Rritet financimi/ 109 milionë lekë për komunitetet fetare, kush përfiton më shumë

0
139

Qeveria rrit fondin për katër bashkësitë fetare

 Nis ndërtimi i Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane

 

 

qeveria mbledhjeQeveria miratoi dje vendimin për financimin e katër bashkësive fetare. Për vitin 2014 bashkësitë fetare do të përfitojnë një fond më të lartë se një vit më parë dhe në total do të marrin 108 900 000 lekë (të reja), ndërkohë që një vit më parë fondi i vënë në dispozicion ishte 99 milionë lekë. Komuniteti Mysliman do të përfitojë 31.4 milionë lekë, Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë do të përfitojë 25.8 milionë lekë, Kisha Katolike 25.8 dhe Kryegjyshata Botërore Bektashiane 25.7 milionë lekë.

 

Masa e financimit

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë përfiton shumën 31 416 000 lekë, të ndarë përkatësisht:

-11 748 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 89 punonjës të administratës.

– 19 668 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 149 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

 

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë përfiton shumën 25 872 000 lekë, të ndarë përkatësisht:

– 20 592 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 156 punonjës të administratës.

– 5 280 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 40 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

 

Kisha Katolike në Shqipëri përfiton shumën 25 872 000 lekë, të ndarë:

– 5 676 000 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 43 punonjës të administratës.

– 20 196 lekë për financimin me gjysmën e pagës minimale buxhetore për 153 punonjës të institucioneve të arsimit parashkollor, parauniversitar dhe universitar.

 

Kryegjyshata Botërore Bektashiane përfiton shumën 25 740 000 lekë, të ndarë:

– 3 696 000 lekë për financimin deri në gjysmën e pagës minimale buxhetore për 28 punonjës të administratës.

– 15 044 000 lekë për ndërtimin e Selisë së Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane (Odeonit).

-7 000 000 lekë, për shkak të pozitës së veçantë, si Kryegjyshatë Botërore me qendër në Tiranë dhe të shtrirjes së veprimtarisë së saj jashtë vendit, që do të përdoret për të mbuluar plotësisht ose pjesërisht kërkesë-preventivat e paraqitur prej saj në kërkesën e vitit 2014, sipas dokumentacionit financiar të paraqitur për kryerjen e veprimtarive të parashtruara. Kalimi i fondeve do të bëhet brenda muajit prill të këtij viti.

 

 

Financimi për vitin 2013

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë            28.1 milionë lekë

Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë          24.3 milionë lekë

Kisha Katolike në Shqipëri                        24.7 milionë lekë

Kryegjyshata Botërore Bektashiane                     21.9 milionë lekë

 

 

 

Formulari A1A1Z

Matura shtetërore, regjistrohen 51 mijë të rinj

51 mijë të rinj do të jenë pjesë e procesit të maturës shtetërore. Këtë të mërkurë është mbyllur procesi i plotësimit të formularëve A1 dhe A1Z, ndërkohë që Ministria e Arsimit dhe Sportit ka shpallur edhe datat e provimeve të cilat nisnin me gjuhën shqipe dhe letërsinë në 30 maj. ”Ka përfunduar aplikimi i maturantëve. Janë marrë masa që orët e konsultimeve të jenë pjesë e maturës shtetërore. 90% e maturantëve kanë informacionet e nevojshme për Maturën Shtetërore. Kemi nxjerrë datat e provimeve mënyrën si do realizohen dhe kohën. Sot (dje) duam të lançojmë edhe guidën e maturantit’, -‘ u shpreh Nora Malaj, zv.ministre e Arsimit dhe Sportit. Ndërkohë autoritetet e arsimit, si pjesë të procesit të maturës shtetërore kanë bërë publike edhe guidën e maturës, një udhërrëfyes për të gjithë ata të rinj që do të zgjedhin universitetet shqiptare. Në guidë janë përfshirë, koeficentët, përllogaritja e pikëve, por edhe mënyra se si duhet të përzgjidhet dega.

 

 

2 prilli

Mjekët: Fëmijët autikë kanë nevojë për mbështetje

Fëmijët që vuajnë nga autizmi gjithnjë e më shumë po hasin vështirësi në integrimin e tyre në institucionet arsimore. Dy prilli njihet si dita botërore e autizmit, sëmundjes që po merr përmasa të mëdha sipas statistikave të OBSH-së, apeli për përfshirjen sa më shumë në shkolla të fëmijëve autikë vjen nga vetë prindërit e tyre. Ata shprehen se kanë nevojë për mbështetje institucionale në sakrificën që ata po bëjnë, që fëmijët e tyre të mos diskriminohen. Ndërkaq autoritetet e shëndetësisë dhe ato të arsimit kanë deklaruar se bashkëpunimi me të gjithë aktorët e interesit, informimi në lidhje më autizmin dhe pranimi i kësaj sëmundje nga të gjithë pa kushte, do të ishte zgjidhja ideale për t’ua bërë jetën më të lehtë këtyre fëmijëve. “Dita e sotme është shumë e rëndësishme për ne. Arrijmë të themi në një tavolinë ata që merren me sëmundje dhe që e trajtojnë atë nga çështja e zhvillimit të trurit, ata që merren me të sëmurin dhe merren përditë me të nga këndvështrimi i qasjes dhe integrimi social, ata që merren përditë dhe e shikojnë këtë sëmundje nga harku kohor i zhvillimit ose të harxhimit të ditës së punës”, – u shpreh Milva Ikonomi, zv.ministre e shëndetësisë. “Kanë nevojë për mbështetje. Kanë nevojë për një numër kolosal njerëzish, nëse do të duhej të bënin mësuesin mbështetës. Për autizmin ka nevojë për mësim dhe njohuri specifike”, – tha Ariel Como, mjek psikiatër.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency