Prurjet e emigrantëve, më të vogla se investimet e huaja më 2013

0
172

Ervin Kaduku

– Përmbyset tendenca shumëvjeçare, remitancat janë 5 herë më të mëdha se në vitin 2002, por investimet e huaja janë nëntë herë më të larta se ato të 11 viteve më parë

 

paraSituata më pozitive që la pas vetes qeveria e mëparshme ka qenë ajo në financimet nga jashtë. Ndërkohë që prurjet valutore të emigracionit kanë qenë në rënie të vazhdueshme, si pasojë e krizës në vendet ku punojnë shqiptarët, në të kundërt, ka patur një rritje të konsiderueshme në investimet e huaja direkte. Në vitin 2002 investimet ishin 7 herë më të ulëta se remitancat, ndërsa më 2013 investimet e huaja ishin gati dy herë më të mëdha së këto.

Open Data Albania ka përditësuar të dhënat e Remitancave dhe Investimeve të Huaja Direkte për periudhën 2010-2013. Gjatë kësaj periudhe vlera e Investimeve të Huaja Direkte është më e lartë se vlera e Remitancave. Në vitin 2010 shënohet edhe diferenca më e lartë mes vlerës së remitancave si dërgesa të emigrantëve dhe vlerës së investimeve të huaja direkte.
Në fund të vitit 2013, investimet e huaja direkte shënuan vlerën maksimale të 10 viteve të fundit, duke arritur në 923 milionë euro. Rritja shënon një kthesë pozitive për IHD pas rënies së vazhdueshme në vitet e fundit.
Rritja e shpejtë e investimeve gjatë 2013 ka ardhur si pasojë e disa privatizimeve të realizuara në pjesën e parë të vitit, ku dominon blerja e dy hidrocentraleve nga kompania turke e përpunimit të hekurit, Kurum. Fatura e këtij privatizimi shënonte 110 milionë euro.
Nga ana tjetër, dërgesat e emigrantëve, remitancat kanë zbritur me shpejtësi. Gjatë 2013-ës, remitancat u ulën në 500 milionë euro, duke shënuar vlerën më të ulët të 10-viteve të fundit. Kjo konfirmon rënien e kontributit të dërgesave të emigrantëve në ekonominë vendase, në kushtet kur kriza ekonomike në Europë, ka ulur ndjeshëm të ardhurat e tyre.

Nga të dhënat rezulton se remitancat kanë shënuar vazhdimisht rënie, ndërkohë që investimet e huaja direkte kanë patur një performancë më pozitive.

Gjatë vitit 2013 diferenca ndërmjet remitancave dhe IHD është ndjeshëm në kahun e investimeve të huaja, duke konfirmuar kështu uljen e peshës së emigrantëve dhe kontributit të tyre në ekonominë vendase. Gjithsesi tendenca për të pasur investime të huaja dhe treg më të mirë punësimi në vend, është ende tepër e brishtë dhe jo e qëndrueshme, në një kohë kur rritja e tyre ka ardhur si pasojë e privatizimeve dhe jo investimeve direkte nga kompani të huaja në vend.
Open Data Albania ka përditësuar gjithashtu edhe të dhënat mbi raportin se si qëndron vlera e Remitancave tek Investimet e Huaja Direkte. Të dy këta indikatorë janë flukse hyrëse të bilancit të pagesave dhe janë dy tregues të rëndësishëm për rritjen e ekonomive kombëtare.
Në një hark më të gjatë kohor prej dhjetë vitesh 2002-2012, raporti i këtyre dy vlerave paraqitet tepër interesant. Në 2002- 2006, investimet e huaja direkte qëndronin në vlerë inferiore kundrejt dërgesave nga emigrantët. Në këtë katërvjeçar emigrantët sillnin në atdhe 3 – 4.5 herë më shumë euro seç sillnin investitorët e huaj direkt.
Viti 2006 – 20134 është vit me rritje progresive të vlerave të investimeve të huaja direkte. Ky hark kohor shënon një moment pozitiv për ekonominë vendase. Duke bërë këtë lloj analize krahasuese, se si pozicionohen remitancat kundrejt IHD-ve hulumtohet me kujdes roli i secilit tregues dhe i të dyve sëbashku në ekonominë e brendshme.

Kjo përqindje ka ardhur duke u ulur çka vërteton edhe njëherë faktin që nëse në periudhën e parë të dhjetëvjeçarit remitancat ndihmonin ekonominë të zhvillohej duke qenë se zinin një pjesë shumë të rëndësishme të PBB, në pjesën e dytë kjo situatë ndryshon në favor të IHD-ve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency