Çfarë fshihet pas arratisjes së Hitlerit në Argjentinë?

0

hitler-altersheim-528e5cAdolf Hitler shpëtoi dhe u arratis me një nëndetëse në Argjentinë ku jetojë në një ranç të rrethuar me roje diku në fund të Luftës së Dytë Botërore përderisa vdiq pasi vuajti nga astma dhe ulcera, thonë disa dosje sensacionale që kanë dalë nga FBI.Në një vend me dosje të fshehta, të punuar nga J Edgar Hoovert thuhet se ai kishte shpëtuar dhe një skuadër është duke gjurmuar për zbulimin e këtyre dokumenteve. Dokumenti mister jep në detale se si një i arratisur argjentinas ishte ndihmuar nga Hitleri, dy gra dhe gjerman të tjerë që kishin zbarkuar nga një nëndetëse në vendin jug-amerikan përafërsisht dy javë e gjysmë pas rënies së Berlinit në prillin e vitit 1945. Hitleri dhe shoqëruesit e tij mandej shkuan kaluç deri tek kodrat e Andeve jugore dhe plani ishte që këta 50 persona të shkojnë tek një grup i fortë i familjeve gjermane që shtrihej në një fshat në atë zonë. Një informator argjentinas, i cili ia kishte dhënë informacionin autoriteteve amerikane duke shpresuar se do të shpërblehet me azil, nuk është dhënë emri i tij në këtë dokument. Po ai bën përshkrimin e HItlerit për një gazetarë që punonte në Los Angeles Examiner më 29 korrik të vitit 1945, duke thënë se nazisti kryesor “vuante nga astma dhe ulcera si dhe kishte rruar mustaqet e tij dhe kishte përcillte trendët e në modës së kohës”. Informuesi po ashtu ka dhënë orientimet se ku ishte Hitler duke thënë: Nëse do të shkoni në një hotel me emrin San Antonio në Argjentinë, do t’ua aranzhojë një takim me një njeri atje, i cili e di lokacionin se ku është Hitleri. “Natyrisht ai ruhet shumë nga rojet e tij, kurse ju do ta rrezikoni jetën nëse shkoni atje”. Informacioni kishte shkuar tek drejtori legjendar i FBI-së, J Edgar Hoover, të cilin dokument ai ja kishte përcjell Departamentit të Luftës. Mirëpo në një dosje të datës 21 shtator, 1945, shkruante “Vendi i izolimit të Hitlerit”, ku agjentët konkludonin: Për shkak të informatave të pakta dhe jo të mjaftueshme…mendohet se është e pamundshme të vazhdojmë projektet për ta lokalizuar Hitlerin duke bërë informata më të rralla për të”. Në një paralajmërim FBI thoshte se Hitleri aktualisht jetonte në qytetin e Neë York, përsëri i njëjtë pa mustaqe, përderisa disa thoshin se ai fshihej pas disa simpatizantëve të tij në pjesën gjermano folëse të Zvicrës. Ky zbulim erdhi pak javë pasi që autori i librave për Nazistë kishte thënë se ai ka zbuluar një fotografi të Hitlerit e cila tregon se ai ka vdekur në Brazil në moshën 95 vjeçare. Diktatori i tmerrshëm ishte larguar nga Argjentina në Paraguaj, para se të vendoset përfundimisht në një qytet të vogël me emrin Mato Grosso në Brazil shkruan shkrimtari i librave të këtillë, Simoni Renee Guerreiro Dias. Hitleri thuhet se e ka përdorur emrin Adolf Leipzik dhe ishte i njohur nga 12 000 banorët e Nossa Senhora do Livramento si “gjermani i vjetër “.

 

Zbulohet planeti, ku mund të jetojnë njerëzit në të ardhmen

 Shkencëtarët besojnë se kanë zbuluar planetin më të ngjashëm për nga madhësia dhe forma me Tokën, i cili me shumë gjasa, sipas tyre strehon jetë. Planeti është zbuluar nga teleskopi i NASA-s, Kepler dhe është pagëzuar me emrin Kepler 186f. Ai ndodhet 500 vite dritë larg Tokës në një sistem më të vogël se sistemi ynë diellor dhe në distancë më të afërt me yllin vet, por në zonën që astronomët e cilësojnë si ‘zona e jetës’. ‘Zona e jetës’ quhet e gjithë fasha e orbitës së një planeti që nuk është as larg dhe as afër nga ylli i tij, por mjaftueshëm për të patur temperatura që mbajnë ujin në gjendje të lëngët. “Ndoshta kemi zbuluar një planet me përmasat e Tokës, që përthith të njëjtën energji nga ajo që përthith Toka, por ajo që ndryshon është se Kepler 186f rrotullohet rreth një ylli krejtësisht të ndryshëm nga Dielli ynë. Ndaj ndoshta nuk duhet të nxitohemi dhe të themi kemi gjetur binjakun e Tokës, por ‘kushëririn’ e planetit tonë po”, thotë Thomas Barclay, pjesë e shkencëtarëve që morën pjesë në këtë zbulim. Shkencëtarët thonë se për momentin nuk kanë asnjë të dhënë rreth atmosferës së Kepler 186f, por ajo do të jetë objekt i studimeve dhe vëzhgimeve të teleskopëve në të ardhmen me shpresën se do të bien në gjurmët e përbërëseve që mundësojnë jetën.