Miratohet këtë javë/ Skema e re për fermerët, si do rimbursohen për çdo produkt

0
176

Hyn në fuqi vendimi për programin e buqësisë

 

fermeret-590x350Pak ditë pas miratimit të fondeve për buqësinë, këtë javë qeveria pritet të miratojë një tjetër vendim për rimbursimin e fermerëve. Një skemë e re e cila ka për synim subvencjonimin e të gjithë fermerëve me para në dorë, në momentin që ata do të shesin produktet e tyre. Këtë fakt e ka konfirmuar dhe zv/ministri i Bujqësisë, Alban Zusi i cili tha se kjo skemë ka për synim që çdo fermerë të fitojë më shumë të ardhura. “Do të rimbursohen në njëfarë mënyre të gjitha detyrimet e tyre, do të mbulohen nga skemat tona të mbështetjes dhe disa nxitje që qeveria ka ndërmend t’i japë fermerit si për inputet, që merren përmes kompensimit në momentin e dorëzimit. Pra fermeri, nga ky proces i formalizimit nuk do të paguajë në njëfarë mënyre taksat, të cilat i kompensohen. Nga ana tjetër do të krijohen tregje më të sigurta e të garantuara për marrjen e produkteve të tyre. Kjo masë po shoqërohet në fakt edhe me elementë të tjerë, siç është përmirësimi i ligjit për TVSH-në, që do të bëjë që produkti i tyre të jetë më i tërhequr nga grumbulluesit, tregtarët, industrialistët”- u shpreh Zusi. Fermerët paratë do ti marrin në momentin që do të dorëzojnë produktet në pikat e liçensuara,ku përveç fitimit nga shitja, do të marrin dhe 15% subvencjonim.

Skema

Përveç buqësië do të ketë një mbështetje edhe për blektorët që rritin bagëti të imta. E njëta skemë pritet tu japë blektorëve më shumë të ardhura dhe mbi të gjitha do të krijojë një treg të sigurt për shitjen e bagëtive. “Kemi përfshirë edhe iniciativa për grumbullimin e mishit. Nëse do të dërgohet në thertore do të ketë një nxitës tjetër të veçantë, si për bagëtitë e imta, për gjedhin, ashtu dhe për derrin. Edhe këtë e bëjmë sepse duam të krijojmë treg”- thekësoi  Zusi.

 

Çfarë parashikon fondi i programit për buqësinë

Ka hyrë në fuqi vendimi i qeverisë i cili përcaktoin fondet që do të jepen këtë vit për buqësinë. Fondi parashikon: Mbështetjen për dorëzimin e prodhimit të frutave dhe perimeve në pikat e grumbullimit ose përpunimit, në masën 15% të vlerës së mallit të shitur dhe të vërtetuar me faturë tatimore, për jo më pak se 30 kv dhe jo më shumë se 300 kv, për frutat, dhe për jo më pak se 50 kv dhe jo më shumë se 400 kv, për perimet.

Mbështetjen e fermave organike, në vlerën 80 000 lekë/fermë të certifikuar.Përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes dhe kultivimit të vreshtave me fidanë të kultivarëve autoktonë, në vlerën 600 000 lekë/ha dhe me fidanë të kultivarëve të tjerë, në vlerën 500 000 lekë/ha për sipërfaqe jo më të vogël se 0.2 ha dhe jo më të madhe se 10 ha.

Përmirësimi i teknologjisë së mbjelljes dhe kultivimit të bimëve mjekësore të kultivuara si: sherbelë, lavanda, timus, rigon, rozmarinë, mëllagë e bardhë, tërfili i kuq dhe kokoçeli (lule ciani), në vlerën 250 000 lekë/ha për sipërfaqe jo më të vogël se 0.2 ha dhe jo më të madhe se 10 ha.

Mbështetja e prodhimit në serra me ngrohje qendrore përmes financimit, në masën 50% të kostos së lëndës djegëse, të vërtetuar me faturë tatimore të shoqëruar me kuponin e kasës fiskale ose me urdhër xhirimi të bankës.

Ujitja me pika në ullishte, vreshta, pemëtore, agrume (vetëm për format intensive të kultivimit të tyre), në vlerën 250 000 lekë/ha, por financimi të bëhet për jo më pak se 0,5 ha dhe jo më shumë se 10 ha.

Rehabilitimi i blloqeve të ullishtave ekzistuese të vjetra dhe/ose të degraduara, në masën 450 000 lekë/ha, por jo më shumë se 300 ha në shkallë vendi.

Mbrojtja e ullishtave nga dëmtimi prej mizës së ullirit, në bllok dhe sipas zonave prioritare të prodhimit, në vlerën jo më shumë se 35 000 lekë/ha.

Mbështetja e prodhimit të qumështit me 10 lekë/litër për fermat blegtorale që dorëzojnë minimalisht 1500 litra qumësht në muaj, por jo më shumë se 150 000 lekë për fermë në muaj. Pagesa të bëhet kundrejt sasive të qumështit të shitura me faturë tatimore.

Mbështetja e fermave blegtorale që mbarështojnë në mënyrë ekstensive lopë të matrikulluara në vlerën 10 000 lekë/krerë, por financimi të bëhet për jo më pak se 10 krerë dhe jo më shumë se 50 krerë.

Mbështetja e fermave blegtorale që mbarështojnë jo më pak se 100 krerë dele ose dhi të matrikulluara, në vlerën 1 200 lekë/krerë, por financimi të bëhet për jo më shumë se 300 krerë.

Mbështetja e mishit të të imtave, në vlerën 500 lekë/krerë të matrikulluar, për çdo therje në thertore, dhe 100 lekë, për lëkurën e dorëzuar në fabrikën e përpunimit në vend.

Mbështetja e mishit të derrit, në vlerën 500 lekë/krerë të matrikulluar, për çdo therje në thertore, dhe 100 lekë, për lëkurën e dorëzuar në fabrikën e përpunimit në vend.

Mbështetja e mishit të gjedhit, në vlerën 2 000 lekë/krerë të matrikulluar, për çdo therje në thertore, dhe 200 lekë, për lëkurën e dorëzuar në fabrikën e përpunimit në vend.

Mbështetja për bletërritësit me jo më pak se 50 koshere bletë, në vlerën 1 000 lekë/koshere.

Mbarështimi intensiv i kërmillit, në masën 50% të vlerës së rasatit deri 500 kg/ha, por jo më shumë se 500 000 lekë/ha. Kjo mbështetje të jetë për ata që fillojnë investimin për mbarështimin e kërmillit për herë të parë. Për mbarështuesit, që e kanë bërë investimin fillestar më parë, të mbështeten fermat që bëjnë mbarështimin intensiv të kërmillit, me një vlerë 250 000 lekë/ha.

Mbështetja e sektorit të akuakulturës, në masën 25% të vlerës së rasatit, por jo më shumë se 600 mijë lekë/fermë dhe 25% të vlerës së ushqimeve për peshkun nën kultivim, por jo më shumë se 500 mijë lekë/fermë, vërtetuar me faturë tatimore të shoqëruar me kuponin e kasës fiskale ose me urdhër xhirimi të bankës.

Mbështetja për dorëzimin e prodhimit të midhjeve në qendrat e grumbullimit dhe/përpunimit, në vlerën 10 lekë/kg të dorëzuar (të shitur) e të vërtetuar me faturë tatimore, por financimi të bëhet për jo më pak se 200 kv dhe jo më shumë se 1 000 kv në vit.

Mbështetja, përmes subvencionit, në masën 70% të normës së interesit, për 7 vite radhazi, për kreditë deri në 30 000 000 lekë, që do të merren për aktivitetet e mëposhtme”.

Ruajtjen dhe përpunimin e produkteve bujqësore, blegtorale, akuakulturës dhe bimëve mjekësore. Mekanizimin e bujqësisë, blegtorisë dhe akuakulturës. Mbështetja e investimeve deri në 50% të vlerës së projektit, por jo më shumë se 15 000 000 (pesëmbëdhjetë milionë) lekë për një subjekt, për: ngritje ambientesh për grumbullim dhe ruajtje të prodhimit, linja për standardizim dhe/ose përpunim prodhimi,mekanikë bujqësore dhe hapje pusesh, rezervuarësh për vaditje dhe plerash.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency