Panair librash, por jo shkrimtarësh!  

0
135

Violeta Murati

 

Dita Ndërkombëtare e Librit kryeqytetin e gjen si rrallë në ditë të tjera me dy veprimtari të përmasave për librin. Është Festivali i Artit, ku është përfshirë libri dhe artet pamore si dhe tri ditët në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë që shoqërohen me panair librash e një sërë veprimtarish promovuese, studime dhe vepra letrare. Po ta shohësh nga emri i institucioneve që i mbështesin financiarisht këto organizime, nuk është e vështirë të kuptohet se paratë burojnë nga taksapaguesit

 

 

panairi-i-librit-kete-per-shkrimin-kryesore-foto-e-madheDita Ndërkombëtare e Librit kryeqytetin e gjen si rrallë në ditë të tjera me dy veprimtari të përmasave për librin. Është Festivali i Artit, ku është përfshirë libri dhe artet pamore si dhe tri ditët në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë që shoqërohen me panair librash e një sërë veprimtarish promovuese, studime dhe vepra letrare. Mirë bëhen që organizohen kaq shumë, i takon një kryeqyteti që të gumëzhijë mbi libra sesa kafeneve.

Po ta shohësh nga emri i institucioneve që i mbështesin financiarisht këto organizime, nuk është e vështirë të kuptohet se paratë burojnë nga taksapaguesit. Pra, janë para publike. Shifra sigurisht nuk thuhen, gjithmonë mbahen sekret sa janë hedhur. Në të shumtën thuhet totali sa buxhet kërkon organizimi, por asnjëherë sa u jepen. Ndërsa asnjë mecenat apo vullnet privat nuk e ka lënë mendja t’u hyjë këtyre nismave, për aq kohë sa ligji i sponsorizimeve anashkalohet dhe prej vitesh ka mbetur inekzistent për të mos hyrë në kallëpe të tjera sociologjike.

Megjithatë, këto duken se nuk janë problemet më të mëdha. Po t’u referohesh programeve të të dyja veprimtarive, ndryshimi është kardinal, sa u takon emrave, titujve dhe promovimeve që ofrojnë. Të imagjinosh që Festivali i Artit, organizuar nga Shoqëria e Librit Shqip, është projekt fitues për t’u financuar nga Ministria e Kulturës, pra që do të hidhen paratë e taksapaguesve, programi i ofruar është “i privatizuar”. Në parantezë ky “panair” ka qenë refuzuar për dy vite me radhë nga Ministria e Kulturës (në kohën e PD-së) dhe me ndërrimin e pushteteve fiton të drejtën, duke lënë jashtë financimit panairin e përvitshëm të librit që organizohet në nëntor të çdo viti. Për shkak të këtij “konflikti” shumë shtëpi botuese nuk shihen në listë, as shkrimtarë që mbajnë letërsinë e këtyre 20 viteve. “Konflikti” këtu ka një thelb, e përsërisim: lekët e taksapaguesve, paratë publike që, në të vërtetë, nuk është hera e parë që përdoren kaq hapur sipas interesave.

Të gjitha pushtetet i kanë përdorur lekët e taksapaguesve si kanë dashur, pa dhënë asnjë llogari e pa bërë transparencë. Dhe ky rast shumëkujt nuk do t’i bëjë përshtypje të madhe, pse u dhanë para për Shoqërinë e Librit dhe jo për Shoqatën e Botuesve.

Por kur vjen puna tek librat, letërsia dhe shkrimtari, thika ndan më thellë se ç’mendojnë se ia kanë hedhur këta “privatë” me lekët publike.

Programi i Shoqërisë së Librit është qesharak. Nuk ka shkrimtarë, nuk ka letërsi, me përjashtim të një apo dy rasteve dhe ndonjë përkthimi. Janë libra të financuar ose libra bulevardeskë që mund të shiten për dy groshë nga televizionet. Programi i panairit të Shoqërisë së Librit është butaforik dhe “zemërgjerë” me amatorë të letërsisë apo të publicistikës, por aspak serioz me letërsinë apo zbulimet letrare. Këta as biznesit të librit nuk i shërbejnë!

Mbi ç’kritere e ka financuar Ministria e Kulturës Festivalin e Artit dhe në veçanti panairin e librit?! Politik është kriteri i parë, pasi në një konferencë për shtyp me të drejtën e kryetares, botuesja Arlinda Dudaj gati e pohoi të njëjtën gjë, përderisa u financua.

Nëse kjo është arsyeja, gjithë morali i ndërtimit të një raporti mes shkrimtarit, letërsisë dhe lexuesit rrëzohet e vritet rëndë. Siç ka ndodhur.

Rrëfimi i një shkrimtari se sa kohë po i botonte librat në një shtëpi të famshme botuese, që e lidhte me televizionin më të famshëm i dha “fryt” për ta shijuar librin, sapo hoqi dorë ai mund të quhet nga kjo “shkrimtar i dështuar”! Pra, këta botues janë të pasur jo nga biznesi i librit, shkak pse kanë pushtet mbi të, por nga të tjera privilegje.

Në këtë paradoks paneli i promovimeve në panairin e Shoqërisë së Librit nuk ndal së prezantuari “bulevardin” e Tiranës deri në arsyen me ironike të Ministrisë së Kulturës për të shpallur nisma të tilla si kafenetë letrare e normale do të ishte të shoqërohej me shfaqjen e “Çufos” apo përfshirjen në andrallat e “Kësulëkuqes”. Promovime amatore që nuk lidhen me letërsinë, aq më pak me shkrimtarin si receptim, fakti pse shërbejnë panairet, përpos biznesit.

Duket se ka një keqkuptim të madh mes librit, arteve pamore dhe këtij festivali të artit përderisa teatri i kukullave bëhet përcjellësja. Në fakt, kjo duket se i përgjigjet realitetit foshnjarak me të cilin prezantohet në këtë panair Shoqëria e Librit, përjashtuar disa pasazheve kompleksive nga ekspozitat (pothuaj zgjedhje personale) në PaMur!

Megjithatë, për të vëzhguar se ç’kulturë gjallon në kryeqytetit në ditët 23-26, duhet kaluar sot nga qendra, nga Muzeu Historik Kombëtar, ku mbahet Festivali i Artit, panair libri dhe ekspozita.

Ndërsa më në periferi, por me një potencë tjetër, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë organizon panairin paralel. Megjithëse mund të duket punë studentësh, panairi i librit dhe prezantimet në Fakultetin e Filologjisë duhet ndalur në dinjitetin që u jepet letrave shqipe si në rastin e paraqitjes së botimeve të prof. Artan Fugës me dy botime “Komunikimi në shoqërinë masive” apo “Les Incompris”, ashtu dhe në ngjarjen e ditës për letërsinë, ardhjen e botimit të Arshi Pipës, “Trilogjia Albanica” nga botimet “Princi”. Një kalim nga programi i promovimeve dhe emrave të autorëve të botuar si veprimtari letrare, por edhe studimore ndryshon totalisht nga ai “panairi i qendrës”!

Sigurisht, nuk ka vend për rrafsh krahasimi, jo vetëm për shkaqe akademike si trajtohet letërsia dhe shkrimtari, por qofshin këto edhe për komercializëm apo biznes.

 

Java e Letërsisë Spanjolle

 

Ambasada e Spanjës me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe në bashkëpunim me institucionet kulturore shqiptare organizon edhe këtë vit një sërë aktivitetesh me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, nga data 23 deri në 25 prill. Në 23 prill, në këtë datë simbolike për letërsinë universale, që nga viti 1930, në Spanjë organizohet një lexim publik i kryeveprës së Miguel De Cervantes, “Sojliu mendjelehtë Don Kishoti i Mançës”.

Siç është bërë tashmë traditë, Ambasada e Spanjës në Shqipëri edhe këtë vit i bashkëngjitet kësaj nisme duke organizuar në datën 23 prill, në orën 11:00 në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës leximin publik të kësaj vepre. Njëkohësisht, në këtë aktivitet do të shpallen edhe fituesit e “Konkursit të krijimit letrar 2014” ideuar enkas për këtë event.

Në datën 24 prill, në orën 11:30 në sallën” Unesco” të Muzeut Kombëtar, Kirmen Uribe Urbieta, i konsideruar si një prej rinovuesve të letërsisë, ndërmjet të tjerash edhe fitues i Çmimit Kombëtar të Narrativës, na paraqet nga Vizcaya (Spanjë) librin e tij “Bilbao, Nju Jork, Bilbao”, të përkthyer deri tani në 14 gjuhë. Prezantimi i librit realizohet ne bashkëpunim me shtëpinë botuese “Toena”. Po në datën 24 prill, në orën 19:00, në sallën “Black Box” në Universitetin e Arteve, grupi teatral “Bambaline Teatre Practicable”, vjen nga Valencia për të prezantuar për herë të parë në Shqipëri “Kishoti”, një vepër e shfaqur në dhjetëra vende. Falë gjestualitetit, heshtjes dhe stilit të saj të veçantë do të na paraqesin këtë kryevepër.

Çdo të premte, në orën 19:00, organizohet “E premtja e filmit spanjoll” në bashkëpunim me Akademinë e Filmit dhe Multimedia “Marubi”. Këtë të premte, 25 prill do të shfaqet filmi “Pylli i gjallë, ndjeje magjinë” bazuar në romanin e Wenceslao Fernández Flórez dhe fituese e çmimit “Goya” në vitin 2001 për filmin më të mirë të animuar si dhe për këngën më origjinale.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency