Si duhet të vishen femrat gjatë 2014-ës?

0
123

Dolce-Gabbana-Spring-Summer-2014-Milan-Fashion-Week-14Nëse keni menduar të lini pas dore palestrën, e keni gabim. Kjo, pasi stilistët me famë botërore këtë vit sugjerojnë stilin e viteve ‘80 me funde të gjata deri në pjesën e sipërme të belit dhe bluza të shkurtra. Por lajmi i mirë mbetet se firmat e njohura si Lacoste, Louis Vuitton, DKNY, i kanë përshtatur këto veshje, duke ekspozuar një pjesë të vogël mishi se më parë. Bluzat e shkurtra do të shoqërohen me funde ose pantallona me bel shumë të lartë. Fundet e shkurtra dhe bluzat me linja gjeometrike të prezantuara më së miri në koleksionin e Victoria Beckham në “New York Fashion Week”. Në 2014 xhaketat e mbushura plot ngjyra dhe me një dizajnim të veçantë duhet të jenë patjetër pjesë e gardërobës tuaj. Ato ishin mjaft të përhapura në “London Fashion Week”, ku Jonathan Saunders dhe Erdem sollën hijeshinë e rrobave ekzotike, të mbushura me zogj, bletë dhe lule plot ngjyra. Këpucët me takë jo shumë të lartë dhe me shirita të sjella nga stilistët Dries Van Noten dhe Proenza Schouler. Veshje seksi me pjesë transparente në vende të ndryshme të trupit të ndërthurura mjaft bukur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency