Shkarkimet nga puna në Administratë/ Peticioni ndaj Kryeministrit: Na ktheni në punë, s’kemi miq, por ligjin!

0
134

Punonjës të Postës në Shkodër: Ne nuk kemi “mik” por për ne ekziston e drejta ligjore dhe zoti”

 

 

 

administrateShkarkimet nga puna në administratën publike vijojnë të mbeten një shqetësim i shumë qyetatarëve në vend që e kanë humbur një post të tillë, por edhe i atyre punonjëve që janë ende në listë pritjesh. Një grup punonjësish të Postës Shqiptare, Filiali Shkoder, me anë të një peticioni drejtuar Kryeministrit Edi Rama, kërkojnë rikthimin e tyre në punë, duke pretenduar se janë shkarkuar me pa të drejtë. Në shkresën e tyre ata bëjnë të ditur shumica prej tyre ka mbi 30 vite punë në këtë sektor, ndërkohë që në vend të tyre janë punësuar persona pa eksperiencë.

“Vihemi ne dijeni se marrëdhënia e punës ndrëpritet pa asnjë shkak ligjor në kundershtim flagrant me ligjin, kodin e punës si dhe ligjin për statusin e nëpunesit civil. Njëkohësisht në fillim të muajit prill 2014, në pozicionet tona të punës emërohen punonjëset (nga rruga) pa eksperiencë dhe disa me shkollim 8 vjeçar, ulen në vendin tonë dhe me nje eksperiencë shumë vjeçare duke zotëruar të gjitha llojet e sherbimeve shembullore në punë, hidhemi në rruge pa asnje shkak ligjor. Në çfarë shteti jetojme? Jemi në vitin 2014-të dhe presim të hyjmë në familjen evropiane, a thua ndodh në botë një fenomen i tillë? A nuk jemi ne persona, gra me të drejta si gjithë gratë e tjera evropiane? Kemi investuar gjithë jetën, shpirtin, vitet me frytdhënese të jetës sonë në këtë punë dhe a është e drejtë që sot të përfundojmë në rrugë pa asnjë arsye?”,-theksohet në peticionin e të shkarkuarve nga puna.

Në shkresën e tyre firmëtarët e peticionit kërkojnë rikthimin e tyre në punë, duke iu drejtuar Kryeministrit Edi Rama se ata nuk kanë miq për ta bërë këtë, por të drejtën e tyre, ligjin.

“Me çfarë të drejte dhe kopetencë ligjore drejtori rajonal i filialit të postes Shkodër  ndërmerr vendime të tilla largimi nga puna ( kolektive ) pa arsye kur filiali jonë ka një drejtori të Pergjithshme në tiranë apo ka bashkëpunim dy palësh sepse një pjesë e tyre të larguarve edhe ndër më të rinjtë janë rikthy kurse për ne me 30 vite e lart nuk ka rikthim, sepse ne nuk kemi “mik” por për ne ekziston e drejta ligjore dhe zoti. Kërkojmë zgjidhjen e problemit tonë kaq të madh nga kryeministri i Shqipërisë z. Edi Rama dhe mbështetjen nga të gjithë njerëzit e ndershëm”.

 

Punonjësit e larguar:                     Vitet e punës

  1. Petrit Zaganjori                                 12
  2. Fatbardha Mujaxhi                          28
  3. Remzije Stankaj                                                36
  4. Naser Rrexhimi                                 41
  5. Fatmira Dibra                                     32
  6. Gjon Kasteri                                       20
  7. Nurije Çelepija                                  22
  8. Kristina Pjetrushi                              25
  9. Mimoza Vodinaj                               33
  10. Ndoc Bajka                                         30
  11. Leze Hila                                              30
  12. Lodovik Deja
  13. Aleksander Fush
  14. Faik Smajlaj
  15. Emirjeta Karajfili                               8
  16. Rrok Palaj
  17. Lazer Kodra
  18. Agostin Dekaj
  19. Ejla Reçi
  20. Irma Muslija
  21. Rifat Ujka                                            37

 

 

 

 

Kuvend/ Reforma territoriale në Konferencën e Kryetarëve,  PS-LSI shkurtojnë votat e opozitës

“Komisioni i Posaçëm me 17 anëtar, 9 nga pozita (7 PS dhe 2 LSI) dhe 8 nga opozita (6 PD, 1 PR dhe 1 PDIU).

Përfaqësues të mazhorancës dhe të opozitës pritet të diskutojnë ditën e hënë kërkesën e kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi, për ndryshimin e përbërjes së komisionit të posaçëm të reformës administrativo-territoriale. Pas dorëzimit të kërkesës që Ruçi bëri në emër të mazhorancës të enjten e shkuar në Kuvendin e Shqipërisë, pritet që të mblidhet Konferenca e Kryetarëve për të diskutuar propozimin e tij.

Sipas kërkesës së, opozitës i hiqet e drejta e barabartë të votës në komision, e drejtë e cila parashikohet në vendimin e parë të Kuvendit të Shqipërisë. Kërkesa e PS-së pritet të merret në shqyrtim nga Konferenca e Kryetarëve, ndërkohë që gjasat janë që ky vendim të merret edhe pa konsensusin e opozitës dhe kjo për faktin se, konsensusi në Konferencën e Kryetarëve nuk është kush që ndikon në mosmiratimin e kërkesës.

Futja e kërkesës së PS-së në procedurat parlamentare u bë nga kryetari i Kuvendit, Ilir Meta: “Kryetari i grupit të PS-së, zoti Ruçi, ka propozuar ndryshimin e vendimit të Parlamentit për ngritjen e komisionit për reformën administrative dhe territoriale që ndihmon zhbllokimin e punës së këtij komisioni”,-ka thënë kreu i Kuvendit.

Sipas kërkesës se PS-së, thuhet se “Komisioni i Posaçëm ngrihet mbi bazën e përfaqësisë pozitë-opozitë. Në përbërje të tij do të ketë 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë përfaqësues të pozitës (7 PS dhe 2 LSI) dhe 8 përfaqësues të opozitës (6 PD, 1 PR dhe 1 PDIU). Një tjetër ndryshim lidhet edhe më shtyrjen e afatit të punës të këtij komisioni”.

Në projektvendim thuhet se veprimtaria e komisionit shtyhet deri në datën 24.06.2014. “Ndodhur përpara një bllokimi të këtij procesi, si dhe mos funksionimit të Komisionit të Posaçëm Parlamentar, mazhoranca parlamentare, me ndryshimet e propozuara në Vendimin Nr.1/2014, ka si qëllim zhbllokimin dhe vënien në ecuri të këtij procesi, si dhe fillimin e punës së këtij Komisioni”,-thuhet në relacionin që mban firmën e Gramoz Ruçit. Edhe pse kërkesa e PS-së kërkon reduktimin e të drejtës së votës në komisionin e posaçëm parlamentar për reformën administrativo-territoriale, pakicës parlamentar duket se i lihet edhe një tejtër shanc për të pasur të drejta të barabarta. “Por pavarësisht këtij ndryshimi në përbërjen e Komisionit, pozita merr përsipër që të garantojë se ky raport do të ndryshohet në momentin e parë, që opozita shprehet e gatshme dhe kërkon barazinë e përfaqësimit pozitë-opozitë në këtë Komision, duke siguruar respektimin e parimit të barazisë pozitë-opozitë, si në përbërje ashtu dhe në vendimarrje”,-theksohet në relacion. Miratimi i njëanshëm e kërkesës së PS-së, pritet të rihapë debatet mes pozitës dhe opozitës për reformën administrativo-territoriale si dhe një sërë çështjes të tjera. Sipas deklaratave të fundit të përfaqësuesve të opozitës, miratimi i njëanshëm i kësaj reforme pritët të rrisë tensioin politik në vend.

 

 

Kreu i PD-së për reformën administrativo-territoriale

Pak ditë më parë lidhur me depozitimin e kërkesës së PS-së në Kuvend për ndryshimin e përbërjes së komisionit të posatçëm të reformës administrativo-territoriale, reagoi edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili theksoi se prishja e konsensusit për këtë reformë, do të sillte destabilitet politik në vend.

“Nuk e kuptojmë nxitimin e mazhorancës drejt veprimeve të njëanshme për rivizatimin e kufijve, kur reforma duhet shumë më e thellë dhe përfundimi i reformës duhet t’u shërbejë qytetarëve, jo partive politike dhe as hartave elektorale. Ndaj, edhe një herë i bëj thirrje Kryeministrit Rama, Kryetarit të Kuvendit Meta, si dy bashkëkryetarë të mazhorancës të bëjnë të mundur konsensusin. Asnjë paragjykim nuk ka vend, opozita do ta përdorë konsensusin në mirëbesim për të arritur një produkt në shërbim të qytetarëve. Nga ana tjetër, refuzimi i konsensusit do të ketë pasoja dramatike, do të zhvlerësojë çdo hap të njëanshëm dhe do të fusë vendin në një spirale destabiliteti politik sepse refuzimi i konsensusit për këtë reformë është në fakt refuzim i bashkëjetesës demokratike”, – ka thënë Basha.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency