Vlorë/ Vret me thikë ish-vjehrrin, arrestohet 23-vjeçari Marjo Bejdollari

0
208

 

Anxhela Tato

 

Rrëfimi i të afërmve, autori ishte në borxh me viktimën, 1 natë para krimit ish-vjehrra i kërkoi lekët

Vajza e viktimës dhe 23-vjeçari prishën fejesën para 1 viti, të dyja palët në konflikt për pronat

 

vrasja vloreMasakron me thikë ish-vjehrrin dhe plagos ish-vjehrrën, ndërsa pas pak orësh nga krimi bie në prangat e policisë. Krimi i rëndë është regjistruar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në qytetin e Vlorës. Nga të dhënat e policisë mësohet se është bërë e mundur arrestimi i autorit, 23-vjeçari Marjo Bejdollari. Sipas bluve i riu ka mundur që të futet në banesë nga dritarja e banjës, duke iu drejtuar dhomës së gjumit të çiftit Saraseli. Ka qëlluar disa herë me thikë viktimën Agim Saraseli dhe bashkëshorten e tij Dile Saraseli, e cila fatmirësisht ka arritur të shpëtojë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Vlorës. Dyshimet e policisë e lidhin këtë ngjarje me konfliktin e pronësisë pas ndarjes së 23-vjeçarit nga vajza e viktimës, por nuk përjashtojnë si pistë hetimore edhe borxhin. Të afërm të familjes kanë rrëfyer se autori ka qenë në borxh ndaj viktimës dhe vetëm një ditë para krimit Dile Saraseli i ka kërkuar lekët. Njëkohësisht bëhet me dije se 23-vjeçari ka qenë i fejuar me njërën nga vajzat e familjes Saraseli dhe janë ndarë para një viti. Mësohet se ka qenë vajza ajo që ka kërkuar ndërprerjen e fejesës dhe konfliktet kanë vijuar më tej për ndarjen e pasurisë dhe të lekëve. Dyshohet se ky mund të jetë edhe shkaku i krimit të frikshëm, të ndodhur në lagjen “24 Maji”. Sipas policisë nga mekanizmi i ngjarjes konstatohet se krimi është krye me paramendim, pasi autori ka planifikuar çdo detaj, duke pasur si qëllim ekzekutimin e çiftit Saraseli. Në banesë kanë qenë të pranishme edhe vajzat, të cilat të tmerruara akne dëgjuar britmat e nënës. Ato kanë nxituar për në dhomën e gjumit ku kanë gjetur të dy prindërit e gjakosur në krevat. Kane qenë fqinjët, të cilët kanë njoftuar policinë. Blutë me të mbërritur në vendin e ngjarjes për të mbledhur provat. Nga dëshmitë dhe provat e mbledhura është mësuar se autori ishte larguar nga dritarja e tualetit. Por nuk ka mundur dot të arratisej dhe është prangosur brenda pak orësh në afërsi të banesës së tij.

 

Ngjarja

 

Dëshmitarë në vendin e ngjarjes tregojnë se autori ka hyrë nga dritarja e banjës dhe pasi ka vrarë 48-vjeçarin dhe plagosur gruan e tij, është larguar sërish po nga dritarja. Ata tregojnë se autori i ngjarjes i kishte borxh një shumë parash viktimës dhe se një ditë më parë Dile Seraseli. Kishte shkuar t’ia kërkonte. “Autori është futur nga dritarja e banjës dhe ne e njihnim atë. Ka qenë i fejuar me vajzën e Agimit dhe ishte në borxh me ta. Është i njohur për ne autori, pasi ka pasur hyrje-dalje në banesë. Madje vetë Dilja i ka kërkuar që t’i kthente borxhin. Kemi marrë vesh që është futur nga banja dhe ka vrarë Agimin. Dëgjuam ulërima dhe pamë kur autori doli sërish nga dritarja e banjës. Njoftuam policinë dhe tentuan të ndihmonim Dilën që ishte e plagosur. Shpresojmë të shpëtojë dhe na vjen shumë keq për të”, – rrëfimi i fqinjëve. I pyetur nga ana e policisë autori nuk ka pranuar të jap shumë shpjegime për motivin e krimit, por ka shprehur pendesë për çka ka ndodhur. Ndërsa pritet që të merren në pyetje dy vajzat e viktimës dhe të afërm të autorit, të cilët mund të kenë informacione për konfliktet mes të dyja palëve dhe motivet që nxitën 23-vjeçarin të kryente këtë krim.

 

 

Shkodër/ Plumb në kokë 55-vjeçarit, po punonte në serë

 

Krimi, gjakmarrje për vrasjen e kryer nga vëllai i viktimës vite më parë

 

Autori, vrasës me pagesë, qëlloi viktimën me përpikmëri nga 50 metër distancës

 

SOM: Dëshmitare të krimit, gruaja dhe kunata e autorit. Gratë kanë rrëfyer se vëllai i viktimës para disa vitesh ka vrarë një person dhe më pas ka emigruar në SHBA

Ekzekutohet me armë zjarri 55-vjeçari Kol Drini, teksa po punonte tokën, ndërsa dyshimet bien mbi gjakmarrjen për krimin e krye nga vëllai i tij vite më përpara. Mësohet se autori i krimit ishte pozicionuar në mënyrë të tillë që të kishte nën shënjestër 55-vjeçarin. Ndonëse viktima ka qenë i shoqëruar nga gruaja dhe kunata, në momentin që është distancuar nga ato, autori e ka qëlluar duke e lënë të vdekur. Të tmerruara nga ngjarja dy gratë kanë njoftuar policinë dhe ambulancën. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në spital, ku i është nënshtruar ekspertizës mjekoligjore. Ndërsa janë marrë në pyetje dy gratë dhe të afërm tjetër, në lidhje me konflikte ose probleme që mund të ketë pasur viktima. Ende nuk janë specifikuar pistat e hetimet, por dyshimet janë për gjakmarrje. Ndërkohë që janë mbledhur dy gëzhojat e gjetura në vendin e ngjarjes nga arma e zjarrit e tipit “Kallashnikov”. Mësohet se viktima e ka plagën në kokë dhe në qafë. Nga hetimet e para dyshohet se 55-vjeçari ishte duke punuar në sera, ndërsa është qëlluar nga 50 m distancë me Kallashnikov. Policia e lidh këtë ngjarje me motivet e gjakmarrjes pasi i vëllai i viktimës, para disa vitesh ka vrarë një person. Po sipas të njëjtave burime, pas kryerjes së krimit, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Grupi hetimor ka nisur të marrë në pyetje familjarët e viktimës dhe dëshmitarët okularë në ngjarje për të zbuluar më shumë detaje rreth krimit. Policia po heton edhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Hetimet

 

Sipas policisë, nga dëshmitë e bashkëshortes dhe kunatës, të shtënat kanë qenë të shkëputura nga njëra tjetra, duke lënë të kuptohet se atentatori ka qenë i përgatitur mirë për këtë krim. Policia e lidh këtë ngjarje me motivet e gjakmarrjes, pasi i vëllai i viktimës, para disa vitesh ka vrarë një person dhe më pas ka emigruar në SHBA. Po sipas të njëjtave burime, pas kryerjes së krimit, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja. Grupi hetimor ka nisur të marrë në pyetje familjarët e viktimës, bashkëshorten dhe kunatën, të cilat ndodheshin së bashku me 55-vjeçarin në momentin që u vra. Atentatori e ka pikasur mirë dhe ka qëlluar me precizion të lartë, është ky version i ekspertizës së policisë për mënyrën se si është kryer krimi. Ndërsa nga të dhënat e para të autopsisë rezulton se viktima ka dy plagë tejshpuese në kokë dhe në qafë, çka i ka shkaktuar vdekjen. Viktima ka pasur shumë gjakderdhje në vendin e ngjarjes ku ka qëndruar për disa minuta në pritje të ambulancës. Ndërsa në vendin e ngjarjes, përveç gëzhojave, nuk ka gjurmë që të zbulojnë identitetin e autorit. Blutë kanë dyshimi se autori mund të jetë vrasës me pagesë dhe e vetmja pistë është gjakmarrja për vrasjen e kryer nga vëllai i viktimës.

Mallakastër/ Digjet me benzinë makina e kreut të komunës

Persona ende të pa identifikuar i kanë vënë flakën automjetit të kreut të komunës Fratar në Mallakastër Astrit Sejdini. Burime nga polica bëjnë me dije se automjeti është lyer me benzinë dhe më pas i është vënë flaka. Automjeti është djegur plotësisht, por fatmirësisht nuk ka persona të lënduar në njerëz. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes dhe identifikimin dhe kapjen e autorëve

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency