“Casa Milan”, shtëpia e re e Milanit

0
148

casa milanTashmë ekipi i kuqezinjve do të ketë një shtëpi jo vetëm të punonjësve të shoqërisë, por e të gjithë tifozëve, italianë e të huaj, nga të gjitha kombësitë, një hapësirë që do të hapet për të gjithë botën mbarë në muajin e ardhshëm. Objektivi është i thjeshtë, të krijojë për të gjithë vizitorët një eksperiencë të mbushur me emocione, por edhe argëtuese, do të jetë vendi ku do të ndahet pasioni, lidhja mes punonjësve të shoqërisë, lojtarëve dhe tifozëve, milanezëve, adhuruesve të sportit e turistëve nga çdo vend. Për këtë arsye ka lindur “Casa Milan”. Do të jetë shtëpia model edhe për të kënaqur interesat komerciale të një biznesi e të një shoqërie që rritet vazhdimisht. E projektuar nga arkitekti Fabio Novembre, shtëpia e re e kuqezinjve është vizioni i qartë për të ardhmen e një klubi legjendar që me të drejtë krenohet për sukseset e shumta të së shkuarës. “Casa Milan” lindi si ide dhe u prezantua para mediave nga zëvendëspresidentja dhe administratorja e deleguar, Barbara Berluskoni, e cila veç projektit dha garanci për të ardhmen, duke shtuar në të njëjtën kohë spekulimet e pak javëve më parë për një shitje të mundshme të shoqërisë.

 

 

De Jong me tatuazh të frikshëm

Të gjithë e dimë që mesfushori holandez është i egër me ndërhyrjet e tij në fushën e lojës. Mirëpo kësaj radhe këtë gjë ka vendosur ta tregojë jashtë saj. Mesfushori milanist Jong tregoi në rrjetet tatuazhin e tij të ri. Një aksesor i ri për të treguar karakterin e lojtarit. Ish-futbollisti i Mançester Sitit e ka “pikturuar” trupin, i frymëzuar nga Maori, që përfshin gjoksin, anën e majtë të qafës, krahët dhe duar. Shumë futbollistë shquhen për tatuazhe, ku Devid Bekam është dhe ikona që solli një trend të madh në ëtë fushë.

 

 

Dr. House ironizon Barcelonën

Plot sarkazëm, njësoj si personazhi që e bëri të famshëm në të gjithë botën: Hugh Laurie, aktori që për shumë vite ka interpretuar “Dr. House”, ka lëshuar në “Twitter” një batutë të fortë mbi futbollistët e Barcelonës, që sipas tij, simulojnë shumë. “Nuk e kuptoj se si mund të prekin topin pa thyer këmbët. Bien si figura porcelani”, – ka shkruar Laurie në Twitter.

 

 

Klopp largohet nga intervista

Humbja në çerekfinalen e parë të UEFA Champions League ka ndikuar shumë në gjendjen e tij shpirtërore të teknikut shumë të dashur nga të gjithë Jurgen Klopp. I ofenduar nga pyetja e gazetarit Jochen Breyer në kanalin e njohur gjerman ZDF Klopp u largua në mënyrë demonstrative duke u shkaktuar të qeshura drejtuesit të emisionit dhe ish-portierit legjendar Oliver Kahn. Breyer iu drejtuar fillimisht trajnerit të verdhezinjve me fjalët: “As fitorja 4-1 e sezonit të kaluar nuk do të jetë e mjaftueshme për ta eliminuar Realin e Madridit në ndeshjen e kthimit. Pra, siç u shprehët, Jurgen Klopp kualifikimi është vendosur”. Në këtë moment reagimi i Klopp ishte i menjëhershëm: “Si mundet dikush të më paguajë rrogën time, nëse unë them se kualifikimi është vendosur. Do të isha idiot, po të thosha se do t’i eliminojmë, por nuk mund të qëndroj më në këtë studio e të dëgjoj provokimet tuaja, duke thënë idiotësira. Për pyetje idiote s’mund të jap veçse përgjigje idiote”.

 

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency