Dhuna në familje/ I dehur ushtroi dhunë ndaj gruas, dënohet 6 muaj burg

0
171

Sonila Mesareja

 

 

 

Dëshmia e gruas: Më qëlloi me pultin e televizorit dhe shuplakë kur po telefonoja policinë, ndërhyrja e vajzës ndaloi sherrin

 

dhuna ndaj graveRastet e dhunës brenda familjes sa vijnë e shtohen në gjykatë. Kryesisht janë raste të dhunës bashkëshortore, por nuk kanë munguar as format e tjera të shfaqjes së dhunës, si ajo e fëmijëve kundër prindërve të tyre. Pas datës 11 prill kanë filluar të pushohen këto vepra penale në gjykatë, për shkak të përfitimit nga amnistia, ndërsa para kësaj date, të pandehurit janë ndëshkuar me burg nga gjyqtarët. Një nga vendimet me ndëshkueshmëri, para se të hynte në fuqi ligji për “Amnistinë”, ishte ai i një bashkëshorti që gjatë gjithë viteve të martesës nuk e kishte ndaluar dhunën ndaj gruas, por duke mos e kursyer edhe ndaj fëmijëve. Kështu, dhuna sistematike ndaj gruas por edhe vajzës do i kushtojë lirinë për gjashtë muaj një 46-vjeçari nga Tirana. Gjykata e ka shpallur fajtor për ushtrimin e dhunës, duke me 9 muaj burg, por që për shkak të aplikimit të gjykimit të shkurtuar i ulet një e treta e dënimit. Sipas dëshmisë së gruas, bashkëshortit nuk i ka mjaftuar që e qëlloi me pultin e televizorit, por kur ka marrë telefonin të njoftojë policinë, e ka qëlluar me shuplakë pas veshit, duke i shkaktuar dëmtime. Ka qenë ndërhyrja e vajzës së madhe dhe dalja nga shtëpia derisa mbërriti policia, që parandaloi përshkallëzimin e dhunës nga i pandehuri. Madje, sipas dëshmive, rezulton që i pandehuri t’i ketë kërcënuar se do i vriste dhe se shtëpinë nuk ia linte njeriu, pasi e kishte të babait të tij.

 

 

Akuza

Sipas vendimit të gjykatës, e cila e dënoi me 6 muaj burg për “dhunë në familje” të pandehurin Sali Mezini, 46 vjeç, ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes Valbona Mezini, me të cilën ka edhe 3 fëmijë. Sipas deklarimeve të të dëmtuarës Valbona Mezini, me datë 25.01.2014 ora 20:45 i pandehuri Sali ka ardhur në banesën bashkëshortore, në gjendje të pirë dhe ka filluar të shajë me fjalë fyese kashi nderit të të dëmtuarës dhe më pas shkoi të flejë në dhomë të gjumit . Më pas, e dëmtuara ka shkuar në punë, ku lan gota në banak te një local dhe i ka lënë porosi vajzës së saj Lorena 19 vjeçe që të kujdesej për motrën e vogël pasi ishte sëmurë. Rreth orës 22:30 , Lorena merr të dëmtuarën në telefon se motra ishte me tempraturë. E dëmtuara ka marrë leje në punë dhe bashkë me dy vajzat ka shkuar në Urgjencë tek stadiumi Dinamo, ka marrë ilaçet dhe ka shkuar në shtëpi. Duke përgatitur ilaçet, është zgjuar i pandehuri dhe ka filluar ta ngacmojë të dëmtuarën me fjalë. E dëmtuara nuk ka reaguar dhe i pandehuri i ka gjuajtur me telekomandën e televizorit, ku nuk e ka kapur por është përplasur në mur dhe i kanë rënë bateritë. E dëmtuara në këto kushte, ka filluar të marrë në telefon policinë, ndërsa i pandehuri i ka rënë me shuplakë pas veshit për të mos realizuar telefonatën. Aty, ka ndërhyrë e bija, Lorena e cila ka shtyrë të atin dhe të treja siç ishin kanë dalë përjashtë shtëpia për të qetësuar situatën pasi i pandehuri ka filluar të kërcënojë: ”Do t’ju vras , ti s’ke punë në këtë banesë, ma ka lënë babai ”. E dëmtuara ka ndenjur 15 minuta në shkallë derisa ka ardhur policia që mori të pandehurin në komisariat. Gjatë dëshmisë, e dëmtuara tregon se i pandehuri është shumë i dhunshëm që kur është martuar, ai ushtron dhunë fizike në prani të fëmijëve dhe i shan në mënyrë të përsëritur të dëmtuarën, sidomos kur është i pirë etj. Dhunën fizike e ushtron edhe ndaj vajzës së madhe Lorenës , pasi i del në krah të ëmës, madje vite më parë, i pandehuri ka manifestuar sjellje të çuditshme jo të zakonshme që i takojnë babait ndaj bijës.  Edhe e bija ka pranuar dhunën që i ati ushtron ndaj nënës së saj, ndërsa ka shpjeguar se babai ka qenë i dhunshëm përherë, pi alkool dhe se nuk punon, por është vetëm nëna që punon. Për sjelljen e të pandehurit, kanë lajmëruar edhe policinë. Dëshmitarja shpjegoi se nuk ka vazhduar shkollën e lartë pasi babai e ka ndaluar dhe i ka thënë se në të kundërt do ta hedhë nga kati i tetë.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency