Intervista/ Flet Ben Blushi: Në PS nuk po zbatohet statuti. “Peticioni i Elbasanit”, Rama fishkëlleu, ata kërcyen

0
112

Deputeti socialist: Ka 8 muaj që nuk zhvillohen zgjedhje në PS, mungon kolegjialiteti

 Blushi: Krimi ka mburojë dhe favorizim politik. Njerëzit me pushtet që s’duan hyrjen në BE

 

 

blushi-300x281Deputeti i Partisë Socialiste, Ben Blushi, kritikon Kryeministrin dhe njëkohësisht kreun e PS-së, Edi Rama, për moszbatimin e statutit të partisë lidhur me zgjedhjet brenda kësaj force politike. I ftuar në emisionin “Opinion” në “TV Klan” të gazetarit Blendi Fevziu, Blushi deklaroi se në Partinë Socialiste mungon kolegjialiteti dhe se për 8 muaj nuk është mbledhur asnjë forum. “Ka një mungesë kolektiviteti në PS. PS nuk është parti kolegjiale, po të kishte qenë më kolegjiale dhe më harmonike, qeveria do ta kishte më të lehtë. PS për fat të keq nuk është më parti kolegjiale, ka 8 muaj që s’mblidhet asnjë forum. Statuti i një partie është kushtetua e partisë. Kryesia duhet të mblidhet një herë në muaj. Në PS nuk ka zgjidhje që në muajin tetor duhej të kish tri zgjedhje, nuk ka zgjedhje. Unë lexoj se kryetari i PS-së zgjidhet me një anëtar një votë, keni parë ju zgjedhje kur kemi hyrë një vitin e 5-të. Unë i kërkoj Ramës të zbatojë ligjin dhe statutin e partisë. Në PS nuk po zbatohet statuti i partisë”, – deklaroi ai. Ndërkohë, lidhur me peticionin drejtuar tij nga baza socialiste e Elbasanit, Blushi theksoi: “Edi Rama ka fishkëllyer dhe ata në Elbasan kanë kërcyer. Kam përshtypje ka shumë kohë të lirë dhe merret edhe me rastin e Elbasanit. Unë nuk merrem me ata socialistët e Elbasanit që kanë firmosur peticionin. Kudo që ka të pakënaqur, të kërkojnë demokraci”.

 

Libri

Duke folur për librin e tij “ Hëna e Shqipërisë”, Blushi komentoi zhvillimet në vend e të ardhmen e mundshme duke theksuar se krimi ka mburojë politike. Duke marrë shkas nga rasti i nënprefektëve (të përcaktuar në libër si njerëz me pushtet lokal të lidhur edhe me krimin) theksoi se është e pamundur të shkelësh ligjin, në qoftë se nuk ke mbështetje politike dhe nuk ke para. “Njerëz të veshur me pushtet në provincë ndikojnë në fushata, trafikojnë e vjedhin vota dhe këta njerëz do kenë problem më të madh ditën që do të hymë në Evropë, sepse Evropa nënkupton zbatimin e ligjit. Këta njerëz do kundërshtojnë hyrjen në BE”. I pyetur nëse ka një aleancë mes politikës dhe krimit, Blushi pohoi: “Pa dyshim që ka. Krimi i çdo natyre në këto 20 vite ka mburojë politike dhe favorizim politik. Ka një tendencë të theksuar pas vitit ‘97. Feudalizimi-njerëz me background të dyshimtë vazhduan këto kërpudha krimi dhe vazhdojnë edhe akoma. Flas për modelin”. Në këtë kontekst, ai nënvizoi se politika në këto 20 vite gjithnjë ka qenë në aleancë me të pasurit dhe jo të varfrit. “Qeveritë, edhe ato që kam qenë unë, kanë më shumë aleancë me të pasurit sesa me të varfrit. Binjakëzimi (i politikës me të pasurit) është një fenomen post-sovjetik. Njeriu më i pasur në Ukrainë u bë President, kjo nuk ndodh në Francë apo Holandë. Kur ka dështim, klasa politike ka bërë aleancë me të pasurit”. Sa i përket të ardhmes së vendit, deputeti socialist u shpreh pesimist lidhur me zhvillimin e vendit, duke vënë pikëpyetje mbi situatën ekonomike. “Pavarësisht se i përkas një partie që ka ardhur në pushtet, që shpresoj që të mbrojë administrimin, një pikëpyetje është se me cilat burime do të vazhdojë ekonomia jonë. Ne sot kemi vetëm mundësi të ushqehemi, çfarë prodhon ky vend? Ka energji, prodhon naftë… Jo. Nuk ka investime të huaja që të kompensonit defiçencat tona ekonomike. Mundësitë sot janë të kufizuara. Burimet natyrore janë relativisht të mjaftueshme, por abuzohet me to dhe shfrytëzohen shumë keq. Ndërsa sa u përket burimeve njerëzore, Shqipëria ka cilësinë më të ulët në arsim në të gjithë Evropën”. Nga ana tjetër, Blushi theksoi se platforma e PS-së është ideologjike në parim. “Unë nuk i kam ngjeshur platformën PS-së, po ia kam imponuar. Unë kam propozuar që ata që kanë më pak të paguajnë më pak kontribute – tendenca është për të bërë një shkallëzim taksash. Ky sistem taksash nuk do të thotë që është final, por tendenca për të pasur taksa të shkallëzuara është e domosdoshme. Unë nuk besoj se kjo u bë për të mbushur arkën, sepse edhe me të ardhurat shtesë ajo ka shumë boshllëk. Qëllimi ishte ideologjik, unë besoj në shpërndarjen më të drejtë të të ardhurave”. Ndërkohë, pyetjes se pse 10 ndër njerëzit më të pasur në Shqipëri janë pjesë e grupit parlamentar socialist, Blushi iu përgjigj duke pohuar: “Unë nuk besoj se i kemi marrë për sponsorë politikë, ka të bëjë më shumë me rrethanat”.

 

 

Me dyer të mbyllura/ Grupi i PS-së hedh firmat për komisionin hetimor, diskutimet për akuzat e drogës në FA

Çështja e akuzave të opozitës për përfshirjen e bazave të Forcave të Armatosura në trafikun e drogës ka qenë në qendër të mbledhjes së grupit parlamentar socialist. Në takimin e zhvilluar me dyer të mbyllura, mësohet se është diskutuar qëndrimi i mazhorancës ndaj kësaj çështjeje, duke vënë në plan të parë, sipas socialistëve, rëndësinë e hedhjes poshtë të akuzave të së djathtës. Duke mbështetur kërkesën e bërë publike dy ditë më parë nga nënkryetari i grupit parlamentar socialist Taulant Balla për ngritjen e një komisioni hetimor mbi akuzat e opozitës për përdorimin e infrastrukturës ushtarake në trafikun e drogës, deputetët socialistë kanë firmosur në mbledhjen e djeshme nismën. Po ashtu, socialistët kanë vendosur që ta cilësojnë si një domosdoshmëri ngritjen e komisionit hetimor edhe në seancën e së enjtes në Parlament, duke paraqitur si argument verifikimin e akuzave dhe pretendimeve të opozitës. Në kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Lëvizjes Socialiste për Integrim të depozituar në Kuvend, theksohet se arsyeja e kësaj kërkesë ka të bëjë me verifikim e fakteve që do të provojnë nëse është përdorur apo jo ushtria për të trafikuar lëndë narkotike përtej vendit. “Objekti i hetimit ka të bëjë me verifikimin e akuzave të artikuluara publikisht nga përfaqësues të lartë politikë kundrejt Forcave të Armatosura për vënien në dispozicion të infrastrukturës së ushtrisë për veprimtari kriminale; transport i lëndëve narkotik. Komisioni ka për objekt të veprimtarisë së tij zbardhjen e plotë të motiveve dhe arsyeve, verifikimin e plotë të fakteve dhe të provave që provojnë ose përgënjeshtrojnë akuzat e artikuluara publikisht nga përfaqësues të lartë politikë kundrejt Forcave të Armatosura për veprimtari kriminale”. Ndërkaq, opozita ka kundërshtuar nismën e mazhorancës për komisionin hetimor duke e cilësuar si të gabuar dhe qesharake pasi sipas të djathtëve nuk mund të hetohen: “Ata që e panë dhe pse e thanë atë që panë”, – por vetë çështja në kuadrin e transparencës si e drejtë themelore e qytetarëve në demokraci.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency