Ekspertiza mjekoligjore/ Vrasja e 3 vajzave nga nëna, 90 goditje me thikë

0
148

Anxhela Tato

 

Prokuroria e Lekos publikon rezultatin e autopsisë, secila nga vajzat u qëllua 30 herë nga Edlira Dobrushi

 Avokati për median italiane: I kam shpjeguar Edlirës atë që ka bërë dhe akuzën për vrasje të shumëfishtë

 

 

nana-620x33090 goditje me thikë në trupat e tre të miturave, të cilët u masakruan në mënyrë makabre nga nëna e tyre, Edlira Dobrushi. Ky është rezultati i ekspertizës mjekoligjore, të bërë publike nga ana e prokurorisë së Lekos. Rezultatet e autopsisë tregojë se Edlira Dobrushi, gruaja nga Shqipëria, i ka masakruar fëmijët e saj, duke i qëlluar 90 herë me thikë. Siç shkruan “Tg.com”, “në një llogaritje makabre, çdonjëra prej vajzave është qëlluar me thikë nga 30 herë, duke u masakruar”. Edlira Dobrushi, 37 vjeçe, ishte ndarë bashkëshorti Bashkim Dobrushi dhe ishte e dëshpëruar, siç ka thënë ajo për policinë. Ajo është akuzuar për “Vrasje të shumëfishtë”. Simona, Keisi dhe Sidni u qëlluan për vdekje me thikë nga nëna e tyre në qytetin e Lekos në Itali. Avokati i Edlira Dobrushit ka treguar për median se kishte mundur të fliste me të për atë që kishte bërë. “I kam shpjeguar atë që kishte bërë dhe atë që po ndodh me çështjen ndaj saj, me qëllim që ajo të jetë e vetëdijshme”, – ka thënë ai. “Nuk doja që të jetonin një jetë të dëshpëruar”, – ka thënë Edlira Dobrushi për policinë në momentin kur është shoqëruar për në spital pas krimit makabër që ajo kishte bërë. Trupat e pajetë të tri vajzave të mitura, Simona, Keisi dhe Sidni Dobrushi, janë sjellë në Shqipëri dhe janë varrosur në fshatin Dobrush të Komunës Malzi të Kukësit. Edlira Dobrushi aktualisht ndodhet në burgun e Lekos, pasi doli nga spitali ku ishte e shtruar pas krimit makabër që bëri.

 

Depresioni

Një ditë pas tragjedisë, gjatë marrjes në pyetje, Edlira Dobrushi ka shpjeguar pa u përlotur se e ka bërë këtë veprim duke e gjykuar si të drejtë dhe se ajo ka shpëtuar vajzat e saj nga një fat i pamëshirshëm, si dhe që i ka mbrojtur nga të këqijtë, pasi në të kundërt do të ishin bërë prostituta. Ishte e vetme dhe nuk mund të jetonin në këtë dëshpërim. Edlira ishte e fiksuar me idenë që nuk do të arrinte kurrë t’u ofronte vajzave të saj një jetë të mirë. Ishte e tmerruar nga e ardhmja dhe ishte e bindur që çdo gjë që do të kishte bërë do të ishte vetëm dëshpërim për Simonën, Keisin dhe Sindin. Bashkimi i jepte 400 euro për pagimin e qirasë dhe 700 për jetesë, vetë Edlira nxirrte disa fitime nga shitja e punimeve me dorë që bënte në banesë. Është me të vërtetë një shifër modeste, por në shtëpinë ku jetonin dhe nga pamja e jashtme e vajzave nuk të krijohej përshtypja që vajzat ishin të lëna mënjanë dhe të keqrritura nga mamaja e tyre ose që jetonin në kushte mjerane. Prindërit e burrit të saj thonë se Gjykata kishte vendosur që kujdestarinë e vajzave t’ia kalonte atij dhe se ajo i kishte me vete natën e së dielës, sepse Bashkimi ishte nisur për të qëndruar 15 ditë në Shqipëri me të fejuarën. Një tjetër detaj që i duhet shtuar këtij pazëlli është depresioni. Ajo i vrau në një cep të shtëpisë dhe më pas i shtriu në krevatin martesor, duke i vëzhguar për gati 4 orë. Një klithmë drithëruese për mbijetesë. “Nuk janë më”, – i ka thënë fqinjës Edlira.

 

Shkodër

Merr të krishterin, familja plumba xhaxhait të dhëndrit

Disa vite më parë, Ardian Gjergji rrëmbeu të dashurën myslimane të kushëririt të tij, Arvin Gjergji, me të cilën është martuar dhe jeton i fshehur. Si pasojë e këtyre konflikteve dy familjet kanë pasur probleme, duke kërcënuar njëra-tjetrën me vdekje. Kur kanë kaluar disa vite pas këtyre konflikteve, sërish kanë tentuar për herë të dytë të ekzekutojnë babain e Ardianit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Shkodër pak ditë më parë, por nuk është bërë publike në media. J. Gj., është qëlluar me armë automatike, sapo ka hipur në makinë dhe ka dalë në rrugën afër shtëpisë kur është gjuajtur nga shumë afër. Fatmirësisht, asnjë nga plumbat nuk e ka prekur, duke bërë që mos marrë asnjë dëmtim. Policia ka mbërritur në vendngjarje ku edhe ka shoqëruar disa dëshmitarë dhe ka marrë në pyetje J. Gj., i cili ka dhënë shpjegimet e momentit. Ngjarja e ndodhur vetëm pak ditë më parë nuk është e para herë që ndodh ndaj shtetasit me inicialet J. Gj. Para 2 vjetësh, ky person i ka shpëtuar një atentati tjetër. Policia mendon se gjithçka ka lidhje me historinë e “grabitjes” për martesë së një vajze nga një familje myslimane e zonës nga djali dhe nipi i personit të qëlluar me armë zjarri. Këta i përkasin një familje të krishterë dhe familjarët e vajzës nuk donin që vajza e tyre të martohej me një të krishterë. Familja myslimane akuzon të birin e J. Gj. si iniciatorin dhe organizatorin e “grabitjes” së vajzës së tyre, për të kushëririn me të cilin ajo është e martuar, por që nuk dihet se ku janë. Aktualisht policia ka nisur hetimet rreth këtij atentati të përsëritur për të dytën herë.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency