Provimet e shtetit/ Farmacistët, pyetjet që do të bien në provimin e praktikës

0
1708

farmacistet

PYETJET E VLERËSIMIT TË AFTËSIMIT PRAKTIK

 

  • Ç’janë barnat?
  • Ç’është Farmacoekonomia?
  • Ç ’është farmakografia?
  • Ç ’është Pharmako epidemiololgjia?
  • Ç’ është farmakovigjilenca?
  • Ç’është farmakogjenetika?
  • CiIët quhen barna patentë?
  • Cilat janë fazat e studimit të barnave (janë 4 stade)?
  • Çfarë përmasa duhet të ketë zyrtarisht receta?
  • Shkruaj një model recete.
  • Në cilat raste mjeku shkruan në recetë fjalen latine “cito”?
  • Sa lloje recetash kemi?
  • Si shkruhet pesha dhe vëllimi në një recetë?
  • Ç’janë format farmaceutike të barnave, dhe si klasifikohen?
  • Përkufizoni ç’është Farmakokinetika?
  • Cilat janë rrugët e futjes së barnave në organizëm?

(përshkruani ato).

  • Cilat janë rrugët e eliminimit të barnave nga organizmi? (përshkruani ato).
  • Ç’është veprimi sinergjist?
  • Ç’është veprimi antagonist?
  • Ku veprojnë barnat simpatomimetike?
  • Sa lloje receptorësh simpatomimetike kemi?
  • Ku ndodhen receptorët alfa-1?
  • ku ndodhen receptorët alfa-2?
  • Ku ndodhen receptorët B-1?
  • Ku ndodhen receptorët B-2?
  • Si klasifikohen barnat Beta adrenobllokues?
  • Përmendni një Betabllokues jo përzgjedhës.
  • Përmendni një Betabllokues përzgjedhës.
  • Ç’kuptoni me veprim inotrop negativ?
  • Ç’kuptoni me veprim tonotrop negativ?
  • A shkakton propranololi ulje të debitit kardiak?
  • A e ul tensionin arterial propanololi dhe betabllokuesit e tjerë?
  • A përdoret propranololi në parandalimin e krizave migrenoze?
  • A ushtron propranololi veprim anksiolitik?
  • Ç’është aritmia? (Përkufizim)
  • Përmendni disa barna që përdoren në trajtimin e aritmisë.
  • Ku përdoren barnat antianginoze?
  • Përmendni disa barna që përdoren për trajtimin e ishemisë koronare.
  • Përkufizoni termin “Diuretikë”.
  • Klasifikoni barnat diuretike.
  • Përmendni disa barna diuretikë.
  • Ç’janë barnat sedativë, anksiolitike dhe gjumëdhënës?
  • Si klasifikohen barnat sedativo-hipnotik sipas kohëzgjatjes së veprimit?
  • Ku përdoren benzodiazepinat?
  • Ku përdoren barbituratet
  • Ç’është depresioni?
  • Përmendni disa preparate antidepresive.
  • Ku përdoren barnat antipsikotike (neuroleptikët)?
  • Si klasifikohen barnat antipsikotike?
  • Si veprojnë barnat antipsikotike?
  • Përmendni disa preparate antipsikotike
  • Ku përdoren barnat antiparkinsonike?
  • Si veprojnë barnat antiparkinsonike?
  • A e kalon dopamina barrierën hematoencefalike?
  • Ç’është epilepsia?
  • Çfarë barnash përdoren për trajtimin e epilepsisë?
  • Si klasifikohen barnat anestezike?
  • Çfarë efektesh kanë antagonistët e morfinës?
  • Ku përdoret vitamina K?
  • Përmendni disa barna antikoagolante.
  • Çfarë shkakton deficiti i vitaminë K?
  • Përmendni disa barna antikoagulantë.
  • Ç’janë pakësuesit e lipideve?
  • Çfarë shkakton rritja e lipideve në gjak?
  • Klasifikoni barnat pakësuese të lipideve.
  • Ç’janë barnat anti inflamatorë jo steroidë (NSAIDs)?
  • Klasifikoni barnat anti inflamatorë jo steroid.
  • Sa hormone prodhon pjesa endokrine e pankreasit?
  • Sa njësi insulinë prodhon pankreasi në ditë?
  • Si klasifikohen insulinat?
  • Përse shkaktohet rezistenca bakterore?
  • Si klasifikohen antibiotikët?
  • A futen kinolonet në grupin e antibiotikëve?
  • A mund të përdoren kinolonet në tre mujorin e parë të shtazënisë?
  • Cili shkencëtar e ka zbuluar penicilinën?
  • A përdoren antibiotikët në ulcerën gastrike?
  • Cilat quhen gabime mjekimi?
  • A shkakton paqartësia e qëllimit të përdorimit të barnave gabim mjekimi?
  • C’kutoni me nënpërdorim të barit?
  • Cfarë mund të shkaktojë mbipërdorimi i barnave?
  • A shkakton ndërveprimi i barnave gabime mjekimi?
  • A shkakton ndërveprim bar-ushqim gabim mjekimi?
  • A shkakton ndërveprim bar-alkoohol gabim mjekimi?
  • A shkaktojnë kundëridikimet e barnave gabime mjekimi?
  • A mund të shkaktojë vështirësia në gëlltitjen e tabletave/kapsulave gabime mjekimi?
  • Çfarë duhet të kemi parasysh në ekzekutimin e një recete me anitibiotikë?
  • Përse është e nevojshme mosha e saktë dhe pesha e një pacienti, gjatë dhënies së një bari?
  • Përse është e nevojshmë data e lëshimit të një recetë dhe koha e marrjes së një bari?
  • Çfarë duhet të ketë parasysh farmacisti kur ka përballë pacientin, lidhur me shpjegimet e përdorimit të barit?
  • Çfarë janë papajtueshmëritë kimike të barnave dhe si mund të evitohen ato në rastin e një përgatitje me dy ose më shumë barna, në përbërje të një tretësire ujore?
  • Cilat janë papajtueshmëritë farmakologjike të disa barnave me alkoolin?
  • Ç’përfaqëson UFSH për farmacistin?(Anëtarësimi në të a është i detyrueshëm?) Ç’përfaqëson QKEV?
  • Cili është dallimi ndërmjet këto dy tipeve recetash me pluhura:
  • Çfarë është farmacia dhe cilat janë detyrat më kryesore të një farmacisti në farmaci?
  • Cili është dallimi kryesor midis një farmacie dhe një agjensie farmaceutike?
  • Cili është kuptimi i një paraqitje dinjitoze të farmacistit, gjatë një shërbimi në farmaci?
  • Ç’përfaqëson rimbursimi i barnave dhe cili institucion e mbulon këtë?
  • Ç’përfaqëson receta, pjesët kryesore të saj, recetat e zakonshme dhe ato me rimbursim?
  • Si veprohet kur na paraqitet një recetë e pa plotësuar mirë, e pa lexueshme mirë apo me difekte përshkrimi doze apo sasisë barit që do të merret në përdorim?
  • Sipas llojit të tyre, sa kohë ruhen recetat e ekzekutuara dhe ku ruhen?
  • Si ruhen barnat e (tab II dhe III) dhe si përshkruhen ato në një recetë?
  • Si veprohet me barnat e skaduara në farmaci?
  • Ç’përfaqëson Kodi Deontologjik Farmaceutik?
  • Në mungesë të një bari të përshkruar në recetën e mjekut, si duhet të veprojë farmacisti?
  • Ç’përfaqësojnë barnat OTC dhe si tregëtohen ato. Në cilat raste mund t’i jepen pacientit barna të tjera pa recetë?
  • Ç’përfaqësojnë përgatitjet galenike në një farmaci i cili është libri zyrtar i përgatitjes së tyre?
  • Në një recetë me një tretësirë ujore ç’përfaqëson doza 1 lugë kafe, 1 lugë çaji, 1 lugë gjelle apo 1 ml në pika?
  • Çfarë këshillash apo ndihmesë gjatë shërbimit, farmacisti mund t’i japë pacientit gjatë një matje tensioni apo sheqeri (glicemi), kur rezultojnë në shifra të larta?
  • Cila është doza e llogaritur për marrjen e një bari nga fëmijët, të moshuarit në krahasim me një të ritur? Më e përshtatshmja e mundëshme?
  • Çfarë janë papajtueshmëritë fizike të barnave dhe si mund të evitohen ato në rastin e një përgatitje me dy ose më shumë barna në formën e pluhurave(paketave)?

I)

Rp: Natrii sulfas siccatum 2.0

Natrii phospas siccatum 4.0

Natrii hydrocarbonas 6.0

M.f.pulv D.t.d N.10

D.S

 

II)

Rp: Natrii sulfas siccatum 20.0

Natrii phospas siccatum 40.0

Natrii hydrocarbonas 60.0

M.f.pulv. Div in partes e quales N.10

D.S

  • Si përgatitet një recetë me pluhura kur në përbërje të saj ka më

shumë se dy barna pluhur kur kanë sasi të ndryshme, peshë

specifike të ndryshme dhe gjendje kristalore (fizike)të ndryshme.

Konsiderata të përgjithshme!

  • Çfarë kuptimi kanë këto shkurtime fjalësh (latine) që përdoren

gjatë shkruarjes së një recete nga mjeku.

aa, add, ad us ext (ad usum externum), ad.us.int (ad usum

internum), ad.us.propr.(ad usum propium), Aq.destill.(aqua destillata), DS (da signa), D.t.d.N° (Dentur Da) tales doses Numero) M.D.S (Misce,Da, Signa), q.s.(quantum santis).

  • Sa alkool 70° përgatitet me 140 gr alkool 95°.
  • Sa gr acid salicilik duhen në përgatitjen e një pomade Ung. Acidi salicilici 5% 120.0?
  • Sa gr klurur natriumi duhen për të përgatitur një tretësirë izotonike (0.9%) 800ml?
  • Cili është tretësi kryesor në përgatitjen e një perfuzioni, po për pregatesat për injeksion?
  • Cili është ëmbëlsuesi sintetik më i përdorshëm në farmaci?
  • Cilat janë rrugët e përdorimit (të marrjes) të pilulave, suposteve ovulave , pomadave, pastave, linimenteve?
  • Prania e praktikantit për kryerjen e praktikës në farmaci është e

detyrueshme apo fakultative?

  • Sa orë është orari në farmaci dhe nga kush vendoset?
  • Sa është kohëzgjatja e praktikës profesionale në farmaci (përfshi

dhe praktikën e programit mësimor në vitin e fundit), dhe kush e

ka vendosur (me ligj, me Vendim të Këshillit të Ministrave, UFSH,

rregullore e MSH dhe MASH).

  • Gjatë kryerjes së praktikës profesionale në farmaci fletorja e

praktikantit nga kush plotësohet dhe ku mbahet? Mbas praktikës

dosja e praktikantit ku ruhet?

  • Në një prodhim farmaceutik të përgatesave parenterale, a bëhet

sterilizim i mjediseve të punës? Në qoftë se bëhet me Çfarë mjeti

apo mënyre realizohet? (rrugët e marrjes)

  • Çfarë janë format farmaceutike: “Pasta”? Sa % fazë të ngurtë

kanë? Mënyra e përdorimit?

  • Ku ndryshon një drazhe me cipë enterike nga një tabletë e

zakonshme dhe asaj eferveshente?

  • Në cilat forma farmaceutike përdoret më shumë gjalpi i kakaos

(Bytyrum Cacao)?

  • A mund ti jepet pacientit augmentine 625 mg duke e përgjysmuar dozën e marrjes? Arsyeto…
  • Si veprohet në rast se një farmacist vihet ne dijeni të një sjelljeje të papërgjegjshme të një kolegu?
  • Në rastin e përshkrimit të një shurupi , a është i rregullt dozimi me lugë kafeje, cili eshte dozimi i rregullt? arsyeto…
  • Kush është ndryshimi ndërmjet ceftriaxone 1 g IM dhe ceftriaxone 1 g IV, a mund te perdoret forma IM për përdorim IV? …arsyeto…
  • Ç’janë barnat termolabile? Përshkruaj disa të tilla.
  • Si do veproni në rast se një pacient kërkon tju kthejë pas një kohe të caktuar një pjesë apo të gjitha barnat që ka marrë te farmacia juaj? Po nëse barnat nuk jane dhënë nga farmacia juaj?
  • A ka të drejtë mjeku qe ti rekomandojë pacientit farmacinë ku duhet të ekzekutoje recetën? Cilat janë arsyet dhe rrjedhojat e këtij veprimi? Si duhet të veproni në rast se një pacient ju paraqet një rast të tillë?
  • Cilat barna lejohen që tu dorezohen nga farmacisti fëmijëve të pashoqëruar nga të rritur?
  • Për cilat barna është e lejueshme reklama në mjetet e informimit publik?
  • Cilat barna kanë të drejtë të tregëtojnë me pakicë shpërndarësit farmaceutikë?

 

  • Sa kohë pas afatit të përdorimit mund të tregëtohet një bar?
  • Si dallohen barnat që qarkullojnë në mënyrë të ligjshme nga barnat kontrabandë. Cilat janë arsyet për të cilat nuk duhen mbajtur dhe tregëtuar barnat kontrabandë?
  • A është e këshillueshme ndarja/fraksionimi i një njësie të barit? Arsyeto..
  • Cila është masa ndëshkuese që merret në rastet e kundërvajtjeve administrative të mëposhtme:

a)    Tregtimi me shumicë dhe pakicë i barnave pa pullën e kontrollit dhe cmimin e shitjes me pakicë.

b)    Tregtimi i barnave të dhuruara dhe mostrave promocionale e spitalore.

  • Cila është masa ndëshkuese që merret në rastet e kundërvajtjeve administrative të mëposhtme:

a)    Mosrespektimi i praktikave të ruajtjes dhe të shpërndarjes së mirë të barnave.

b)    Shitja e barnave me shumicë në mungesë të drejtuesit teknik ose farmacistit.

  • Cila është masa ndëshkuese që merret në rastet e kundërvajtjeve administrative të mëposhtme:

a)    Shitja me shumicë pa faturën shoqëruese dhe dokumentacionin përkates.

b)    Shitja e barnave me pakicë nga importuesit ose shperndarësit e tyre.

  • Cila është masa ndëshkuese që merret në rastet e kundërvajtjeve administrative të mëposhtme:

 

a)    Tregtimi i barnave me pakicë në farmaci nga persona pa arësimin farmaceutik.

b)    Tregtimi i barnave me pakicë në farmaci nga ndihmësfarmacistët , në mungesë të drejtuesit teknik ose farmacistit.

  • Cila është masa ndëshkuese që merret në rastet e kundërvajtjeve administrative të mëposhtme:

 

a)    Tregtimi barnave me pakice ne farmaci ose ne agjenci farmaceutike pa recetën e mjekut, me përjashtim të barnave OTC.

b)    Përgatitja dhe shpërndarja e barnave nga mjeket dhe stomatologët.

  • Cila është masa ndëshkuese që merret në rastet e kundërvajtjeve administrative të mëposhtme:

a)    Shitja e barnave që përdoren nga individë në farmacitë veterinare.

b)    Shitja me çmime të ndryshme nga ato të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave.

  • Cila është masa ndëshkuese që merret në rastet e kundërvajtjeve administrative të mëposhtme:

 

Fabrikimi i barnave pa licencë, Tregtimi i barnave me shumicë pa licencë, Tregtimi i barnave me pakicë pa licencë dhe import eksporti i barnave pa licencë.

  • Cilët individë kanë të drejtë të ushtrojnë profesionin e farmacistit në Republikën e Shqipërisë?
  • C’është Certifikata e Anëtarësimit dhe Karta e Anëtarësimit?
  • Ç’është Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave ( QKKB)? Cili është misioni i QKKB?
  • Ku konsiston inspektimi i rrjetit farmaceutik nga QKKB?

 

  • Cilat janë kriteret që duhet të plotesojë një shtetas për të kryer detyrën e drejtuesit teknik? Në prani të kujt e ushtron veprimtarinë farmacia?
  • S’është praktika profesionale? Cilat janë të drejtat dhe detyrat e praktikantit dhe drejtuesit të praktikës profesionale?
  • Çfarë kuptojmë me drogë mjekësore dhe me bimë mjekësore?
  • Cili është mendimi juaj a duhet patur kujdes nga përdorimi i njëkohshëm i fitopreparateve dhe barnave të sintezës?
  • Çfarë kuptohej në lashtësi me emrin “farmakon’ helm apo bar?
  • Cila është farmacia e parë në historinë e njerëzimit?
  • Çfarë rreziku ndodh nga ndotja bakteriale te barnat dhe bimët mjekësore?
  • A është e lehtë të prodhohen çajra mjekësore të lëngët apo në qeska në kushtet e farmacisë?
  • Cili është shkaku më i hasur për dhënien e toksicitetit në terapi?
  • Si do të ishte e përshtatshme të shkruhej Malva sylvestris herba apo herba Malva sylvestris?
  • A mundet farmacisti në kushtet e farmacisë të analizojë produkte bimore psh. Pambukun hidrofil?
  • Cilat janë çrregullimet që më së shumti kërkojnë përdorimin e formulimeve me bazë bimore?
  • Cilat janë vështirësitë e përdorimit drogave mjekësore në kushtet e farmacisë?
  • Përse përvalesa e senës mund të provokojë krampe abdominale dhe flatulence?
  • Cilat janë përparësitë midis të njëjtës bimë mjekësore të kultivuar apo të egër?
  • Në se nga kamomila dëshirojmë të marrim një efekt antinflamator ose spazmolitik, është e nevojshme të përdorim tinkturën alkoolike apo infuzionin?

 

  • Në se nga hudhra duam të marrim efektin hipoglicemizues është e nevojshme të përdoren pluhura në kapsula gastro-rezistente apo infuzion?
  • A jep efekt mbrojtës të mukozës së stomakut macerati i Mëllagës së bardhë (Althea officinalis)?
  • A është e vërtet që sa më e thjeshtë të jetë forma farmaceutike aqë më shpejt përthithet lënda aktive?
  • Cili është raporti midis drogës dhe ujit në përgatitjen e infuzioneve?
  • Cili është raporti midis drogës dhe ujit në përgatitjen e dekokteve?
  • A mund të përzihet një tinkture ose ekstrakti i lëngshëm më tretësira ujore?
  • A mund të përzihen e vajrat dhe vajrat esenciale në mjedise ujore?
  • A mund të merren njëkohësisht laksative (sena ) me antidiarreik (potentilla)?
  • A mund të përdoren drogat laksative në shtazani?
  • A mund të përdoret hudhra në shtatzëni?
  • A mund të përdoret kina në shtatzëni?
  • A mund të përdoret në shtatzëni Shega, Majdanozi, Ruta, Sherbela?
  • A mund të përdoret çaji kamomilit në të sëmurët me unazë në zemër (stenda kardiake)?
  • A është e vërtetë që toleranca ndaj barnave natyrore ose të sintezës është më e vogël në pacientët që e kanë kaluar moshën 60 vjeç?
  • A mundet që të moshuarit të marrin pa problem çajrat e përgatitura nga Foeniculum vulgare dhe Mentha piperita?
  • Cila quhet mjekësi shkencor?
  • Cila pjesë e Mjekësisë tradicionale kineze është më e njohur në botë?
  • Cilat janë arsyet që mund të largojnë një pacient nga mjekësia konvencionale?
  • Çfarë është aromaterapia?
  • Si thuhet në shqipe fjala masazh?
  • Cili është raporti midis drogës dhe ujit në përgatitjen e çajrave?

 

  • Te cili nga këto parime: contraria contrariis curantur dhe similia similibus curantur bazohet fitoterapia dhe homeopatia?
  • A duhet marrë me kujdes banane, ananas, domate kur mjekohemi me diuretikët ose me ACE-inhibitorët?
  • Përse përdoret sumbull bari, Humulus lupulus?
  • Përse përdoret kamomila. Matricaria recutita?
  • Përse përdoret Valeriana?
  • Përse përdoret Hypericum perforatum?
  • Përse përdoret Gingo biloba?
  • Përse përdoret murrizi, Crategus ssp?
  • Përse përdoret hudhra, Allium sativum?
  • Përse përdoret ulliri, Olea europea?
  • Përse përdoret Gështenja e kalit, Aesculus hipocastanus?
  • Përse përdoret Qershikla, Vaccinum myrtilli?
  • Përse përdoret Angjinari, Cynarea scolymus?
  • Përse përdoret Nerënxa, Citrus auranti var amara?
  • Përse përdoret Dëllënja e zezë, Juniperus communis?
  • Përse përdoret Bishti i kalit, Equisetum arvense?
  • Përse përdoret rrenjët e Gramit , Agropyron repens?
  • Kush përcaktohet me shprehjet rubor, dolor, calor, tumor?
  • Përse përdoret Shelgu gjinia Salix?
  • Përse përdoret Hithra, Urtica dioica?
  • Përse përdoret Eukalipti, Eucalyptus globulus?
  • Përse përdoret Lisra, Thymus vulgaris?
  • Përse përdoret Shtogu, Sambucus nigra?
  • Përse përdoret Bliri, Tilia cordata?
  • Përse përdoret Panax ginseng?
  • Përse përdoret  Echinacea rubra, pallida?
  • Përse përdoret Vjeshtulla, Viscum album?
  • Përse përdoret farat Kungullit, Cucurbita pepo?
  • Përse përdoret Pausinystalia yohimbe?
  • Çfarë është propolis, çfarë veprimi ka?
  • Çfarë është Aloe , çfarë veprimi ka. Aloe vera (aloe xhel?)
  • A përdoret speci djegës për çregullimet gastrike Capsicum frutescens?
  • Çfarë paraqet historikisht bima e Sanzit, Gentiana lutea e përse përdoret?
  • Përse përdoret Pelini, Artemisia absinthium?
  • Me çfarë bimë mjekësore mund të mjekohet kapsllëku – Constipacioni?
  • Çfarë përdorimi ka Bari i bletës, Melissa officinalis?
  • Gjeni sasinë e squfurit që nevojitet për të përgatitur pomadën e mëposhtme:
  • Përse përdoret Rrushi i ariut, Arctostaphylos uva ursi?

 

Squfur                                    3%

Acid salicilik              3%

Vazelinë e bardhë deri 80g

  • Alkoli benzilik bën pjesë në:

a)    Emulgatorët

b)    Lëndët konservuese

c)    Lëndët holluese

d)    Lëndët shpërndarëse

 

  • Me sa është i barabartë një centimetër kub (cc):

 

a)    0.001L

b)    0.01L

c)    1 mL

d)    100mL

 

  • Kloruri i benzalkonit në pikat për sy bën pjesë në:

a)    Lëndët kundër oksidimit

b)    Lëndët holluese

c)    Lëndët konservuese

d)    Emulgatorët

 

  • Sa lidokainë nevojiten për të përgatitur 30 mL trëtësirë 0.1 %

 

a)    10 mg

b)    30 mg

c)    300mg

d)    0.3mg

 

  • Talku në ujërat aromatike shërben si:

 

a) Lëndë holluese

b) Lëndë shpërndarëse

c) Lëndë konsërvuese

d) Lëndë ëmbëlsuese

  • Aspartami bën pjesë në:

a) Lëndët lidhëse

b) Lëndët ëmbëlsuese natyrore

c) Lëndët ëmbëlsuese sintetike

d) Emulgatorët

  • Sa duhet të jetë përqëndrimi i lëndëve konservuese në përfuzionet?

a)0.01%

b)0.1%

c)0(zero)

d)0.05%

  • Pezullia e oksidit të zinkut ka përdorim:

 

a)    Të jashtëm

b)    Të brendshëm

c)    Parenteral

 

  • Pomada e thjeshtë përdoret si:

 

a)    Pomada mbrojtëse

b)    Bazë pomadash

c)    Pomadë hidrofile

d)    Pomadë mbulesore

 

  • Pastat bëjnë pjesë në:

 

a)    Emulsionet e tipit U/V

b)    Pomadat pezulli

c)    Pomadat tretësirë

d)    Emulsopnet e tipi V/U

 

  • Cila është lënda lidhëse në formulën e mëposhtme të tabletave të acidit acetilsalicilik 0.5 g?

 

a) Acic acetilsalicilik            0.5 g

b) Amidon                              0.05 g

c) Talk                                    0.02 g

d)Acid klorhidrik 10%          0.003 g

  • Cila është lënda aromatizuese në formulën e mëposhtme të tabletave të hidroksidit të aluminit 0.5 g?

 

a) Laktozë                                          0.07 g

b) Amidon                                          0.11 g

c) Esencë mendre                      0.003 g

d) Mucillagje gelatine 4%   0.06 g

  • Kloruri i natriumit që merr pjesë në pikat për hundë të efedrinës 1%            (2%) është lëndë:

 

a)    Tamponuese

b)    Solubilizuese

c)    Izotonizuese

d)    Konservuese

 

  • Në formulën e shurupit të thjeshtë pa sheqer, cili është roli i saharinës?

 

a)    lëndë konservuese

b)    lëndë ëmbëlsuese sintetike

c)    lëndë ëmbëlsuese natyrore

d)    lëndë tensiovepruese

 

  • Cili është tretësi themelor për perfuzionet?

 

a)    Vaj ulliri

b)    Vaj luledielli

c)    Uji për injeksion

d)    Oleati i etilit

 

 

Miratohen datat e provimeve të lirimit

Ministria e Arsimit ka publikuar datat se kur do të zhvillohen provimet e lirimit. Provimi i Gjuhës Shqipe do të zhvillohet në 23 qershor, ndërsa provimi i Matematikës në 27 qershor. Nxënësit e pakicave kombëtare (greke dhe maqedonase) zhvillojnë edhe provimin e lirimit në lëndën gjuhë amtare. Provimi i lirimit në lëndën gjuhë amtare do të zhvillohet në datën 20 qershor 2014. Provimet e lirimit do të fillojnë në orën 10:00 dhe do të zgjasin 2 orë e 30 minuta. Nxënësit me aftësi të kufizuara zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency