Info/Sport

0
158

realifestReali feston, Barcelonën e fishkëllejnë

Pasi festuan në fushën e “Mestalla”-s për minuta të tëra, futbollistët e Realit të Madridit e vijuan festën e Kupës së Mbretit edhe në dhomat e zhveshjes. Shampanjë, brohorima gëzimi dhe foto kujtimi ishin korniza e festës “Los Blancos”, ku nuk munguan as të dëmtuarit Kristiano Ronaldo dhe Sami Khedira. Interesant ishte edhe veprimi i Serxho Ramosit, që u lidh drejtpërdrejt me Jese Rodriguez (i dëmtuar) nga celulari i tij për t’i treguar festën e shokëve të skuadrës. Ky ishte trofeu i 19-të për Realin e Madridit në “Copa del Rey”. Ndërsa në Katalunjë historia u përsërit. Ashtu siç ndodhi pas humbjes në kampionat ndaj Granadës, një grup tifozësh të Barcelonës u mblodh përsëri në afërsi të stadiumit “Camp Nou” për të kritikuar futbollistët e klubit katalanas pas humbjes ndaj Realit të Madridit në finalen e Kupës së Mbretit. Lojtarët u quajtën “mercenarë” dhe u akuzuan se nuk “djersitën fanellën”. Askush nuk shpëtoi nga thirrjet e zemëruara. Madje, edhe ylli i skuadrës, Lionel Mesi, u ofendua rëndë. Tifozët kërkuan gjithashtu dorëheqjen e Gerardo “Tata” Martinos. Dy furgonë policie shkuan aty ku ishin mbledhur tifozët për të mbajtur situatën nën kontroll, por nuk pati asnjë incident.

 

 

Klëp braktis konferencën për të shkuar një banjo

Jurgen Klëp u largua në mes të konferencës për shtyp që po jepte së bashku me Diter Hekingun pas takimit Borusia Dortmund-Volfsburg, e vlefshme për gjysmëfinalet e Kupës së Gjermanisë, e përfunduar me rezultatin 2-0 për verdhezinjtë. Trajneri, sapo mbaroi së përgjigjuri, u ngrit befasisht duke shpjeguar se kishte një urgjencë, duke lënë të kuptohej se duhet të urinonte sa më parë. Gazetarët e pranishëm shpërthyen në të qeshura, ndërsa trajneri kundërshtar nuk e mori aspak keq këtë “incident”.

 

 

Nejmar, me të dashur të re…

Pas ndarjes me Bruna Markezinen dhe pas një periudhe aspak të mirë me Barcelonën ylli brazilian Nejmar duket se më në fund ka gjetur qetësinë shpirtërore të kërkuar. Sipas mediave angleze, sulmuesi i Barçës dhe kombëtares së Brazilit e ka nisur në mënyrën e duhur “nxehjen” para Kupës së Botës, aty ku e presin miliona fansa, duke gjetur më në fund të dashurën e tij të re. Bëhet fjalë për Gabriela Lencin, supermodelja braziliane e lindur në Sao Paulo, e cila i ka fituar zemrën yllit blaugrana. Duket se bukuroshja do t’i shërbejë si ogur i mirë lojtarit para nisjes së Botërorit.

 

 

Tifozët e Totenhemit, në kërkim të Lamelës

Nga idhull i tifozerisë së Romës, në objekt misterioz me fanellën e Totenhemit. Momenti i errët i Erik Lamelës ka bërë që te tifozeria e “Spurs” të plasë ironia duke publikuar disa letra me foton e tij, ku shkruhet: “Kush e ka parë?” “Ka humbur – Lamela, Kafshë e vogël shumë e dashur, por i vështirë për t’u trajnuar. Shihet rrallë. E ka të vështirë të përshtaten me mjedisin e ri. Shfaqja e fundit: është parë teksa endej çuditshëm, me vështrim të zbrazët dhe të hutuar. Ne jemi të dëshpëruar! Ju lutem kontaktoni me Totenhem Hotspur FC PS: Asnjë kompensim. Paratë nuk rriten në pemë. Dhe ne kemi edhe një stadium për të ndërtuar. Çfarë jemi ne, fondacion bamirësie?”, – shkruhej në lajmërimin e tifozëve që duket se nuk janë aspak të kënaqur me paraqitjet e lojtarit.

Skedina

 

Atl.Madrid- Elçe                    1-1                  2.1

Parma-Inter                           X                     3.1

Fiorentina-Roma                  1                      3.2

Barcelona-Atl. Bilbao          4+                    2.2

Everton-Man. Junajtid         3+                    2.8

 

 

Atl.Madrid- Elçe

Duket se është viti i Atletikos së Madridit këtë vit në Spanjë dhe këtë gjë duhet ta tregojnë ndaj një ekipi jo shumë të fortë, siç është Elçja. Skuadra e Simeones është më se e karikuar, pasi hoqi Barcelonën nga Liga e Kampioneve dhe la pas Realin me tri pikë në kampionat. Pavarësisht se i falen gabimet (për shkak të diferencës), një gjë e tillë do të ishte “vetëvrasëse”, pasi në javën e fundit do të ndeshet në “Kamp Nou”, me Barcelonën. Parashikimi për këtë ndeshje është një fitore e Atletikos që në pjesën e parë, pasi do të kërkojë të mbyllë ndeshjen sa më shpejt, duke parë sfidën e vështir që do të ketë me Çelsin në Champions.

 

Parma-Inter

Një sfidë për Europa League. Të dyja ekipet kanë një formë të mirë dhe Interi nuk do rrezikojë me një humbje, pasi do të sillte dhe një hap pas për synimin e tyre, që është kualifikimi për në Evropë. Skuadra e Parmës ka një organikë të mirë, duke filluar nga Kasano me shokë, por edhe Interi nuk ngelet mbrapa, pas fitores mbresëlënëse ndaj Sampdorias. Parashikimi për këtë ndeshje është barazim, një rezultat që do t’u interesonte të dyja ekipeve.

 

Fiorentina-Roma     

Roma duket e pandalshme, por një ditë do të gabojë. Këtë fundjavë luan me Fiorentinën, një ekip shumë i fortë në ndeshjet brenda fushe. Roma i ka humbur shpresat për vendin e parë dhe e ka të sigurt vendin e dytë, kështu që çdo rezultat nuk është se do t’i prishte apo ndreqte ndonjë punë. Pritet që të jetë një ndeshje spektakolare, ku golat nuk do të mungojë, por Fiorentina shihet më e favorizuar për të qenë fituese. Ndeshje mund të luhet dhe me dopio-shans 1x dhe koefiçenti është 1.6.

 

Barcelona-Atl. Bilbao         

Më keq se kaq nuk ka ku të shkojë për Barcelonën. 3 humbje rresht dhe thuaje me 0 tituj për vitin 2014 do të sjellin një revolucion në kampin “blaugrana” këtë verë. Kundërshtari i radhës është Atl. Bilbao, një ekip, i cili i mundi në ndeshjen e parë me rezultatin 1 me 0. Por është radha e Barcelonës që të fitojë dhe këtë gjë duhet ta tregojë që në këtë ndeshje dhe mundësisht me gola shumë, në mënyrë që të qetësojë tifozët e saj. Parashikimi është 4 plus, por mund të luhet dhe gol-gol, pasi Bilbao ka një sulm shumë të rrezikshëm.

 

Everton-Man. Junajtid

Një tjetër super sfidë në kampionatin anglez. Të dyja ekipet vijnë në një formë të mirë fizike dhe golat nuk pritet të mungojnë. Evertoni do ta ketë të vështirë kualifikimin për në Champions dhe e vetmja gjë që mund të bëjë është të japë spektakël. E njëjta gjë mund të thuhet dhe për Mançesterin, i cili këtë vit duket se do të rrijë jashtë Evropës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency