Korçë/ Korrupsion, pranga në flagrancë gjyqtarit Dhimitër Pojanaku

0
111

Padia, gjyqtari kërkoi 50 mijë lekë të reja për të pushuar një çështje, ndërmjetëse avokatja

 Kallëzuesja, bashkëpunim me policinë, pamjet vizive të mitmarrjes nga ana e gjyqtarit Pojanaku

 

dhimitrii1-213x320Prangoset gjyqtari, i cili tentoi të merrte 50 mijë lekë të reja për të pushuar një çështje. Arrestimi është bërë pasditen e djeshme nga ana e policisë së Korçës, pas denoncimit të kallëzueses se gjyqtari i kishte kërkuar lekët, duke qenë se i kishte mbaruar punën. Mësohet se ndërmjetëse ka qenë avokatja, e cila i ka bërë me dije kallëzueses shumën që donte gjyqtari Dhimitër Pojanaku. Avokatja i ka kërkuar që ta takonte ditën e diel gjyqtarin dhe t’i dorëzonte një pjesë të lekëve. Si fillim, kallëzuesja ka dhënë 20 mijë lekë të reja, ndërsa pjesa tjetër i është dorëzuar gjyqtarit të Pogradecit ditën e djeshme, kur edhe është prangosur në kushtet e flagrancës.

 

Padia

 Kallëzuesja sqaron se para disa kohësh, gjyqtari Dhimitër Pojanaku kishte kaluar nga vendi ku ajo punon (treg) dhe i kishte thënë kallëzueses: “Të mbarova punë, silli lekët”, ndërsa ajo i është përgjigjur: “Mirë, mirë”. Në lidhje me faktet e mësipërme kallëzuesja ka dorëzuar edhe një sërë dokumentesh që bëjnë fjalë për sa më sipër. Duke iu referuar rrethanave të mësipërme,ekzistojnë dyshime të arsyeshme se nga ana e shtetasit Dhimitër Pojanaku (gjyqtar pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec), është duke u konsumuar vepra penale e “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë”, të parashikuar nga neni 319/ç i K. Penal. Në datë 10.4.2014, bazuar në marrëveshjen me kallëzuesen është autorizuar kryerja e veprimeve me metoda speciale hetimi. Bazuar në këtë autorizim, rezulton se në datë 10.4.2014, avokatja i ka kërkuar kallëzueses që t’i jepte paratë e kërkuara nga gjyqtari, pasi ky i fundit i kishte telefonuar disa herë avokates, duke i kërkuar shumën. Avokatia i ka thënë kallëzuese që të shkonte ta takonte gjyqtarin në fundjavë (ditën e diel), për t’i dhënë shumën e lekëve. Kallëzuesja nga ana e saj i ka thënë se ajo nuk e kishte të gjithë shumën e kërkuar, por një pjesë të saj. Duke qenë para fakteve të mësipërme, bazuar edhe në marrëveshjen e datës 13.4.2014, midis Of. Pol. Gjyqësore dhe shtetases kallëzuese, është autorizuar veprimi i dhënies së një pjese prej sasisë së lekëve që ai kishte kërkuar më parë. Po në datë 13.4.2014, nga ana e kallëzueses i është dhënë shuma prej 20.000 lekësh shtetasit Dhimitër Pojanaku, i dokumentuar ky fakt me regjistrim viziv dhe me zë. Gjithashtu gjatë bisedës që kjo shtetase ka bërë me shtetasin Dhimitër Pojanaku në datë 13.4.2014, kanë rënë dakord që pjesën tjetër prej 25.000 lekësh t’ia jepte shtetasit Dhimitër Pojanaku pas 2-3 ditësh. Bazuar në marrëveshjen e me Of. Pol. Gjyqësore, në datë 15.4.2014, është autorizuar dhënia e shumës prej 25 000 lekësh gjyqtarit Dhimitër Pojanaku.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency