbajtnë pak muaj më parë.

Deputeti i PD, Oerd Bylykbashi reagoi në seanën e djeshme plenare lidhur me pushimin e çështjeve të votave në qytetin e Korcës nga ana e prokurorisë. Sipas Bylykbashit, kush bën krim në vjedhjen e votave, mazhoranca i jep mesazhin se i amniston ato. “Dua të denoncoj nëj skandal në parlament. Manipuluat në Komisionin e Ligjeve draftin e amnistisë dhe amnistuat ata që blenë votat e Korcës duke paguar 20 mijë lekë. Por nuk do ta lëmë me kaq, do ta cojmë deri në fund. E tha Sokol Olldashi në parlament një fjalë të fundit. Në këtë parlament, nuk mund të ketë vend edhe për deputet edhe për blerës votash”,-theksoi deputetit Bylykbashi.

Pas këtyre deklaratave reagoi edhe deputeti i PS-së Armando Subashi, i cili theksoi se deputetët e PD-së e kanë pasur të plotë draftin në tryezën e Komisionit të Ligjeve dhe se ai draft është votuar në seanëc plenare. “Ose nuk i shihni mirë, ose nuk e di, ky është problemi juaj. po, është shtuar propozimi ynë në draft, por drafti aty ka qenë mbi tavolinë, e kemi votuar bashkarisht. Po të doni, sekretaria të sjellë draftin ta shihni”,-tha Bylykbashi.

Për këtë çështje mori fjalën edhe kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, i cili nënvizoi se PD nuk ka votuar asnjë ligj që amniston kriminelët. “Nuk është e vërtetë, ne nuk kemi marrë pjesë në projektligjin e amnistisë dhe as në projektligjet tuaja. Draftin e modifikuat ju në komisionin e Ligjeve. Ne nuk e kemi votuar aspak këtë ligj në parlament. Ne nuk kemi qenë fare në parlament për të votuar pr/ligjet tuaja. Tjetër projekt ka ardhur dhe pikërisht amnistimi i atyre që janë në hetim për blerjen e votave janë shtuar në komision”,-deklaroi Paloka.

Në të njëjtën linjë ishte edhe ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, e cila akuzoi krerët e mazhorancës se amnistuan vjedhësit e votave. “Ju drejtohem juve kryetar I Parlamentit. Të amnistohet vjedhja e votave, ky është fundit. Ju keni votuar amnistinë e vjehdje së votave?”

Për këtë çështje reagoi edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, duke thënë se është kundër një amnistie të tillë, por sipas tij drafti duhet të ishte parë me kujdes nga palët. “Jam kundër miratimit të një amnistie të tille, absolutisht. Por mendoj se kolegët duhet ta kishin parë më mirë draftin në komisionin e ligjeve. Duhet vepruar sipas procedurave.”

 

 

DEBATE NË KUVEND MES BERISHËS, KOKËDHIMËS, DULES E RUÇIT

Berisha: Ju po mbroni pasuritë e paligjshme të Ramës. Nuk po mbroni veten por kreun tuaj. Rama u kërkon përqindje biznesmenëve dhe nxjerr fitime nxjerr fitime nga prishjet në bregdet.
Deputeti Kokëdhima kërkon fjalën dhe del në foltoren e Kuvendit.
Dule: Nuk mund të ketë replikë pas replikës.
Debate jashtë mikrofonit mes deputetëve të PS-së dhe PD-së
Ruçi: Kur zoti Berisha për një deputet thotë që parata e Kokëdhimës janë marrë nga Kryeministri i vendit, minimumi është që zotit Kokëdhima t’i jepet fjala brenda të gjithë rregullave proceduriale dhe parlamentare.
Dule: Fjalën e ka zoti Ruçi dhe nuk ka nevojë për asnjë avokati zoti Fino, ju lutem shumë!
Fino! Jepjani fjalën!
Dule: Pretendoni rregullsinë e seancës ndërkohë që po bëni të kundtërtën.
Fino : Jepjani fjalën. Për procedurë!
Dule: Zoti Kokëdhima keni dy minuta replikë.
Kokëdhima: Zoti Dule, do flas edhe në emër të komisionit të Ekonomisë, plus që nëse do të kishit pak sensin e drejtësisë, nuk do t’u bënte përshtypje kërkesa ime këtu sepse nuk e kam përdorur këtë mundësi asnjëherë për të mbrojtur veten apo për të hedhur baltë mbi njerëzit e tjere.
Më vjen shumë keq që duhet të flas për herë të parë në këtë foltore pikërisht sot pas shpifjeve të radhës të këtij zotërisë (Berishës), që ka manifestuar aktet më të qarta të shthyrjes së vet mendore dhe morale…
Dule: Zoti Kokëdhima, ju lutem konkluzoni!
Ndërhyn deputeti Subashi (kërkon t’i jepet kohë homologut të tij Kokëdhima).
Dule: Zoti Subashi, mos më detyroni që të zbatoj penalitetet e rregullores. Ju lutem shumë, kufizojeni në të drejtat që ju jep rregullorja. Po ia atribuoni vetes të drejtën e interpretuesit të gjithçkaje dhe të kujt do. Ju lutem shumë!
Kokëdhima: Unë nuk ju them që qeveria jonë nuk ka një fushatë prishjes dhe shkatërrimi, por ka një fushatë dhe një plan për ta rindërtuar bregdetin. Për ra rikthyer mundësinë që ai vend i begatë në bregdetin e Himarës të mos jetë i varfër siç e keni kandadisur ju…
Dule: Zoti Berisha do të kufizoheni në kohën e replikës.
Berisha: Gjatë 9 muajve parafolësi ka folur vetëm një herë dhe kësaj herë për kështjellën e tij dhe të Edi Ramës që po ndërtojnë në Qiparo. Tani kjo kështjell ose është e Ramës dhe atij, ose është e Gramozit dhe Cacit, por nuk kam asnjë fakt tjetër për ti akuzuar ata të dy. Dua f’ja faturoj atyre se nuk kursej as njërin e as tjetrin, por nuk mundem. Është e Ramës dhe e Kokëdhimës. Vetëm në tre muaj kjo është trefishuar. (tregon foto nga gazeta RD). Kam një jetë të gjatë në politikë dhe në zyrë. Nuk kam parë kurrë deputetë të bëjë shkresa në godana, kurrë. Shkresë në doganë ka çuar vetëm kokëdhima i cili është i çmedur pas naftës. Pasi i shtriu kthetrat me Endri Fugën, tani i duhet prokarazhi në det se atje bëhet kontrabanda.
Dule: Zoti Kokëdhima, dy minuta replikë.
Kokëdhima:
  Zotëria këtu i mori pasuritë e naftës popullit shqiptar dhe asnjë të ardhur nuk përfitoi buxheti dhe populli shqiptar nga burimet dhe pasuritë e veta nëntokësore. Ia dha zotëria më të cilin ndante interesat…
Reagon Berisha jashtë mikrofonit duke u çuar në këmbë
Kokëdhima:
Mua mos më trego gishtin dhe mos më merr për frikacak mua. Ti ke luajtur me pasuritë e shqiptarëve. Ti je përgjegjës për të gjithë këto krime mua. Mos më ndërpre! Albpetroli në gjithë këto vite që drejtove ti Shqipërinë, vetëm dy milionë dollarë mori vendi.
Dule: Zoti Berisha, dy fjalë mund t’ja thoni edhe nga vendi.
Berisha: Mashtrimi i ka këmbët e shkurtra. Ato përrallat që tregon ti këtu, ato si beson asnjë nga këta këtu (deputetët e PS-së). këta donin të dëgjonit për pallatet e Himarës për kështjellat e Dhërmiut, të Qiparoit, për vjedhjet e naftës, për bëmat në bregdet. Sa për naftën vetëm Bankers ka derdh në buxhetin e shtetit mbi 200 milionë dollarë taksa. Prodhimin e naftës e gjetëm në 340 mijë ton dhe arriti në 1 milionë ton prodhimi. Nuk ka det që të lan mëkatet me Edi Ramën. Je një kopje totale, klonim me njëri-tjetrin dhe po vidhni sëbashku.

 

Blushi: Reforma territoriale është ekonomike e jo politike

Deputeti i Partisë Socialiste Ben Blushi u përfshi dje në debatet për reformën administrativo-territoriale, duke deklaruar se kjo reformë nuk mund të përdoret si kauzë politike për pakicën parlamentare dhe se miratimi i kësaj platforme është i domosdoshëm për mirëfunksionimin e bashkive dhe komunave të vendti. Blushi tha se është hera e dytë që socialistët sjellin reformë në Parlament dhe është hera e dytë që opozita e kundërshton që pas vitit 2003-2004. Sipas tij, atëherë kjo reformë ishte e sforcuar sepse vendi ndodhej një vit para zgjedhjeve. “Gjeni një kauz politike për të marrë vota, sepse kjo nuk është kauz. Kjo është një reformë ekonomike e shtetit shqiptar për të administruar sa më mirë territorin. Nëse kjo nuk do të bëhet do të humben 10 vjet. Nëse kjo nuk do të bëhet do të kemi komuna me 2, 3, 5 banorë dhe kjo nuk bëhet”,-deklaroi Blushi.

 

Berisha denoncon në Kuvend kërcenimin e gazetarit Telnis Skuqi

Deputetët e pozitës dhe të opozitës debatuan në seancën e djeshme plenare edhe për komisionit hetimor për çështjen e “drogës”. Ish-kryeministri Sali Berisha riktheu si shqetësim kërcënimin e gazetarit të RD-së Telnis Skuqi, pasi ky i fundit publikoi disa fakte për trafikun e drogës. Beisha theksoi se pas kërcënimit ndaj gazetarit, nuk pati asnjë reagim nga qeveria. “Pesë ditë më parë gazetari Telnis Skuqi që investigoi se ish-reparti ushtarak përdorej si bazë e trafikantëve për të shpërndarë drogën. Këtu ka parlamentarë që edhe e përqeshën. Në ligjin e Korleoones ky mori kokën e dhisë, në nenin 5  të kodit të Korleones koka e dhisë është paralajmërim që të thotë që ke 5 ditë afat. Ju them unë juve që zgërdhiheni dhe përqeshni, ju rracë e pudrosur. Cili ishte reagimi i qeverisë? Zero. Pse u zgjodh heshtja, sepse padrinoja e kishte armik gazetarin”,-deklaroi Berisha. Pas këtyre deklaratave reagoi dhe kreu i grupit parlamentar socialist, Gramoz Ruçi, i cili dënoi aktin.

 

 

Kuvendi i heq kompetencat Presidentit për ILDKP-në, Opozita: Kjo është kapja e shtetit

Pozita dhe opozita debatuar për orë të tëra në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me projektligjin për “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 9049,datë 10.4.2003  “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publikë” të ndryshuar”, ndërkohë që mazhoranca miratoi e vetme nismën. Përfaqësuesit e opozitës akuzuan të majtët se me marrjen e kompetencave po shkojnë drejt kapjes së institucioneve të paravarura, duke bërë krahasime edhe me qeverisjen totalitare të diktaturës në Shqipëri. “Kjo kompetencë është në frymën e Kushtetutës, në frymën e ndarjes dhe kontrollit të pushteteve, në frymën e pavarësisë së tyre relative. Ai është parimi themelor i Kushtetutës dhe doni ta hiqni? Hiqeni, po ku do të përfundoni? Do ta shohim!”- tha Berisha. Ish-kryeministri theksoi edhe deklaratat e fundit për fshehjen e disa miliona eurove nga zyrtarët. “Mos përdorni këtë platformë për t’u hedhur hi syve, qytetarëve. Doni ta merrni noterin e pasurive tuaja që zgjodhi njerëz, jo me pupla, por me flatra kartmonedhash. Keni 60 milionë euro nën dyshek dhe nën jastëk. Nuk kisha dëgjuar kurrë. Unë u thoja disa eksponentëve të maxhorancës tuaj sepse bëjnë banjo në vaska floriri, kjo e tejkalon 10 herë vaskën e floririt”,-tha Berisha

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency