Vllaznia zhyt në fund Lushnjen dhe vazhon luftën për mbijetesë

0
183

Shkodranët dominuan bindshëm sfidën duke mos e lënë Lushnjen të dalë në lojën e saj

Fitorja e marrë i shërbeu shumë në luftën për të qëndruar në Superligë pasi edhe dy rivalet e saj Tirana dhe Flamurtari mbajtën të njëjtin hapi

 

vllaznia lushnjaËshtë mbyllur me ndeshjen midis Lushnjes dhe Vllaznisë java e 27-të e Supeligës shqiptare. Një ndeshje që i dha suksesin e merituar shkodranve dhe fundosjen lushnjarve që e shikojnë veten e tyrë të pashpresë për të qëndruar në Superligë. Për skuadrën e Vllaznisë ka qënë Bushiç dhe Kruja që kanë vulosur takimin duke i dhënë ekipit të tyre një triumf që i katapulton në vendin e 6-të.

 

Kronika e ndeshjes

Sfida nisi që në fillim me një temp të lartë dhe me aksione nga të dyja skuadrat. ishte Vllaznia që e kërkonte me ngulm fitoren, por nga ana tjetër ishte Lushnja që nuk kishte se çfarë të humbiste dhe i kishte përqëndruar forcat e saj për të sulmuar. Myzeqarët duke përfituar edhe nga faktori i 12-të, tifozët arritën që të dominonin fillimin e përballjes. Janë të parët vendasit që rrezikojnë me anë ë një goditje dënimi por kjo nuk mjaftoi pasi u ndalua nga gardiani Vujadinoviç. Ndërsa do të përgjigjeshin pak më vonë edhe shkodranët me anë të Hajdarit që do të rrezikonte portën Lushnjare, por do të ishte Sapho që do të qetësonte gjithçka duke pritur i sigurt. Mirëpo vetëm pak më vonë do të vinte goditja e parë për Lushnjarët do të ishte Bushiç që do të çonte skuadrën e tij në avantazh. Një gol që ekzalton shkodranët pasi tashmë i duhet vetëm të mbrohen mirë për mos të pësuar. Mirëpo  miqtë nuk mjaftohen vetëm me një gol por shënimi tij i jep krahë për ta mbajtur skuadrën në sulm për të shënuar edhe golin e sigurisë. Ndërsa nga ana tjetër lushnjarët nuk përballen me reagimin e duhur dhe tregohen shum konfuz duke mos dalë me vështirësi në gjysmëfushën kundërshtare. Është Beqiri ai që ka rastin ideal për të shënuar golin e dytë por që tregohet i pasaktë me kokë. Pak më vonë të njëjtin gabim do të bënte edhe Hajdari që do të kopjonte shokun e tij. Ndërsa Vllaznia e vazhdon sulmin edhe me anë të Boshit që gjuan mirë por topi ndalet nga gardiani Spaho. Dy luftimet bëhen edhe më ashpra kjo pasi të dyja skuadrat përballen me qëndrime të ndryshme. Në minutën e 37-të do të vinte edhe goditja e dytë dhe përfundimtare për Lushnjarët. Kësaj radhe ishte Kruja ai që dyfishoi rezultatin dhe u tregua i pagabueshëm para Spaho. Aksioni u nis nga këmbët e Bushiç që shënoi herën e parë. Krosi i sulmuesit përfundoi mirë në këmbët e talentit që në ecje e sipër do të tregohej i saktë përpara portës. Pjesa e dytë nis me zëvendësim në mesfushë për lushnjarët. Ledjo Ruco në vend të Tidorovicit, por asgjë nuk ndryshon kjo lëvizje e banos. Miqtë vijojnë të jenë më ngulmues dhe duket se nuk kanë të ngopur me gola. Bushic dhe Kruja e mbajnë në presion të përhershëm mbrojtjen vendëse, ndërsa repartet e lagunarëve janë të shkëputura nga njëri-tjetri. Kështu ekipi shkodran e qetëson lojën dhe në këtë mënyrë arriti që të menaxhojë edhe rezultatin. Me këtë fitore Vllaznia arrin një sukses të madh në luftën për mbijetesë. Ndërsa nga krahu tjetër Lushnja “siguron” edhe më shumë rënien nga kategoria edhe pse duhen pritur edhe ndeshjet e radhës. Kështu kampionati kalon edhe në një fazë shumë të rëndësishme në të cilën nuk lejohen gabime nga asnjë nga skuadrat.

 

 

Josa: Ndaj Tiranës, jo e lehtë

Tekniku i korçarve Mirel Josa, reagoi me qetësi për kontestimin e bërë nga tifozeria korçare pas humbjes me Tiranën. “Më vjen keq jo për reagimet e tifozëve, por për golat e pësuar. Fërshëllimat? Dua të besoj se ka fituar skuadra më e mirë. Asnjëherë nuk e kam thënë që kemi hipotekuar titullin. Dua të mbledh ekipin sa më parë. Te Skënderbeu nuk ka eufori. Presioni psikologjik ka qënë i madh dhe tani duhet të shohim përpara në sfidën e radhës. Thirrjet për shitjen e ndeshjes? Nuk kanë të drejtë të dyshojnë te ky aspekt. Problemet duhet t’i shikojmë me qetësi”. Në vijim, trajneri Josa duke analizuar gabimet përballë bardhebluve, pranoi se mbrojtja e Skënderbeut u tregua e pavëmendshme në rastet e golave.

 

 

Besart Berisha afër kombëtares

Disa ditë më parë u përfol për një ftesë dërguar Besart Berishës për të qenë pjesë e përfaqësueses kuqezi në eliminatoret e Europianit, Euro 2016 dhe nga ajo që u mësua, lojtari kërkoi të paktën 10 ditë kohë për të dhënë një përgjigje. Por tashmë duket se futbollisti ka vendosur të rikthehet me përfaqësuesen kuqezi sipas mediave kosvare. Sipas tyre Berisha ka vendosur të luajë sërish me Shqipërinë duke kapërcyer dhe kilometrat që ndajnë Australinë me vendin tonë. Praktikisht, me Berishën është planifikuar të veprohet siç u veprua me rastin e Salihit në kohën kur lojtari luante në Kinë. Do të thotë që Berisha do të jetë në dispozicion të De Biaznit vetëm për ndeshjet zyrtare. Berisha me Shqipërinë ka luajtur deri më 14 Tetor 2009 duke veshur fanellën kuqezi për 17 ndeshje në total, gjatë të cilave ka realizuar dhe një gol në një miqësore ndaj Anglisë B, të luajtur në vitin 2007.

 

 

Formula 1/ Hamilton fitues i madh i Bahrein

Piloti i Mercedes, Luis Hamilton, ka arritur të dalë fitues i garës për Çmimin e Madh të Bahreinit. Hamilton e startoi garën nga pozita e dytë startuese, teksa Rosberg ishte në pole pozicion, pra kolegu i tij. Mirëpo Rosberg nuk arriti të mbajë kreun dhe e humbi atë te Hamilton, i cili u shpall fitues. Perez nga Force inida befasoi me vendin e tretë, teksa nga Red Bull ishte Rikiardo ai që zuri pozitën e katërt. Kampioni Sebastian Vetel përfundoi vetëm në pozitën e gjashtë, teksa Alonso e përfundoi garën i nënti. Nilo Rosberg është në pozitën e parë të tabelës së pilotëve me 61 pikë, 11 pikë më shumë se Luis Hamilton në vendin e dytë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency