Liverpuli fiton dhe i afrohet titullit, Arsenali pëson disfatë ndaj Everton

0
150

Redsat arritën të koleksionin fitoren e dhjetë radhazi duke treguar qartë se janë pretendentë për të rrëmbyer titullin

Skuadra e topçinjve pëson përsëri disfatë dhe kësaj radhe u mund 3-0 nga Everton

 

west hamSfida të rëndësishme janë luajtur dje në Premier Ligë. Ndeshja që kanë nxjerrë në pah dy fytyra. Nga nëjra anë ka qënë Liverpuli që është kthyer në një skuadër të madhe. “Redsat” kanë arritur të mposhtin West Ham duke marrë fitoren e 10 rradhëzi. Një tregues i frikshëm që tregon se të kuqtë janë kthyer frikshëm dhe nuk kanë ndërmënd të ndalen duke synuar edhe titullin kampion. Ndërsa nga ana tjetër ka qënë Arsenali që ndryshe nga starti i sezonit po tregon një formë jo të mirë. Humbja ndaj Evertonit duket se ishte dhe ajo që e mbushi kupën për skuadrën e Venger. Blutë e Everton arritën që t’i mundin me rezultatin 3-0 tTopçinjtë që tashmë rrezikojnë edhe zonnën Champions.

 

Uest Ham-Liverpul

Liverpuli duket se e ka seriozisht luftën përn marrjen e titullit. Skuadra e Brendan Roxhers fitoi dhe në transfertën londineze me Uest Ham, duke rimarrë kreun e renditjes ndaj Chelsea. Dy penallti të Stiven Xherrard vulosën suksesin e të kuqve nga Liverpooli që vuajtën jo pak në transfertën e “Upton Park”. Ndeshja në fakt ishte me ritëm, por pjesa e parë u mendua se do të shkonte pa gola në pushim, deri në momentin kur Liverpuli fitoi një 11-metërsh që e shndërroi në gol kapiteni legjendar. Megjithatë në kohën shtesë Gaj Demel riktheu sërish baraspeshën duke shfrytëzuar zhvillimet e një harkimi në zonë. Në fillimin e pjesës së dytë Liverpul ishte shumë më këmbëngulës dhe një tjetër 11-metërsh i dha mundësinë Xherrard të shënonte dhe golin e 2-1, që ishte njëkohësisht dhe ai i fitores dhe kreut për të kuqtë.

 

Everton-Arsenal

Evertoni ka dhuruar spektakël sot në Goodison Park duke e mposhtur Arsenalin me rezultat bindës, 3-0. Seria e golave u hap kur pas një harkimi të Leiton Beins nga e majta, ishte Romelu Lukaku që e goditi topin por Shenzo dhe e largoi atë në këmbët e Stiven Naismith, i cili e dërgoi topin në rrjetë në të 14-tën. Dominimi i Evertonit u konfirmua në minutën e 34-të kur Lukaku me një depërtim të mirë në zonë e mposhti tërë mbrojtjen e Topçinjëve për ta ngritur epërsinë në 2-0. Kriza e Arsenalit u shtua kur pas një rrëmuje në zonë, Mikel Arteta shënoi autogol në minutën e 61-të duke firmosur kështu kapitullimin. Ndërsa, edhe pse të dyja palët patë raste tjera, rrjetat nuk u tundën më. Me këtë humbje, Arsenali rrezikon kualifikimin në Ligën e Kampionëve pasi renditet në vendin e katërt me vetëm një pikë më pak se Evertoni, që e ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Me këtë fitore Liveruli arrin në kuotën e 74 pikëve, dy pikë më shumë se Chelsea në vendin e dytë dhe katër pikë më shumë se Mançester Siti në vendin e tretë, por këta të fundit kanë dy ndeshje më pak të luajtura. Kurse Arsenal gjendet në kuotën e 64 pikëve 10 pikë më pak se vendi i parë, dhe rrezikohet së tepërmi nga Everton që me këtë fitore të marrë arrin në kuotën e 63 pikëve.

 

Blank: Të gjithë të përqënruar te Chelsea

Trajneri parisien Lorent Blank, ka pranuar se lojtarët e tij tashmë po mendojnë për sfidën e të martës ndaj Chelseat. Kampioni i Francës ka regjistruar fitore prej 3-1 në ndeshjen e parë ndaj Bluve të Londrës dhe të martën kthehen në “Stamford Bridge” për të mbrojtur rezultatin. “Secila ndeshje ka vlerën e vetë, por është një ndeshje e Ligës së Kampionëve për të cilën të gjithë po mendojmë”. “Nuk është e lehtë të përballemi në të këto ndeshje për shkak të mentalitetit të duhur që duhet të kemi. Eshtë një gjë shumë e mirë që fituam këtë sfidë. Vlen tri pikë në kampionat, por kemi një sfidë që vlen edhe më shumë”, ka potencuar Blank.

 

 

Klop: Dortmundi me Levandosk tjetër

Tekniku karizmatik Jurgen Klop, ka lëvduar Robert Levandovskin, por është i bindur se Dortmundi do t’ia dalë kur ai të kalojë te Bajern Mynih. Sulmuesi polak bëri paraqitje fantastike së fundmi ndaj Volfsburgut dhe para ndeshjes ndaj Realit, Klop ka rezervuar lëvdata për polakun. “Levandovski është zhvilluar aq shumë, por lojtarët tjerë mund të bëjnë dhe do të bëjnë po të njëjtën gjë në këtë klub”. “Ishte fitore e madhe. Ne treguam mentalitet të mirë për të fituar pas asaj ndeshje në Madrid. Të martën ne duhet të luajmë dy herë më mirë se në pjesën e dytë dje”, ka deklaruar tekniku gjerman.

 

 

Mojes: Mata ka përmisuar Junaitid

Tekniku i djajve, David Mojes, ka lëvduar paraqitjen e Huan Matas duke thënë se spanjolli e përmirësoi ekipin e tij. Mojes ka thyer rekordin e transferimeve të United për të transferuar spanjollin dhe tani thotë se ia ka vlejtur që ka bërë këtë. “Mendoj se Huan Mata po luan shumë mirë dhe ai na ka bërë më të mirë”. “Ai nuk ka pasur gola në ndeshjet e para, por tani ka filluar të shkëlqejë. Së fundmi ai po shënon dhe po asiston shumë”. “Mendoj se gjatë sezonit të kaluar, Mata ka qenë prej më të mirëve në kampionatin anglez” është shprehur tekniku skocez.

 

 Destro i jep fitoren Romës

Matia Destro me het-trikun e tij i ka dhuruar Romës fitoren e gjashtë radhazi në Serie A, pasi që sot e mposhti me rezultat 1-3 skuadrën e Caliarit. Pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte Gervinjo i cili depërtoi thellë dhe asistoi te Matia Destro i cili shënoi lehtësisht nga afërsia në të 32-tën. Në pjesën e parë nuk pati më gola. Roma vazhdoi lojën e bukur edhe në pjesën e dytë, teksa për golin e radhës u përkujdes Destro, i cili shfrytëzoi mirë asistimin e Radja Naingolanit në minutën e 56-të. Destro tregoi edhe një herë se ishte në formë të lartë, kur në minutën e 73-të shënoi golin e het-trikut dhe të tretin për Romën. Kësaj radhe asistoi Alesandro Florenci. Caliari arriti ta shënonte golin e nderit në kohën shtesë përmes një penalltie, të cilën e realizoi Mauricio Pinilla. Një fitore shumë e rëndësishme që vinte pas 14 vitesh në fushën e Kaljarit. Ndërkohë që ky tre pikësh e çon skuadrën kryeqytetase në kuotën e 76 pikëve.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency