EKSKLUZIVE/ Ja 1493 fatura të biznesit që shteti nuk i paguan

0
149

Ervin Kaduku

 

Ministria e Financave shpall “paaftësinë” e saj për të rregulluar fatura me një shumë prej 19.7 milionë eurosh

 

rrobaqepsiNë përputhje me strategjinë e shpallur tashmë të pagesës së detyrimeve të prapambetura për kompanitë dhe individët ndaj të cilëve shteti ka detyrime të ndryshme, Ministria e Financave ka hartuar një listë të subjekteve, të cilave shteti tashmë u ka njohur detyrimin. Këto subjekte mund të marrin pagesat nga Thesari. Por, ka edhe 1493 fatura me shifra të ndryshme, nga disa dhjetëra lekë, deri në miliarda, të detyrimeve ndaj shumë subjekteve të tjera, që janë konsideruar se kanë fatura të parregullta dhe probleme të ndryshme, që e bëjnë aktualisht të pamundur pagesën e tyre nga shteti. Para pak ditësh, gazeta “Standard” publikoi listën e bizneseve, që kishin kryer punime në infrastrukturë dhe mund të marrin paratë, pasi nuk kanë asnjë problem me faturat.

Ndërkohë, fatura në total me vlerë 2.7 miliardë lekë të reja apo 19.7 milionë euro, jo për punime infrastrukturore, por për detyrime të ndryshme: tendera, vendime gjyqi etj., qeveria tashmë ka nisur të “rrudhë buzët”, duke nxjerrë paqartësi, mungesa e probleme të dokumentacioneve.

Me publikimin e emrave të subjekteve dhe të qytetarëve që po presin më kot, gazeta “Standard” mendon t’u vijë në ndihmë atyre që të marrin kontakte me administratën dhe të zgjidhin problemet në dokumentacion, në rast se janë reale.

Sa më poshtë vijon lista e detyrimeve në fjalë

 

LISTA E DETYRIMEVE TË PRAPAMBETURA PËR SHPENZIMET OPERATIVE, LLOGARITË EKONOMIKE, E SHPALLUR JO E RREGULLT (PËR VERIFIKIM DHE PLOTËSIM) NGA FINANCAT

 

Ne gazeten e sotme Standard (date 16 prill) ne versionin print dhe pdf  mund te lexoni listen e plote te emrave.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency