Skema/ Emigrantët, sa vite kontribute u duhen për të marrë pension në Shqipëri

0
139

Çfarë përfitohet nga përfshirja në skemë? Parapagimi i shumës vjetore ka një ulje prej 6%, gjashtëmujore 3% dhe tremujore 1.5%

 

EMIGRANTET 2 Të gjithë emigrantët që jetojnë dhe punojnë jashtë Shqipërisë, kanë mundësi që të marrin pension në Shqipëria. Sipas ISSH-së, ka një numër të madh të emigrantëve që jetojnë jashtë të cilët kanë derdhur kontribute në skemë por nuk i plotësojnë kushtet për të marrë pension. Për këtë, ISSH u jep mundësinë të gjithëve që të bëjnë derdhjen e kontributeve që duhen për të përfituar pension të plotë ose pension të pjesshëm. “Në çdo moment të jetës së tij personi duhet të jetë i siguruar. Personat të cilët nuk janë në marrëdhënie pune, duhet të jenë klientë të skemës së sigurimit vullnetar për të qenë në vazhdimësi të siguruar. Shumë persona të larguar nga Shqipëria kanë një vjetërsi pune në qendra të ndryshme prodhuese dhe joprodhuese, për periudhën e jetuar në vend. Për përfitimin e një pensioni të pjesshëm kërkohen 15 vite sigurimi në punë. Aktualisht ka shumë shtetas që janë në prag përfitimi por që ju mungojnë 1 ose disa vite sigurimi. Në këto kushte, edhe periudhat e mbuluara humbasin. Mjafton që personat t’i mbulojnë me sigurim vullnetar këto vite të munguara e të plotësojnë deri në 15 vjet sigurime për të përfituar një pension të pjesshëm. Shumë persona mund ta kenë plotësuar vjetërsinë për 15 vjet pune për të marrë një pension të pjesshëm, por është më me interes të plotësojnë 35 vjet pune për të marrë një pension të plotë pleqërie. Edhe këta individë mund “të blejnë vitet e punës” menjëherë, për t’u shtuar vitet e siguruar të punës”, – përcakton një udhëzim i ISSH-së. Për të gjithë emigrantët, me interes do të ishte edhe njohja me vazhdimësinë e sigurimit vullnetar duke paguar kontribute, çdo vit. Parapagimi i shumës vjetore ka një ulje prej 6%, gjashtëmujore 3% dhe tremujore 1.5%. Një kategori relativisht e madhe personash është në kushtet e emigracionit ilegal si dhe e regjistrimit me identitet të rremë, duke u përjashtuar nga skemat e mbrojtjes shoqërore të vendeve përkatëse si dhe nga përfitimi në rast të nënshkrimit të marrëveshjeve bilaterale me këto vende. Kjo kategori është e interesuar të përfshihet në skemë. Kategoria e punonjësve sezonalë ose dhe part-time, në emigracion, është jashtë skemës së sigurimeve shoqërore. Kategoria e grave shtëpiake, në emigracion, është jashtë skemës së sigurimeve shoqërore. Është në interes të gjithë personave, që skema ju ofron këtë shërbim, të njihen me mundësinë e pagesave dyfish, trefish deri në pesëfish të kontributit minimal, sipas mundësive financiare, për të përfituar deri në pension maksimal të pleqërisë. Në rast fatkeqësie, kur personi pëson aksident apo sëmuret, në kushtet e të qënit i siguruar dhe që plotëson kriteret, ai mund të marrë pension invaliditeti gjatë gjithë jetës së tij. Në rast fatkeqësie ekstreme, vdekja e personit të siguruar, shoqëron dhënien e pensionit familjar për bashkëshorten dhe fëmijët.

 

Procedura

Punonjësi i sigurimit vullnetar mbasi i llogarit vjetërsinë aktuale personit të interesuar e informon për periudhën kontributive që i duhet për të përfituar një pension të pjesshëm ose të plotë si dhe për masën e kontributit që duhet të paguajë. Kur personi i interesuar vendos të aplikojë, plotëson marrëveshjen për periudhën dhe fushën përkatëse të sigurimit vullnetar. Mbas nënshkrimit të marrëveshjes punonjësi i sigurimit vullnetar, i plotëson urdhër veprimin. Me marrjen e urdhër veprimit, personi paraqitet në bankë për të bëreë pagesën. Punonjësi i sigurimit vullnetar, pasi bën konfirmimin me sektorin e financës për arkëtimin e shumës së shënuar në urdhër veprim, bën regjistrimin e tij në një faqe të veçantë të regjistrit. Më pas bëhet dhe regjistrimi në regjistrin elektronik të bazës së të dhënave të miratuar. Për çdo person të siguruar punonjësi i sigurimit vullnetar mban një dosje të veçantë ku është i gjithë dokumentacioni përkatës. Emigrantët mund të kryejnë vetë sigurimin vullnetar, por në rast pamundësie, mund të autorizojnë të afërmit e tyre këtu në Shqipëri, të cilët kryejnë të gjitha procedurat e sipër përmendura.  Dokumentet që duhen për t’u rifutur në skemë: Fotokopje e librezës së punës ku pasqyrohen periudhat e sigurimit dhe fotokopje e librezës së kontributeve nëse ka, certifikatë personale ose fotokopje e pasaportës /letërnjoftimit /kartës së identitetit/pasaportës biometrike.

 

Për emigrantët

Sigurim vullnetar në kushtet kur personat e interesuar nuk janë ekonomikisht aktivë dhe sigurohen për vitin korent. Ata kanë të drejtë të paguajnë kontribute deri në nivelin maksimal, për përfitime deri në nivelin maksimal të pensionit të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar. Zgjerimin vullnetar të degës së sigurimit për dy grupe të mëdha: të vetëpunësuarit dhe punëdhënësit, të cilët janë në skemën e sigurimit të detyrueshëm. Kjo do të thotë se ata mund të sigurohen vullnetarisht për përfitime që nuk mbulohen nga sigurimi i detyrueshëm si: në rast aksidenti në punë, sëmundje profesionale dhe paaftësi të përkohshme në punë. Mbulim vullnetar të periudhave të kaluara. Pra, personat e interesuar mund të sigurohen vullnetarisht për periudha të kaluara që nuk janë mbuluar nga sigurimi i detyrueshëm, duke filluar nga 1.10.1993. Përfitimet në këtë fushë janë vetëm për pension pleqërie, invaliditeti dhe familjar.

Më shumë të ardhura për të vetëpunësuarit, të punësuarit dhe punëdhënësit privatë. Kështu, të vetëpunësuarit (me përjashtim të të vetëpunësuarve në bujqësi), të punësuarit dhe punëdhënësit privatë, vazhdojnë krahas sigurimit të detyrueshëm, edhe sigurimin vullnetar për një pension më të lartë të pleqërisë, invaliditetit dhe atij familjar.

 

 

 

Nisma/Nis dezinfektimi i bregdetit

Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik ka nisur dje dezinfektimin e bregdetit për mushkonjat. I pranishëm në këtë nismë, ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj u shpreh se qëllimi i kësaj nisme është rritja e sigurisë për shëndetin e qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë që duan të zhvillojnë turizmin. “Nisma e ndërmarrë sot ka qenë kërkesë e veçantë e Kryeministrit Rama në mënyrë që të stimulohet turizmi. Ne kemi hartuar një plan masash që do nisin këtë vit dhe do të vazhdojnë deri në shtator. Kjo iniciativë kryhet pë herë të parë që nga 1989 dhe do të kthehet në një nismë të përvitshme. Qëllimi saj është rritja e sigurisë për shëndetin e qytetarëve dhe operatorëve ekonomikë që duan të zhvillojnë turizmin”, – tha Beqaj. Ndërkohë, drejtori i ISHP-së, Arjan Bregu, e cilësoi këtë si një nismë shumë të rëndësishme që vjen në Ditën Botërorë të Shëndetit, pasi vendi ynë mbetet problematik për sëmundjet që përhapen nga vektorët, veçanërisht malaria.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency