Pretenca për “monstrën” e Laprakës/ Prokuroria kërkon 25 vite burg për Ardian Prrenjasin

0
178

Sonila Mesareja

 

Prokurorët: I pandehuri, i akuzuar për dy vepra penale dhe përsëritës me dashje. T’i hiqet e drejta për të përfituar nga lirimi me kusht, dënimi të kryhet deri në fund

 

 

Ardian-Prrenjasi-i-akuzuar-per-pedofili-gjate-nje-seance-ne-Gjykaten-e-TiraneDënim maksimal ka kërkuar Prokuroria e Tiranës për Ardian Prrenjasin, i cili rrezikon të vuajë 25 vite të jetës së tij në burg, pa përfituar në asnjë nga vitet e shlyera dënim me kusht. I cilësuari si “monstra” e Laprakës është akuzuar vetëm për rrëmbimin dhe abuzimin seksual të 10-vjeçarit me inicialet A.C, ndërkohë që mbetet nën hetim për rrëmbimin dhe zhdukjen e të miturit tjetër, Julian Çela. Akuzën e fundit e pranoi deri në momentet para se të përfundonin hetimet, ndërsa në fund të hetimeve deklaroi se nuk kishte lidhje me rrëmbimin e Çelës dhe se kishte pranuar nga frika dhe presioni i bërë nga policia. Prrenjasi dyshohet se ka rrëmbyer, dhunuar seksualisht me më pas trafikuar Julian Çelën, djalin e zyrtarit të lartë të SHISH, Skënder Çela. Në mungesë të vetë të pandehurit, por në prani të avokates së tij, prokurorët Ramadan Troci dhe Elida Celami kërkuan nga gjykata dënimin me 25 vite burg për pedofilin Prrenjasi dhe heqjen e të drejtës së përfitimit nga lirimi me kusht për këtë person deri në përfundim të plotë të dënimit të tij. I pandehuri akuzohet për “Marrëdhënie seksuale me të mitur” dhe “Heqje të paligjshme të lirisë”. Verdikti përfundimtar për pedofilin Prrenjasi pritet të jepet javën e ardhshme nga trupa gjyqësore e kryesuar nga gjyqtarja Ardian Bera.

 

Rrëmbimi dhe abuzimi

Para trupit gjykues dhe në prani të avokates mbrojtëse të Ardian Prrenjasit, dy prokurorët Ramadan Troci dhe Elida Celami kanë paraqitur konkluzionet përfundimtare për dy akuzat që rëndojnë ndaj të pandehurit. Ai akuzohet për kryerjen e veprave penale të “Marrëdhënieve homoseksuale me të mitur” të kryer me dhunë dhe “Heqjes së paligjshme të lirisë” shoqëruar me vuajtje të rënda fizike, parashikuar respektivisht nga nenet 100/2 dhe 110/2 i Kodit Penal, në dëm të të miturit me inicialet A. C., në atë kohë vetëm 10 vjeç. I pandehuri, i cili bashkëjetonte me shtetasen Valbona Paci, ishte fqinj me të miturin dhe kishin njohje si banorë të lagjes, ku banonte prej 1 viti. Prej disa kohësh punonte si shofer pranë një kompanie private që transportonte plehrat në landfillin e Sharrës. Në deklarimet e saj përfundimtare, akuza bën me dije se “në datën 16.3.2013, rreth orës 17:00 i dëmtuari A. C. ka dalë të luajë në sheshin para banesës së tyre së bashku me shokët e tij. Në kohën që është larguar shoku i tij dhe ai ka mbetur vetëm, i pandehuri ka dalë tek porta dhe i ka kërkuar të dëmtuarit që të afrohej. Kur ai është afruar, i pandehuri ka hyrë në banesë dhe ai i ka thënë se nuk kishte para dhe të hynte brenda banesës që ta ndihmonte t’i shkruante një letër shitëses. I dëmtuari i ka besuar dhe në kohën që ai ka hyrë brenda në banesë, i pandehuri ka mbyllur derën me çelës. I dëmtuari ka filluar të qajë dhe të bërtasë, por i pandehuri ka fikur dritat dhe i ka thënë të pushonte, pasi do t’i fuste duart në fyt. Ai ka kryer marrëdhënie me të, pavarësisht faktit se i dëmtuari refuzonte. Pasi kanë kryer marrëdhënie, i dëmtuari ka pasur dhimbje, por njëkohësisht ka pasur frikë të kërkonte ndihmë, se mos i pandehuri i bënte ndonjë gjë. Ai i ka kërkuar gjatë natës që ta linte të shkonte tek prindërit, pasi ai i dëgjonte prindërit që e kërkonin, por ai i ka thënë se do ta vriste”.

 

Zbulimi

Më tej në renditjen e dinamikeve të ngjarjes, prokurori vijon se “duke qenë se i pandehuri Ardian Prrenjasi nuk ka shkuar në punë të nesërmen, një nga punëtorët e quajtur G. Metko, ka shkuar bashkë me dy punëtorë të tjerë tek banesa e tij, por ai nuk i është përgjigjur. Aty ata kanë dëgjuar se ka humbur edhe një fëmijë që jetonte pranë, dhe duke menduar se mosparaqitja në punë e të pandehurit ka patur lidhje me fëmijën, kanë njoftuar policinë. Duke qenë se nga verifikimet e bëra ka rezultuar se i pandehuri ka qenë i dënuar më parë për heqjen e paligjshme të lirisë, nga ana e punonjësve të policisë është shkuar në banesën e tij, ku gjatë kontrollit të banesës, e kanë gjetur atë në tualet të fshehur poshtë lavamanit që mbante të dëmtuarin, nën kërcënimin e thikës që ai të mos fliste. Në këto kushte është bërë arrestimi në flagrancë i të pandehurit”.

 

Kush është Prrenjasi, karriera e tij me dënime për abuzime seksuale

I pandehuri Ardian Prrenjasi, i moshës 44 vjeç, me arsim 8 klasë, me gjendje civile beqar, ka lindur në qytetin e Prrenjasit në vitin 1968. Ai ka jetuar në këtë qytet deri në vitin 1987, kohë kur ka nisur të kryejë shërbimin ushtarak në qytetin e Tropojës. Me mbarimin e shërbimit ushtarak, në vitin 1989 është kthyer përsëri në qytetin e Prrenjasit. Në vitin 1994 është dënuar me vendimin nr. 84, datë 18.8.1994 nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Librazhd për veprën penale të “Pederastisë” me katër vjet burgim, pasi ka kryer marrëdhënie homoseksuale me një fëmijë të mitur me iniciale A. A., në qytetin e Prrenjasit. Pasi ka vuajtur dënimin, ai ka emigruar në shtetin grek, ku në datën 18.6.1997 është arrestuar dhe dënuar në Greqi për veprën penale “Përdhunim në masë dhe armëmbajtje pa leje” duke u dënuar me 14 vjet e gjashtë muaj burgim dhe është regjistruar si “person non grata” deri në datën 22.3.2015. Në vitin 2004, ai është rikthyer në Shqipëri në qytetin e Prrenjasit, ku ka jetuar atje deri në vitin 2006, kohë kur ka ardhur në qytetin e Tiranës, ku ka vazhduar të jetojë. Në vitin 2008 ai është dënuar për veprën penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë” nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi me anën e gënjeshtrës ka futur në banesën e tij shtetasin M. A., i mitur, duke e mbajtur atë kundër vullnetit të tij.

 

 

Fier/ U dënua 10 ditë për mosmbajtje kaske, lirohet se martohet këtë të diel

Një i ri është liruar nga Gjykata e Fierit, pas thirrjes në televizionin “News 24” të të atit se është dënuar 10 ditë për mosmbajtje kaske dhe rrezikon që ditën e dasmës të jetë në qeli. Gjyqtarët, pasi kanë dëgjuar thirrjen dhe kanë marrë në shqyrtim kërkesën për ndryshim mase, kanë urdhëruar lirimin nga burgu të 25-vjeçarit nga Fieri Rudjan Driza, i cili këtë javë ka ditën e dasmës. I ati i Rudjan Drizës, Agimi, bëri një thirrje në “News 24”: “Martohet të dielën, ju lutem liroheni dhe të hënën jua sjell vetë t’i përfundojë ato ditë”. 25-vjeçari është dënuar me 10 ditë burg pasi udhëtonte pa kaskë me motorin e tij, duke rrezikuar që edhe ditën e dasmës ta kalojë në qeli. Ndërkohë, Gjykata i dha caktoi dje masën “Detyrim paraqitje” Drizës.

 

 

Shkodër/ Qëlloi me thikë kushërinjtë, Gjykata e lë në burg 18-vjeçarin

Gjykata e Shkodrës la dje në qeli 18-vjeçarin Marjan Kalaj, i akuzuar për sulmin me thikë ndaj dy kushërinjve, ku mbeti i vrare 18-vjeçari Kristian Kaçaj dhe u plagos kushëriri i tij, Mirash Kaçaj. Trupi gjykues ka rrëzuar kërkesën e palës mbrojtëse që kërkoi caktimin e masës së sigurisë “arrest në shtëpi”, ndërsa mësohet se i akuzuari ka rrëfyer se krimi ka ndodhur në kushtet e vetëmbrojtjes. “U vetëmbrojtja, thikën e kishte Kristjani”, – tha Marjan Kalaj në sallën e gjyqit. Sipas tij, të tre janë përfshirë në një sherr me grushte dhe kur në një moment viktimës, Kristjan Kaçajt i ka rënë thika që mbante me vete, ai ka përfituar për ta marrë armën e ftohtë duke goditur më pas dy kushërinjtë. Goditje këto që rezultuan fatale për jetën e 18 vjeçarit Kristjan Kaçaj.

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency