Pse zebrat kanë vija të bardha dhe të zeza?

0
177

zebratShkencëtarët mendojnë se e kanë gjetur arsyen pse zebrat kanë vija dhe përgjigja është shumë larg prej ngjyrave bardhë e zi. Ata thonë se pavarësisht se vijat janë menduar për shumë kohë si kamuflazh, ato mund të kenë evoluar për t’i mbrojtur këto kafshë nga insektet e dëmshme. Kjo mund të tingëllojë e çuditshme, mirëpo studimet tregojnë se insektet e kanë më të vështirë të ulen në zona të vijëzuara dhe se vijat e lëkurës së zebrës janë shumë efektive për t’i mbajtur ato larg. Vijat janë shumë të holla në pjesët e poshtme të këmbëve, një zonë ku insektet qëndrojnë gjatë dhe thithin gjakun e kafshës. Po ashtu, të holla janë edhe në kokë, e cila është më afër tokës kur ato ushqehen. Teoria u krijua nga kërkues amerikanë, që kërkonin për të dhëna mbi arysen pse zebrat kanë vija. Ideja që vijat veprojnë si kamuflazh duke e bërë më të vështirë që kafshët të dalloheshin në dritën e ndryshueshme të pyllit ndeshi në kundërshtime, pasi zebrat e kalojnë shumicën e kohës së tyre në mjedis të hapur. Një tjetër teori popullore është se vijat i verbojnë grabitqarët dhe e bëjnë më të vështirë që të gjykojnë madhësinë dhe shpejtësinë e kafshës. Megjithatë, Universiteti i Kalifornisë tregoi se luanët janë shumë të aftë për t’i kapur zebrat. Shkencëtarët thonë se qimet e shkurtra dhe mungesa e një shtrese të trashë për t’i mbrojtur nga dimri i bën zebrat më të lehta për t’u sulmuar nga kafshimet e insekteve, duke shtruar nevojën për mbrojtje shtesë. Zebrat mund të jenë të rrezikuara nga sëmundjet e insekteve. Megjithatë ata besojnë se përgjigja ndaj pyetjes që lidhet me vijat e zebrës është në duart e tyre.

 

 

Asteroidi bombë, rikthehet të “vizitojë” Tokën!

​Një “njohje e vjetër” ndër asteroidët në kontakt të vazhdushëm me planetin tonë është ai “2003 QQ47”, i zbuluar në vitin 2003 dhe që në fillim, u konsiderua si përgjegjësi i mundshëm i një Armagedoni të denjë për Hollyëood.  Ja që do të na bëjë tjetër “vizitë” nesër, më 26 mars, kur do të arrijë distancën minimale nga Toka, prej 18 milionë kilometrash. Shkencëtarët kanë projektuar menjëherë mbi këtë trup qiellor të gjithë vëmendjen e mundshme. Po, sepse nëse do të godiste Tokën, ky asteroid do të ishte në gjendje të gjeneronte forcën e 20 milionë bombash atomike të Hiroshimas. Gjithsesi, sipas ekspertëve, Toka nuk ka asnjë rrezik. Asteroidi 2003 QQ47, me diametër 1.5 kilometra, ka marrë një vëmendje të madhe nga mediat në ditët e fundit, pikërisht se kishte një probabilitet të vogël përplasjeje me Tokën. Mirëpo realisht nuk ka vend për shqetësim, sepse bëhet fjalë për një kategori asteroidi, që sipas specialistëve ka qenë i shpeshtë me “vështrim” nga Toka gjatë periudhës së fundit. Pikërisht është rasti i katërt për gjatë këtij viti 2014 që kalon një trup qiellor, i ngjashëm me “2003 QQ47”.

 

 

Dielli ka ngjyrë të bardhë

Njerëzit e kanë parë diellin ngjyrë portokalli, të verdhë, edhe të kuqerremtë në perëndim, por pakkujt mund ta dijë se ngjyra e vërtetë e diellit është e bardha. Kjo pikëpamje thjesht do pak imagjinatë. Supozojmë se jemi në hapësirë dhe e shohim që aty diellin, pa u verbuar. Do të shihnim se dielli ka ngjyrën e bardhë. Përmes një prizmi, mund të shihet shumë qartë se drita e diellit ndahet në spektrin e ngjyrës së kuqe, portokalli, të verdhë, të gjelbër, blu, blu të errët dhe vjollcë. Nëse të gjitha ngjyrat e lartpërmendura bashkohen së bashku, nga kjo përzierje, lind ngjyra e bardhë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency