Kush do t’i fitojë zgjedhjet Evropiane  

0
169

Alba Kepi

 


alba kepiBruksel
– Pas pesë vjet pune, debate e negociata u mbyll në Strazburg seanca e fundit plenare e legjislaturës së VII të Europarlamentit. Prej 2009 deri më sot rreth 22 mijë votime kanë sjellë aprovimin e mbi 970 ligjeve. 28 vendet e Bashkimit Evropian janë tashmë në fushatë të plotë elektorale. Pak më shumë se një muaj na ndajnë nga zgjedhjet e 22-25 majit ku mbi 500 milionë banorë të këtij komunitetit të madh janë thirrur të votojnë për eurodeputetët që do t’i përfaqësojnë. Edhe pse të konsideruara si “second order elections” kundrejt rëndësisë që marrin zgjedhjet politike kombëtare për çdo vend anëtar, vota evropiane sivjet duket se po merr shumë më tepër vëmëndje se sa në të kaluarën.

E dy janë sfidat kryesore që duhet të përballojë; pjesëmarrja në votime pa harruar zgjedhjet e fundit me përqindjen e ulët të tyre, si dhe rezultati përfundimtar, një sfidë ndaj partive anti europiste, me gjithnjë e më shumë anëtarë. Zgjedhjet evropiane të 2014 janë të parat që do të mbahen pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës 2009, i cili i shton fuqinë e Parlamentit Evropian duke i dhënë një rol kryesor në zgjedhjen e Presidentit të Komisionit evropian. Traktati i Lisbonës parashikon për çdo shtet anëtar një numër eurodeputetësh që varion nga 6 për Maltën, Luksemburgun, Qipron e Estoninë deri më 96 për Gjermaninë. Parlamenti evropian pretendon një pjesëmarrje sa më të lartë në votime e nënvizon se si kriza që po kalon aktualisht Bashkimi Evropian kërkon një shtim të legjitimitetit demokratik. Për këtë qëllim Partitë evropiane përcaktojnë emrin e kandidatit të tyre për presidencën e Komisionit evropian në mënyrë që dhe qytetari të zgjedh më mirë votën e tij.

Komisioni evropian ka publikuar gjatë orëve të fundit dy relacione që prezantojnë masat e adoptuara nga BE për t’i bërë këto zgjedhje sa më demokratike e për të garantuar një politikë evropiane sa më pranë qytetarit. Këto dy relacione kanë të bëjnë me analizimin e përgjigjeve te çdo vendi anëtar e partive politike ndaj rekomandimeve të Komisionit evropian për të shtuar transparencën e legjitimitetitn demokratik të zgjedhjeve everopiane, si dhe me ekzaminimin e instrumenteve të reja të komuikimit, apo më mirë ” dialogu me qytetaritn”, që prej gati 18 muaj Komisioni evropian ka praktikuar për të informuar, për të rifituar besimin ndaj institucioneve evropiane e kombëtare, si dhe për të bindur zgjedhësit mbi peshën e zërit të tyre në Bashkimin evropian.

“Këto zgjedhje duhet të jenë autentike evropiane- është shprehur Viviane Reding, nëkryetare e komisionit për Drejtësinë. Për herë të parë në historinë e integrimit evropian është krijuar një debat përreth kandidatë të caktuar për presidencën e Komisionit. Lind kështu një demokraci e vërtetë evropiane, që nuk duhet ushtruar vec në ditët e votimit, por që jeton në debatin e përditshëm e përgjatë gjithë vitit me njerëzit në nivel lokal, e mbi atë çka do jetë e ardhmja e Evropës”.

Kur do të votohet e kush mund të jetë Presidenti i ardhshëm i Komisionit Evropian?

Votuesit në Britaninë e Madhe dhe Vendet e ulëta do t’i drejtohen kutive të votimit më 22 maj, ndërsa Irlanda më 23 maj. Qipro, Letonia, Malta, Sllovakia e Republika Ceke më 24 maj, Të gjithë vendet e tjera do të votojnë më 25 maj 2014.

Gjatë javëve të shkuara grupet kryesore politike brenda Parlamentit Evropian kanë përcaktuar kandidatët për presidencën e Komisionit. Kujtoj se për të krijuar një grup politik brenda Parlamentit Evropian janë të nevojshëm 25 anëtarë, përkatësisht të paktën nga 7 vende anëtare. Kush do të fitoj mazhorancën e vendeve në PE, do të shoh të zgjedhur kandidatin e tyre në krye të Presidencës së Komisionit. Ndër 13 Parti Poltike Evropiane (në të cilat aderojnë dhe Partitë Kombëtare) vetëm pesë prejt yre kanë nominuar një kandidat për President të Komisionit Evropian. Kandidatët kryesore fitues konsiderohen Jean-Claude Juncker i Partisë Popullore Evropiane (PPE), gjermani Martin Schulz i Partisë Socialiste Evropiane (PSE), belgu Verhofstadt i grupit liberal, greku Tspiras, lider i Syriza-s e përfaqësues i Partisë së Majtë Evropiane, si dhe dyshja Ska Keller- Jose Bove përfaqësues të European Green Party. Ndërsa grupi i Konservatorëve e reformistëve evropian (ECR) me prezencën e konservatorëve anglezë, grupi i partive antieuropiste (Europe of Freedom and Democracy) kryesuar nga Fronti Nacional i Marine Le Pen, kanë vendosur mos të prezantojnë asnjë kandidatë për Presidencën e Komisionit Evropian. Përveç zgjedhjes indirekte të Presidentit të Komisionit evropian, elektorati i këtij komuniteti do të votojë dhe për zgjedhjen e anëtarëve të Parlamentit Evropian të cilët do të jenë plot 751, pas pranimit të vendit 8 antëraë, Kroacisë, kundrejt 736 parlamentarëve të legjislacioit të fundit.

Kandidati i socialistëve evropian Martin Schulz ka nisur pak orë më parë në Paris fushtaën e tij elektorale duke premtuar luftë kundër evazionit fiskal e favorizmin të rimëkëmbjes ekonomike. Schulz synon një politikë evropiane “kundër cdo spekullatori që përfiton miliarda e i transferon në parajsat fiskale, kundrejt sipërmarrjeve të vogla e të mesme që nuk mund të gjejnë kredite të mjaftueshme për tu zhvilluar”. Nga ana tjetër veterani europaramentar luksemburgezi, Jean-Claude Junker, kandidati i PPE, nga Finlanda me një fjalim të tij me tema e tone të forta shprehet se “Europa ka mbetur prapa e duhe të vrapojë për të rekuperuar kohën e pozicione e humbura. Europa ka nevojë për një ekonomi dixhitale, kjo vetë ka nevojë për singel market, e ky i fundit vetë ka nevojë për operatorë teekomunikacioni të fortë e realisht pan evropian”. Në Itali ndërsa kryen fushatën e tij paneuropiane, përfaqësuesi i Aleancës së demokratëve e liberalëve evropian, Guy Verhofstadnn mendon se “Europa sot nuk funksionon mirë, mjaft të shikosh përqindjen e papunësisë në jug të Evropës, e për të zgjidhur këto probleme duhet një Evropë Federale”. Ne -shprehet ai- kundër asaj ç’ka kërkojnë euroskeptikët, duam integrim. Dhe integrimi evropian është motori i rimëkëmbjes, e jo borxhet e reja që synojnë të krijojnë socialistët.”

Sistemi elektoral për zgjedhjen e Parlamentit Evropian ndryshon nga shteti në shtet, por është Traktati i Amsterdamit , i cili ka stabilizuar përdorimin e një sistemi proporcional me kufi minimale jo më të larta se 5%. Parlamenti që po mbyllet përbëhet nga një mazhorancë relative e Partisë Popullore Evropiane PPE me 36%, ndjekur nga Partia Socialiste Evropiane, PSE me 25%, nga Liberalët ALDE me 11%, Green 7.5% dhe konservatorët e reformistët me 7,3%.

Europarlamentarët kanë një rol kyç në ecurinë e idealëve të Bashkimit Evropian. Organizata Vote Ëatch Europe analizon në sitin e saj zyrtar, të gjitha aksionet e tyre, raportet e redaktuara, amandamentet, fjalimet e pjesëmarrjen në votime. Gjithcka në emër të transparencës. Drejtori i kësaj organizate Doru Frantescu evidenton aktivitetin e Vote Ëach Europe me fjalët; “Utentët mundin të kenë një vizion të qartë mbi atë cka ndodh në parlament, për cfarë votohet, pozicionet e grupeve politike e tendencat e koalicioneve mes tyre”.

Fushata elektorale për Europarlamentin e ardhshëm tashmë është e hapur, bashkë me të dhe aktiviteti i organizatave joqeveritare për të informuar zgjedhësit, për të ekzaminuar punën e kryer, dhe pa harruar sondazhet që ditë pas ditë e shndërrojnë në përqindje. Midis tyre është Debating Europe që ashtu siç flet dhe emri organizon debate mbi cështje evropiane si dhe porpozo votimin online për secilën parti evropiane. Adam Neyman, drejtori i Debating Europe shprehet se organizata që ai drejton reflekton opinionet e çdokujt që viziton këtë sit e për momentin sondazhi e kryesojnë socialdemokratët evropian, ndjekur nga liberalët dhe e majta radikale. Qëndra e djathtë renditet e katërta, ndërsa euroskeptikët momentalisht kanë përqindje të ulët.

Sondazhi i PollËatch 2014 evidenton për momentin një barazpeshë mes dy grupeve kryesore poltike PPE e PSE me kandidatët përkatës Jean-Claude Juncker dhe Martin Schulz duke i akredituar rreth 212 vende në Palrament. Grupi i libral-demokratëve e refomistëve nëse votohej sot do të fitonin përafërsisht 62 vende dhe e majta evropiane rreth 55 eurodeputetë.

 

Sa paguhen europarlamentarët?

Prej vitit 2009 paga e deputetëve në Parlamentin evropian është e njëjtë për të gjithë; 7,956 euro. Gjithashtu i shtohen bonuse, dieta e shpenzime pune që mundin ta çojnë rrogën e tyre deri më 17 mijë euro. Shpenzimet për mbajtjen e PE bëhen veçanërisht të kushtueshme në lidhje me selinë e tij si në Bruksel ashtu dhe në Strazburg. Për të mbuluar çdo ditë spostimet e deputetëve, asistentëve e personelit harxhohen në vit mesatarisht rreth 200 miionë euro. Pa harruar dhe selinë e sekretariatit të përgjithshëm në Luksemburg. Vendodhja e punës së eurodeputetëve në Bruksel ose në Strazburg përcaktohet jo nga kombësia e tyre, por nga grupi politik evropian të cilit i përkasin, e që pothuajse gjithmonë është i njëjtë me atë të partisë së tij.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency