Luftërat që nisën nga fyerjet familjare

0
140

Luftërat më interesante janë ato që janë ndezur për shkak të ofendimeve personale, gjë që ka sjellë armiqësi familjare. Tek e fundit, kur një mbret e fillon fjalimin me një shaka për mamanë e tjetrit, atëherë s’duhet shumë për të kuptuar se telashet janë rrugës. Revista “Neatorama” liston 5 luftërat që kanë nisur si rezultat i ofendimeve familjare. Familja është e shenjtë, edhe lufta që bëhet për të nuk është e parëndësishme

luftratLuftërat mund të fillojnë për arsye nga më të ndryshmet, për të siguruar rrugë tregtare, për të zënë burime, për të eliminuar një rival të rrezikshëm, për të zgjeruar territore.

Por, luftërat më interesante janë ato që janë ndezur për shkak të ofendimeve personale, gjë që kanë sjellë armiqësi familjare. Tek e fundit, kur një mbret e fillon fjalimin me një shaka për mamanë e tjetrit, atëherë s’duhet shumë për të kuptuar se telashet janë rrugës. Revista “Neatorama” liston 5 luftërat që kanë nisur si rezultat i ofendimeve familjare. Familja është e shenjtë, edhe lufta që bëhet për të nuk është e parëndësishme.

 

1. Helena e Trojës, fytyra për të cilën lundruan një mijë anije

Homeri na e tregon historinë shumë bukur. Me mijëra të vrarë, qytete të djegura dhe të plaçkitura, kuaj gjigandë të ndërtuar nga druri në një vend që mezi kishte pak pemë. Dhe rrënja e gjithë çështjes, siç e kanë treguar të lashtët, ishte një grua: Helena, mbretëresha e Spartës, vajza e Zeusit dhe Ledës, gruaja e Menelaut të Spartës dhe motra e Kastorit, Polidecit dhe Klitemnestrës. Për arsye jashtë arsyetimit, ajo u rrëmbye nga Parisi, princi i Trojës. Edhe pse dikur konsiderohej një mit, historia e luftës së Trojës po rivlerësohet nga shkollarët. Pas shumë shekujve, dokumentet kanë zbuluar në Hitite, qytet në Azinë e Vogël, që kanë lidhje me disa nga personazhet e Homerit dhe vende që ai përmend. A nisi lufta vërtet për gruan e Menelaut? Me siguri nuk do ta dimë kurrë, edhe pse kontrolli mbi disa rrugë tregtare fitimprurëse në Detin e Zi e ka shtuar edhe më shumë arsyen e luftës.

 

2. Jul Cezari dhe Mark Antoni

Pas vdekjes së Gaiusit Jul Cezari, burrat më të rëndësishëm në Romë ishin dy kushërinj, Gaius Oktavianus (stërnipi dhe trashëgimtari i birësuar) dhe Mark Antoni. Pasi kuptuan se mund të ishin edhe më të fortë nëse i bashkonin pushtetet, të dy u bashkuan me shokun e ngushtë Lepidus, dhe formuan një triumvirat që do të përcaktonte fatin e të gjitha territoreve romake. Por të dy kishin nevojë për diçka që të vulosnin marrëveshjen, dhe çfarë më mirë se disa martesa do të bënte punë. Oktavianus martoi vajzën e gruas së Antonit, dhe Antoni mori motrën e Oktavianusit, Oktavian, në të mirë e në të keq. Sapo Markut plak i shkuan sytë tek Kleopatra, ai kërkoi divorcin. Ndërkohë, kjo nuk i zgjidhi punët mes Oktavianusit dhe Antonit, ndërsa dy burrat mbetën rivalë gjatë gjithë kohës. Por, lajmi i divorcit të Antonit e bëri Oktavianusin të kuptonte se ishte mbushur kupa. Lufta civile mes të dyve zgjati nga viti 33 deri në vitin 30 para Krishtit. Në fund të saj, Oktavianusi ishte sundimtari i padiskutueshëm i botës romake. Ai e ndryshoi emrin në Augustus dhe u bë Perandori i parë romak. Antoni, nga ana tjetër, kreu vetëvrasje për t’i shpëtuar zënies rob, duke mësuar në mënyrën më të vështirë se nuk duhet të ngatërrohesh me motrën e më të fortit.

 

4. Tan Shi Huai, fëmija i përqeshur që mposhti perandori

Tan Shi Huai ishte djali i paligjshëm i një mercenari mongol, i cili i shërbente dinastisë Han të Kinës. Si rezultat i historisë së tij të turpshme, ai konsiderohej pak më i mirë se një skllav nga anëtarët e fisit. Ofendimet e marra bënë punën e tyre, veçanërisht duke qenë se ishte inteligjent, ambicioz dhe (edhe pse askush nuk e dinte) kishte aftësi strategjike. Krenaria e lënduar e nxiti edhe më shumë ndërsa mblodhi një tufë rebelësh, duke pushtuar të gjitha fiset Xianbei rreth vitit 170 pas Krishtit dhe organizoi një perandori të fuqishme në veri të Murit të Madh, madje duke mundur dhe hunët që e sundonin më parë atë krahinë. Në vitin 177, ai mundi ushtrinë kineze dhe kërcënoi gjykatën perandorake, edhe pse një sulm mbi kryeqytetin kurrë nuk u realizua për shkak të mungesës së armëve. Edhe pse perandoria nuk mbijetoi gjatë, Tan Shi Huai mundi hunët dhe hansët vetëm se e përqeshnin kur ishte fëmijë.

 

4. Shiitët dhe sunitët

Politika në shekullin e 6-të dhe 7-të në Mekë dominohej nga një armiqësi mes dy klanesh, Hashemitët dhe Umajadët. Edhe pse grindja vazhdoi deri në mes të vitit 600, një gjeneratë pasi Muhamedi u rrit në pushtet, gjërat arritën kulmin në vitin 656, kur kalifi Utman (një umajad) u vra. Kalifi i ri, Aliu (kushëriri i Hashimit dhe dhëndri i Muhamedit) nuk ndihmoi një zgjidhjen e gjërave kur refuzoi të zbulojë dhe të dënojë vrasësit. Është e çuditshme që Umajadëve kjo gjë iu duk e dyshimtë, madje dhe më keq, sikur ofendoi fisin e tyre. Kështu, nisi lufta 5-vjeçare, e cila përfundoi me armëpushim, por vrasja e Aliut dhe zëvendësimi me udhëheqësin umajad, Muawiyya, (kushërinjtë e të cilit do të sundonin botën islamike një shekull më vonë) e përkeqësoi konfliktin. Pasuesit e Aliut i mbetën besnikë deri në fund. Të organizuar në mënyrë të fshehtë, ata e quajtën veten Shiat Ali, ose “Partia e Alit”, dhe pasardhësit e tyre shpirtërorë njihen edhe sot si shiitë. Çarjet e shkaktuara nga dështimi kanë mbijetuar edhe në ditët moderne, duke qenë se islami ka dy sekte të mëdha, shiitët dhe sunitët.

 

5. Princesha arabe

Në vitin 758, kalifi Abdullah al-Mansur, sunduesi i të gjithë islamit, vendosi të urdhëronte një prej fisnikëve të tij të merrte një nuse nga mbretëria Khazar dhe të sillte paqe (Khazar-ët kishin luftuar dy luftëra brutale për të ndaluar zgjerimin islamik në malet Kaukaz dhe Evropën Lindore. Për ta zbatuar këtë detyrë të lehtë në dukje, Al-Mansur zgjodhi guvernatorin ushtarak të Armenisë, Yazid ibn Usayd al-Sulami, për këtë mision martesor të rëndësishëm. Patjetër, Yazid pranoi ta zbatonte dhe mori në shtëpi një vajzë të Khagan Baghatur, një udhëheqës Khazar. Gjërat po shkonin mirë derisa vajza vdiq, ka mundësi gjatë lindjes, edhe pse detajet nuk dihen. Megjithatë shërbëtorët e saj nuk kishin nevojë për detaje. Ata u kthyen në shtëpi duke bindur fraksionin arab se e kishin helmuar. Babai u inatos, duke u hakmarrë me kalifatin Abbasid. Khazars shpejt pushtuan Iranin veri-perëndimor, duke i plaçkitur dhe rrënuar si endacakë. (Marrë nga Exspress)

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency