Sulmi kamikaz/ Forcat speciale shqiptare, patrullim në doganën e Pakistanit

0
151

Anxhela Tato

 

Mekanizmi, një makinë “bombë” me xhama të zinj goditi autokolonën, nuk dha shenja të dyshimta

 Shpërthimi, dy makinat me ushtarakë shqiptarë u larguan nga frika e ndonjë sulmi të dytë

 

 

misioni afganistanForcat speciale shqiptare ishin duke patrulluar pikën doganore me Pakistanin kur një makinë “bombë” shpërtheu, detaje nga sulmi kamikaz i ndodhur para një jave në Afganistan. Sipas burimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, forcat shqiptare së bashku me ato amerikane ishin duke patrulluar si çdo ditë në pikën doganore pakistaneze, kur është afruar një automjet i zi i blinduar. Këto burime saktësojnë se automjeti ishte duke ecur në momentin që është përplasur me makinën e parë në autokolone, ku ndodheshin katër ushtarë amerikanë. Fatmirësisht vetëm njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, duke pasur vetëm dëmtime të lehta në trup. Nga raporti i forcave speciale shqiptare rreth ngjarjes bëhet me dije se automjeti bombë ka qenë me xhama të zinj dhe nuk ka kryer asnjë lëvizje të çuditshme, që të krijonte dyshime se bëhej fjalë për sulm. I vetmi reagim në ato momente ka qenë largimi me shpejtësi nga dyshimet e ndonjë sulmi të dytë. Mësohet se në raportimet e tyre për Ministrinë e Mbrojtjes anëtarët e forcave speciale kanë treguar se nuk e dinë të saktë numrin e personave që ndodheshin në makinë bombë, sepse ka qenë e pamundur identifikimi. “Në patrullim si çdo ditë ka qenë grupi i parë i forcave speciale, ku punon edhe Aleksandër Peci. Ditën e sulmit efektivët ndodheshin në pikën doganore me Pakistanin dhe në momentin e kthimit një makinë goditi automjetin e parë në autokolonë, ku ndodheshin ushtarakët amerikanë. Nga ky sulm mbeti vetëm një ushtar amerikan i plagosur. Sulmi kamikaz është kryer nga një makinë me xhama të zinj, e cila ishte në lëvizje. Duke qenë se automjeti ishte me xhama të errët, ishte e pamundur që të identifikohet numri i personave që ndodheshin në të. Qëllimi i këtij automjeti ishte që të shpërthente duke vrarë ushtarakët. Nga ana e ushtarëve shqiptarë nuk ka pasur dyshime rreth këtij automjeti, pasi në asnjë moment makina nuk dha shenja që të kishte dyshime për ndonjë goditje të mundshme. Automjeti i është afruar makinës ku ndodheshin amerikanët dhe është hedhur në erë. Ndërsa ka mbetur i plagosur njëri nga ushtarët amerikanë, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën, vetëm me dëmtime të lehta. Nga dy automjetet e tjera që ndodheshin në autokolonë është marrë vendimi për t’u larguar nga frika e ndonjë sulmi të dytë”, – thuhet nga burime të ministrisë.

 

Njoftimi për shtyp

 Lajmi për sulmin kamikaz u konfirmua më datë 10 prill edhe nga Ministria e Mbrojtjes, e cila bëri me dije se Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura, Komanda e Forcës Tokësore është vënë në dijeni të një ngjarje të ndodhur me misionin e “Eagle-8”. “Ngjarja ka ndodhur në orën 16:20 sipas orës lokale të Spin Boldak, Kandahar. Një autokolonë me tri automjete, në të cilat ndodheshin personel amerikan dhe shqiptar, ka qenë duke kryer patrullim rutinor në Wesh Border, në kufi me Afganistanin. Në kthim, autokolonës i ka dalë përpara një automjet kamikaz, i cila ka shpërthyer. Si rezultat i kësaj përplasje ka pësuar dëmtime automjeti i parë, i cili ka qenë në gjendje të manovrojë, brenda të cilit ndodheshin trupa amerikane. Ndërsa dy automjetet e tjera të autokolonës, ku ndodheshin edhe pjesëtarë të “Eagle-8”, nuk kanë pësuar goditje fizike”, – thuhet në njoftim.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency